Teuta.Gjika Anėtar i ri

 Numri i postimeve: 145 Age: 26 Vendi: Mitrovice Profesioni/Hobi: "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar! Registration date: 13/05/2008
 | Titulli: THIRRJE E LĖVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE Fri Jul 03, 2009 11:56 pm | |
| THIRRJE E LĖVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE
( NEO ) KOLONIALIZMI MĖNJANOHET VETĖM ME ANĖ TĖ KRIJIMIT TĖ LĖVIZJES ANTIKOLONIALE NĖ BOTĖ !
Drejtuar:
- Tė gjithė organizatave ēlirimtare dhe antikoloniale nė Botė!
Pėr dije - Komitetit pėr Dekolonizim tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Organizatės sė Kombėve tė Bashkuara (OKB)
Zonja dhe zotėrinj udhėheqės tė organizatave ēlirimtare dhe antikoloniale nė Botė!
Organizata Antikoloniale Shqiptare (shkurt: LAKSH) ėshtė organizata antikoloniale e kombit shqiptar, e cili aktualisht jeton dhe vepron vetėm njė tė tretat e tij brenda kufijve administrativ shtetėror tė Shqipėrisė, kurse pjesa tjetėr (Shqipėria e robėruar) vuan nėn zgjedhėn neokoloniale ndėrkombėtare tė UNMIK-EULEX-it (Kosovė e pavarur, por jo sovrane) dhe koloniale e Serbisė (Kosova Lindore - Preshevė, Medvegjė, Bujanoc), "Maqedonisė" (Kosova jugore - Lugina e Vardarit), Malit tė Zi (Plava, Gucia, Tuzi, Tivari, Ulqini, Hoti, Gruda etj), UNMIK-EULEX-it (Kosova "e pavarur").
LAKSH ka arsyetuar dhe vazhdon tė arsyetojė, nė tė gjitha dokumentet e tij politiko-diplomatike se ēėshtja shqiptare ėshtė koloniale dhe kėrkon me ngulm dekolonizimin e trevave shqiptare, respektimin e sė drejtės sė vetėvendosjes sė kombit shqiptar, pra tė drejtėn e tij pėr tė jetuar nė njė shtet etnik, tė bashkuar shqiptar.
Zonja dhe zotėrinj!
Pa dyshim se nė Botė akoma ka shumė probleme tė ngjashme tė pazgjidhura (neo)koloniale. Shumė kufij shtetėrore injorojnė realitetin etnik. Ka shumė raste kur ish kolonitė shpallėn pavaresinė e tyre prej metropoleve evropiane, por shtetet e krijuara nuk janė gjithmonė nė kufijte etnike. Ka edhe mė shumė raste pas ēlirimit dhe dekolonizimit kur metropolet shfaqėn manifestime neokoloniale nė emėr tė ruajtjes sė lidhjeve ekonomike me ish kolonitė tė tyre.
Dhe, as kolonializmi, as neokolonializmi nuk vdesin vetė: ēdo popull dhe komb i shtypur dhe nė kolonizim, ashtu si kombi shqiptar, lufton e do tė luftojė me mjete politiko-diplomatike, tė kombinuara apo jo me mjetet e armatosura, pėr tė parė dritėn e lirisė, ditėn kur okupatori dhe kolonizatori do tė tėrheq pushtetin e tij shtypės.
Kombet dhe popujt e kolonizuar e kanė sot njė armė tė fuqishme nė luftėn pėr liri - e drejta e popujve pėr vetėvendosje dhe dekolonizim:
"Nėnshtrimi i popujve nė pushtim, sundim dhe shfrytėzim tė huaj pėrbėn njė mohim tė tė drejtave themelore tė njeriut, ėshtė kundėr Kartės sė Kombeve tė Bashkuara dhe ėshtė njė pengesė pėr promovimin e paqes dhe tė bashkėpunimit"
"Tė gjithė popujt kanė tė drejtėn e vetėvendosjes ; pėrmes tė cilės sė drejtė mund tė pėrcaktojnė lirisht statusin e tyre politik dhe tė ndjek zhvillimin e tyre ekonomik, social dhe kultural.", thonė neni 1 dhe 2 tė Rezolutės 1514 (XV) tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara (OKB) dhe dhjetra konventa dhe rezoluta tė tjera tė sanksionuara nga OKB-ja.
Fatkeqėsisht, ashtu siē ka ndodhur nė rastin e ēėshtjes koloniale shqiptare, nė OKB, zgjidhja e problemeve koloniale bllokohet pėr shkak tė raportit tė forcave midis shteteve me peshė vendimmarrėse dhe me tė drejtė veto prej Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė , disa prej tė cilave vazhdojnė ende tė mbeten shtete kolonialiste.
Ata nuk janė tė preokupuar pėr tė zgjidhur dhe ankohen me lotė krokodili pėr "precedente tė rrezikshme", qė do tė mund tė rihapen "konfliktet e akulluara".
Por, problemet e akumulluara koloniale njė ditė kanė pėr tė shpėrthyer, kur kupa e durimit po u mbushet popujve nėn robėri, kėshtu qė njerėzimi akoma pėrjeton konflikte tė vazhdueshme nė tė gjithė botėn.
Megjithatė, e keqja nuk janė popujt pse nuk e durojnė mė dot pushtimin dhe kolonizimin, por vet sėmundja e rėndė e kolonializmit, qė sjell pėrbuzje, mjerim, gjak dhe dhimbje popujve tė pafajshme tė skllavėruar!
Zonja dhe zotėrinj udhėheqės tė tė gjithė organizatave ēlirimtare dhe antikoloniale nė Botė!
Organizata Antikoloniale Shqiptare(LAKSH) mendon se ka ardhur koha qė tė gjithė organizatat ēlirimtare dhe antikoloniale nė Botė tė mos veprojnė mė ndaras, duke u kufizuar nė oborrin e ēėshtjes sė vet.
Ka ardhur koha qė tė gjithė organizatat tė krijojnė njė bosht tė vetėm ēlirimtar dhe antikolonial, pėr t'ia dhėnė shtytje procesit tė ēlirimit dhe dekolonizimit kudo.
Njė thėnie e vjetėr shqiptare thotė: "Bashkimi e bėn fuqinė!"
Ne besojmė se kjo i pėrputhet mė sė miri, procesit tė dekolonizimit.
Organizata Antikoloniale Shqiptare(LAKSH) u bėn thirrje tė gjithė organizatave ēlirimtare dhe antikoloniale tė shtrėngojnė rrypin e njohjes,
bashkėpunimit midis tyre, duke u kristalizuar pėrreth LAKSH-sė, nė njė organizatė tė re ndėrkombėtare - LĖVIZJA ANTIKOLONIALE NĖ BOTĖ,
njė forum ku tė gjithė popujt dhe kombėt tė pushtuara dhe tė kolonizuara, do tė jenė tė barabarta tė pėrfaqėsojnė ēėshtjen e tyre, e shtruar pėr zgjidhje tė drejtė.
Vetėm nėpėrmjet organizimit tė bashkėrenduar botėror do t'i jepet njė goditje vdekjeje shtypjes kolonizuese, duke pėrshpejtuar kėshtu procesin e dekolonizimit.
Lėvizja Antikoloniale nė Botė do tė jetė njė orgsanizatė me personalitet juridik ndėrkombėtar qė do tė organizojė takime dhe kongrese tė pėrbashkėta,
ku do t'u mundėsohet organizatave tė ndryshme ēlirimtare dhe antikoloniale kėmbimin e ideve tė pėrbashkėta rreth procesit kolonial,
bashkėpunimin midis tyre, ku do tė diskutohen masat konkrete pėr procesin e dekolonizimit.
LAB do t'u bėjė lobim gjithė ēėshtjeve koloniale, duke hartuar edhe Dosjen: "Ēėshtjet koloniale nė Botė",
qė do t'i dorėzohet Komitetit tė Dekolonizimit tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė.
Tė njėjtit organ do ti kėrkohet miratimi i njė Rezolute kundėr Neokolonizimit dhe metropoleve neokoloniale.
LAB do tė pranojė nė gjirin e vet tė gjithė organizatat qė do tė argumentojnė se ēėshtja e popujve tė tyre ėshtė koloniale apo ka karakter neokolonial dhe qė luftojnė me mjete politike dhe/ose ushtarake kundėr shteteve koloniale (aparatit tė tyre ushtarako-policor). Do tė merret parasysh kriteri historik shkencor, etnik, organizativ politiko-ushtarak, ekonomik .Si dallim nga Organizata e Popujve dhe Kombeve tė Papėrfaqėsuara (UNPO) qė nuk pranon organizata ēlirimtare qė luftojnė me mjete tė armatosura, LAB do tė pranojė organizatat qė luftojnė pėr tė zgjidhur drejt tė gjithė ēėshtjet tė dala nga situata pushtimi dhe shfrytėzimi kolonial tė njė shteti kundėr njė populli tė caktuar.
Prandaj, LAKSH ju inkurajon tė na kontaktoni dhe bashkėrisht tė punojmė nė kėtė drejtim, pėr organizimin e Lėvizjes Antikoloniale nė Botė.
Ju faleminderit!
Kryetari i Lėvizjes Antikoloniale Shqiptare,
Ideal BOLETINI
Shqipėri Natyrale, 02 korrik 2009 |
|
Teuta.Gjika Anėtar i ri

 Numri i postimeve: 145 Age: 26 Vendi: Mitrovice Profesioni/Hobi: "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar! Registration date: 13/05/2008
 | Titulli: Re: THIRRJE E LĖVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE Fri Jul 03, 2009 11:57 pm | |
| Nuk kam degjuar deri me tani per kete organizate, Levizja Antikoloniale Shqiptare, por materiali me duket interesant... Cka mendoni ju? |
|
xhiti Anėtar i Besueshėm


 Numri i postimeve: 1422 Age: 50 Vendi: Prishtine Profesioni/Hobi: mi zbulu tradhtaret Registration date: 26/03/2009
 | Titulli: Re: THIRRJE E LĖVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE Sat Jul 04, 2009 9:51 am | |
| levizje si kepurdhat! Edhe G.Adili qe 10 vjet levizje ,po per pasuri personale! tashe deshti te shkaterroi qka ka -po mbet i vetem! PO pasuri ka bolle! ne emer te levizjeve po pasurohen per veti! Po per qeshtje kombetare asgje vetem deklarata ! Dhe i mbushin gjepat e vet! Ske kujt ti besojsh ma fare,me nje fjale te gjithe hajna! Po shiten leht shqiptaret,populli me servil ne bote. Ashtu edhe levizjet dhe politikanet. |
|