Mexhid Yvejsi Anėtar i ri


 Numri i postimeve: 70 Age: 59 Vendi: Gjakovė, Kosovė Registration date: 04/05/2009
 | Titulli: HAXHI VEHBI DIBRA (1867-1937) Wed Jul 01, 2009 2:21 pm | |
| Mexhid YVEJSI, Gjakovė HAXHI VEHBI DIBRA (1867-1937) Hoxha qė punoi jo vetėm pėr Fe, Hoxha qė veproi edhe pėr Atdhe
Haxhi Vehbi Dibra lindi nė vitin 1867, nė Dibėr tė Madhe, nė njė familje tė nderueme, nė familjen e Agollėve, tė njohur pėr veprimtari fetare dhe atdhetare. Ėshtė djali i Ahmed Efendi Agollit, hoxhė i respektuem, Myfti i Dibrės sė Madhe. Mėsimet fillestare dhe ato tė mesme i kreu nė Dibėr, ndėrsa studimet e larta nė Stamboll, ku pėrveē studimeve fetare, merrej edhe me veprimtari atdhetare-kombėtare
Pas diplomimit, menjėherė kthehet nga Stambolli nė Dibėr, ku u emėrue Myfti, por vepronte edhe pėr Shqipni
Cila ėshtė veprimtaria e tij pėr Shqipni? Veprimtaria e tij pėr Shqipni Nė vitin 1908, mori pjesė nė Kongresin e Manastirit
Nė vitin 1909, mori pjesė nė Kongresin e Dibrės, madje u zgjodh kryetar i Kongresit
Nė vitin 1912, mori pjesė nė Kuvendin e Vlorės, nė Ditėn e Flamurit, Ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipnisė, me 28 Nėntor, ishte pėrfaqėsues i Dibrės
Nė Qeverinė e Parė tė Shqipnisė, Haxhi Vehbi Dibra zgjidhet Kryetar i Pleqėsisė, zgjidhet edhe nėnkryetar i Qeverisė
Kur plaku i Vlorės, Ismail Qemali, pėr ndonjė arsye, mungonte, ishte Haxhi Vehbi Dibra qė e zėvendėsonte
Nė vitin 1913, Qeveria e Pėrkohshme e Shqipnisė e ngarkon Haxhi Vehbi Dibrėn me detyrėn e Myftiut tė Pėrgjithshėm tė Komunitetit Mysliman Shqiptar tė mbarė Shqipnisė
Nė vitin 1916, nuk qe e rastit apo ēėshtje e fatit kur ngarkohet me detyrėn e Kryetarit tė Gjyqit tė Lartė tė Sheriatit
Nė vitin 1923, Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh Kryetar i Kongresit tė Parė tė Muslimanėve Shqiptarė
. Nė vitin 1924, ishte Haxhi Vehbi, Hoxha Dibran, ai qė e pėruroi Medresenė e Lartė nė Tiranė
Pėrveē kėtyre detyrave me shumė rėndėsi, me shumė pėrgjegjėsi, Haxhi Vehbi Dibra ėshtė marrė edhe me krijimtari. Ka shkrue, ka botue shumė punime, studime, krijime e pėrkthime, qė janė botue nė shtypin e kohės, kryesisht nė revistėn Zani i Naltė, qė botohej nė Tiranė prej muajit tetor, 1923 deri nė prill 1939
Nė vitin 1993, nėn pėrkujdesjen e Imam Vehbi Ismailit, nė Harper Woods, tė Detroit-it, nė shtetin Michigan, nė SHBA, botohen tė pėrmbledhuna shkrimet e Haxhi Vehbi Dibrės, nėn titullin Ēurdhėron Kurani? Janė tė shėnuara, kanė mbetur tė paharruara, fjalėt e Haxhi Vehbi Dibrės nė Kuvendin e Vlorės, nė Ditėn e Flamurit, nė ditėn e Shpalljės sė Pavarėsisė, me 28 Nėntor 1912, ku, ndėr tė tjera, tha: Kristiani e myslimani janė vėllazėn shqiptarė tė pandarė. Se kush ishte Haxhi Vehbi Dibra, nė jetėn e pėrkohshme tokėsore, e pėrmbledhin shkurt, veprėn e tij madhore, kėto vargje popullore: Natė Dibėr, Dibėr plakė Na u rrit nji burri rrallė, Qė luftoi me bajrakė Tuj i pri popullit nė ballė Nė ēdo Kuvend, nė ēdo Kongres Zani i tij i fort kumboi Nė ēdo vend e nė ēdo shtet Pėr Shqipni u ngrit e shkoi. Trim mbi trima Vehbi Agolli Burrė i naltė, plot dituni O lum Dibra qė e lindi Pėr flamurin kuq e zi. Kur nė popull mbante fjalė Ai pėrheri predikoi Shqypen kemi nane babė Ēdo pėrēarje e mallkoi. Nuk e trembi dot Sulltani Kur me vdekje e dėnoi Nuk e trembi as Serb-Dushmani Qė aq her e kėrkoi
! Haxhi Vehbi Dibra u nda nga kjo jetė, kaloi nė jetėn e vėrtetė, me 24 Mars 1937, nė moshėn 70 vjeēare, duke lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė shqiptare
Mexhid YVEJSI, Gjakovė |
|