Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  ­PortalliPortalli  ­GalleryGallery  ­RegjistrohuRegjistrohu  ­IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohetShare | 
 

 Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 30 ... 56, 57, 58 ... 62 ... 67  Next
AutoriMesazh
xhema
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1258
Age: 44
Vendi: Ferizaj -gjermani
Registration date: 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !   Fri Feb 05, 2010 3:30 pm

Rregjistrimi i Popullsisė, letėr e hapur kryeministrit Berisha

Madhėshtia e marrėzia njerėzore janė si dy anė tė sė njėjtės medalje, nuk dihet ku fillon njėra e ku mbaron tjetra; njeriun qė bėn kalanė bėn edhe hatanė.

XHOVALIN DELIA


Nėse do ta shikonit veten ashtu siē ju shikoj e nga ku ju vėzhgoj unė, me siguri do t'ju vinte turp e do ti binit hasha vetvetes; "Ta marrė vesh gjithė Bota mbarė se ne s'jemi shqiptarė"! (kėshtu do na shpėtonit nga marrja edhe ne qė kemi kėtė kombėsi).

Po ju drejtohem bash Ju zotni Berisha, si Kreu i vendit e si zot shtėpie nė Shqipėri, jo se tė gjitha fajet pėr krizėn e dyfishtė qė ka mbėrthyer vendin janė tė qeverisė, e tė kryetarit tė saj, Jo! Njė pjesė e mirė e pėrgjegjėsisė politike, peshon edhe mbi opozitėn e mbi kryetarin e saj. Por, sepse Ju jeni Kryeministėr dhe shqiptarėt presin zgjidhje prej teje. Nėse kriza zgjidhet "merita" vesh me "serm" fronin e Berishės, nė tė kundėrt i faturohet "faj" selisė rozė e harxhet do ti paguaj Edi Rama. E drejtė apo e pa drejtė do ta marrim vesh mė vonė, ( o mbase kurrė), por ajo ēka ėshtė destinuar pėr tė ndodhur sot nuk pret pėr nesėr, prandaj, tė gjithė krerėt tanė politikė duhet ti bėjnė mirė hesapet, por ai qė duhet ta mprehė mirė kalemin sot, ėshtė "humbėsi", sepse "fituesi" ėshtė kaluar.

Pas gjashtė muajsh nga zgjedhjet,"sovrani" popull ėshtė akoma nė "fushė tė mejdanit, i ndarė mė dysh; nė "tė vjedhur" e "vjedhės". Ndėrsa "gushėbardhi" i LSI-sė fėrkon duart e ēukit nė "thėrrimet e "luanėve". As Rama e as Berisha nuk mund tė tėrhiqen mbrapa. Jo se nuk duan, por sepse janė me shpatulla pas "murit", tė cilin ata vetė kanė krijuar me tė "vėrtetat a rrenat" e tyre. E vetmja gjė qė ata mund tė bėjnė sot para zgjedhėsve tė tyre, ėshtė; aty ku janė, nė istikamet e tyre, tė "zhvishen" nga egoja e tyre, qė njerėzit ta shohin tė vėrtetėn lakuriq. I pari, se ka pėr herė tė parė, del nudo edhe nė sheshin Skėnderbeg. Problem ėshtė i dyti, i cili edhe pse flet frėngjisht nuk ėshtė "allafrėnga" e nuk mund tė zhvishet nė hallk, aq mė tepėr nė kėtė moshė e nė bisht tė karrierės. Jo Edvin, harroi kutitė! Se ēfarė do ti japė nė vend tė kutive, vetėm Sala e di, ēdo gjė, veē Fronit. Mirėpo Edvini bash aty e ka syrin. Ky ngėrē politik, qė po kthehet edhe social ekonomik, mund tė zgjidhet me njė kompromis politik tė arsyeshėm e tė pranueshėm pėr tė dyja palėt, nė tė kundėrt, zgjidhet vetėm nga zgjedhjet, me votėn e lirė tė sovranit popull.

Na ishte seē na ishte; Kaherė e mot, njė kryelepur, me famė pėr bėmat e tij nė mbrojtje tė drejtave themelore tė lepujve, i dėshpėruar nga persekutimi i vazhdueshėm i mė tė fortėve tė pyllit, mblodhi gjithė lepujt, dhe, mbasi pranuan se ishin mė tė dobėtit e mė frikacakėt e pyllit, pėr ti dhėnė fund, njėherė e mirė tmerrit tė pafund, vendosėn unanimisht tė mbytėn nė pellgun mė tė afėrt dhe, u turrėn me tė katra, teposhtė. Kur mbėrritėn nė breg tė gjolit, panė bretkosat qė u zhytėn nė ujė nga frika.

"Ndaloni trima!" reflektoi kryelepuri, "nuk qenkemi ne tė fundit, qenka dikush nė kėtė botė qė na e paska frikėn", u trimėrua kyelepri dhe deklaroj; -"ta marrė vesh gjithė bota mbare se lepujt nuk janė shqiptarė!" (morali i fabulės; mė mirė m*** se "mė i vogėl").

Qė nga ajo ditė e deri mė sot, edhe lepujt, tė lumtur e tė gėzuar, (si ne e ma zi), mbijetojnė nė kėtė dynja me dhelpra, ujqėr, luanė e elefantė, si gjithė qytetarėt e tjerė tė botės, tė regjistruar, me karta identiteti e pasaporta por, ndryshe nga ne shqiptarėt, pa deklaruar as shtetėsi, as kombėsi, as etni e as besim fetar; e jo vetėm ata tė bjeshkės, por edhe ata tė fushės, madje edhe ata tė Vorio - Epirit.

"Nė kėtė kontekst tė mendosh se deklarimi i besimit fetar pėrbėn njė element supozojmė pėrēarės fetar, kjo nuk qėndron. Nuk ka asnjė bazė reale, sepse kėtu nė Shqipėri si askund tjetėr njerėz me besime tė ndryshme fetare kanė jetuar nė harmoni nė tė gjitha kohėrat", (S. Berisha - shekulli ).

Po Zoti kryeministėr, po! Qė shqiptarėt mysliman, katolik, bektashinj e ortodoks, kanė jetuar e po jetojmė, fal Zotit e urtėsisė sė tyre, edhe sot nė harmoni shqiptare, e dimė e jemi tė lumtur e pse jo edhe krenar, pasi ėshtė shenjė qytetarie, mbase nga tė paktat qė na kanė mbetur nga qesja e vlerave tradicionale shqiptare. Zaten bash pėr kėtė jam i preokupuar; pse po doni me na e prish kėtė shqiptari, tė vetmen "fe" qė na bashkon? Jo, Salih, jo!

Tė kam parė qė shkon nė kishė, por nuk e di a falesh nė xhami? Emrin e ke mysliman e mbiemrin shqiptar; ēfarė je ti zoti Kryeqeveritar; i krishterė, mysliman, laik, ateist apo shqiptar?

Shqiptarėt janė katolik, mysliman, bektashinj e ortodoks, laik e ateistė dhe, bashkėjetojnė nė harmoni, po shteti i tyre qė ju kryesoni i ēfarė besimi ėshtė?

Nėse ėshtė vėrtetė shtet laik, ashtu siē duhet tė jetė, pse u dashka qė makina qeveritare duhet tė hyjė nė "shpirtin" e lirė tė populli tė vet, pėr ta trazuar? (me njė perspektivė pėr ta rrėnuar).

Apo edhe kjo i bashkohet iniciativės sė qeverisė kinse "evropiane" pėr tė legalizuar martesėn gay?

Pse shtireni e kėrkoni tė bėni gjėra banale e tė mbrapshta nė vend qė tė bėni tė vyera e nė dobi tė shqiptarėve? Jo, Salih, jo!

Pėr tė fituar simpatinė e Evropės dhe tė njė populli tė cilit i kėrkoni votėn, ka plot rrugė e mėnyra mė tė thjeshta e mė tė denja se falja tokės dhe e ujit, shitja e shpirtit, dhunimi i dinjitetit dhe cenimi i identitetit.
Ju thoni se "populli shqiptar nuk ka nevojė pėr identitet", (S. Berisha- shekulli), uroj tė jetė kėshtu, por nuk ma do mendja, sepse nuk ka se si tė jetė kėshtu, pasi edhe shqiptarėt, ndonėse "vrima e fundit e kavallit", nė Ballkan e nė Evrope, bėjnė pjesė nė racėn njerėzore, pėr tė cilėn identiteti ėshtė ndėr kushtet themelor tė ekzistencės dhe, jo vetėm pėr shqiptarėt, njė grusht njerėz e dy gisht tokė, por edhe banorėt superfuqi botėrore, ai qė i mbanė tė ngjizur ėshtė bash identiteti, nė bazė tė cilit, ėshtė toka ku ata gjallojnė, tė vdekurit mbi tė cilėt ata ndėrtojnė historinė e tyre, qielli nėn tė cilin njerėzit bashkėjetojnė duke ėndėrruar e projektuar tė ardhmen,(me qiell, simbolikisht kam parasysh besimet dhe relacionet me universin), gjuha me tė cilėn komunikojnė, kultura qė ata ndėrtojnė dhe nė fund politika me tė cilėn ata organizohen e qeverisen.

Po tė gėrmojmė nė rrėnjėt e identitetit me siguri do hasim nė instinktin e vetėmbrojtjes, njė ndėr kushtet esenciale tė mbijetesės qė tek njeriu, si qenie e arsyeshme, shfaqet nė forma tė ndryshme, nga mė tė rafinuarat racionale tė cilat shpesh degjenerojnė nė pasione etnike, fetare, nacionaliste, raciste, politike, shoviniste, etj.
Ndalova nė kėtė "lapsus", jo pėr ti "treguar babait arat" pasi e di qė doktori profesor, i di mirė kėto punė, kulturėn, pjekurinė e dijen e tė cilit e ēmoj, por ajo qė mė bėn tė vė gishtin nė plagė ėshtė "dyshimi" mos ky lapsus, i shkarė nga pasioni, ėshtė i famshmi "lapsusi Frojdian"?!
Nėse ka njė gjė qė ne shqiptarėt duhet tė krenohemi, ėshtė bash bashkekzistenca paqėsore midis nesh e me popujt pėr rreth. Bash kėta tė fundit dhe tė tjerė edhe "mė tė mėdhenj" na kanė tkurrur e cunguar si "kokoshin nė njė thelė". Dhe sot, sikur tė mos na mjaftojė gjėma e shkuar historike, prijėsit tanė modern, luajnė "cinglash" me ne duke na detyruar edhe sot tė marrim rrugėt e kurbetit, dhe "lojė botash" pėr tė fituar pėr vete duke "falur" trojet tona: nuk janė tė kėnaqur me ē'na kanė marrė por duan edhe me iu dhėnė, jo vetėm njė rriskė det, por po u pėrgatisin edhe tortėn, "Tokėn e premtuar" komshinjve tė moēėm pėr Vorio - Epirin. Jo Salih, jo! Strategji, diplomaci por jo "Allah, Allah Sali"!
E ēfarė duhet tė bėjmė sot nė njė shoqėri demokratike pėr tė mbrojtur identitetin e tėrėsinė tokėsore shqiptare? Tė ngjeshim armėt e ti shpallim luftė, kujt? Grekut qė na e ka "kėrkue", apo Saliut qė po do me ia "dhurue"? Jo Salih, jo!
Zoti Kryeministėr i vendit tim, nėse nuk pėrbėn sekret politik as shtetėror, na shpjego me dy fjalė; Ē'dobi do na sjellė ky pazar uji, besimi, etnie dhe identiteti?
Pėr njė vizė Athine? Pėr njė pasaportė greke? Pėr njė kafshatė bukė me gjak qė na japin efendikojtė grekė? Pėr dy deputet minoritar nė parlament? Apo pėr tė rritur fetėn elektorale nė Jug? Si strategji politike mund tė jetė e dobishme e pėrkohshme pėr ju si individ lider, edhe e pėr partinė tuaj, por do tė ishte njė pazar i ulėt me pasoja tė rėnda afatgjata pėr partinė demokratike, e mbi tė gjitha popullin e vendin tonė qė quhet Shqipėri e jo Jug e Veri e as Vorio - Epir. Jo, Salih, Jo! Besa, besė, edhe grekėt por pa pre nė besė shqiptarėt! Ajo ēka Shqipėria ka nevojė mė shumė se kurrė sot, ėshtė; mos me e pėrēa pėr ta sunduar, e mos me shitė pėr tė "fituar".
"Nė kėtė kontekst, dua te shtoj se nėse ndokush nuk do tė dojė tė deklarojė besimin e tij, le tė mos e bėjė, si dhe ai qė ndihet ateist le ta deklarojė qė ėshtė ateist. Kjo ėshtė njė shoqėri e lirė. Sigurisht ka dhe ateistė. Nuk shoh kėtu as dėmin mė tė vogėl. (S. Berisha, shekulli)
Zoti kryeministėr, nėse nuk e shihni ju nuk do tė thotė se "nuk ka dėm". Ka qė ē'ke me tė, bile tė madh fare. E bash kjo, qė ju nuk e shihni o bėni sikur nuk e shihni, mė preokupon.
Pėr njė qėllim tė mirė dhe orientuar drejt principeve tė larta, ėshtė e drejta legjitime e ēdo lideri shpirtėror e politik, tė rrisė masėn e dishepujve, pasi ky ėshtė misioni i tij pėr tu realizuar, por e kundėrta, do tė ishte e pa moralshme, madje tradhti e lartė ndaj tyre, e nė fund bash vetėvrasje.
Jo pėr tė lėnduar e as pėr tė akuzuar, pasi ju ēmoj vėrtetė si burrė tė menēur, tė ndershėm, tė fjalės e patriot, por thjeshtė pėr t'iu kujtuar e pėr tė reflektuar; nė "'97" famėkeqe, kur FMN-ia lėshonte alarmin kundra sistemit piramidal me fajde('96), Ju, asokohe nė rolin e Presidentit tė shteti, mė i besuari i shqiptarėve, qė jetoje nė apartament me popullin, njėsoj si ata, pėrgėnjeshtrove Fondin Monetar dhe u bėre garant pėr mashtruesit fajdexhinj kapterė,ish hafije e oficerė tė sigurimit.
Kėtė faj tė rėndė, ta kemi fal, por e kemi tė filmuar e incizuar nė memorie dhe, nuk duam qė tė pėrsėritet mė kurrė! Asokohe nuk qemė nė gjendje tė dallonim ēiltėrsinė tuaj nga miopia, para njė mashtrimi masiv nėn dritėn e diellit nėn hundėt dhe nė bashkėpunim me qeverinė demokratik. Nisur nga fakti qė Ju ishit ngujuar nė "kullėn e fildishtė tė Presidencės"; jam i predispozuar t'iu konsideroj "tė pafajshėm" pėr ēka kishte ndodhur deri atėherė kur FMN-ia lajmėroj rrezikun qė kėrcėnonte shoqėrinė e demokracinė nė pėrgjithėsi, rrezik qė shqiptarėt e paguan shtrenjtė, madje edhe me gjak e jetė, por nė momentin kur Ju, Presidenti im, u bėtė garant pėr hajdutėt e vrasėsit, ēfarė duhet tė mendojmė pėr Ju? Qė je naiv e miop, burrė i fjalės, i pabesė apo bashkautorė me ta?
Jo, Salih, jo! Kėtė tė fundit damkė, veē kundėrshtarėve tuaj politikė, nuk ta kemi vėnė, pėrkundrazi; tė kemi besuar si politikan i ndershėm e i papėrlyer, ta kemi falur si "gabim nga nxitimi", madje tė kemi rizgjedhur pėr nė krye tė vendit dhe, pėr tė qenė mė tė sigurt nga "mijtė hajdutė e dallkaukė", tė kemi bėrė bash kryetar qeverie.
Tė njėjtin gabim je duke bėrė edhe sot. Po bėhesh garat pėr "ujkun" duke i besuar "delet" e tua. Jo, Salih, jo! Tepėr bujare pėr tu besuar!
Tė gjithė shqiptarėve e, sidomos atyre myslimanė emigrant nė Greqi u ėshtė dashur tė ndėrrojnė emrat dhe fenė, pėr njė copė letėr nė kėmbim tė identitetit, madje edhe tė konvertuar me dy fe e me dy emra, u duhet tė durojnė e tė kapėrdinė me dhimbje turp pėrēmimin, racizmin e njė feudali afendiko qė ka pese dhrahmģ mė shumė. Ne nuk e kemi bėrė njė gjė tė tillė me tė parėt e tyre kur vinin nė Vorio - Epir, me lyp. Jo, Salih, jo! Ne u kemi dhėnė bukė, e nuk duam tė na e kthejnė me gurė! E po t'iu bjerė nevoja u japim prapė, bukė, kripė e ujė me gjithė zėmėr, por nuk mund tu falim det, as tokė. Gjymert e bujar por me karar, jo altruist fodull. S'kemi pse tu lajmė kėmbėt feudalėve moderne grek qė fryhen si kaposha nė Akropolin antik e as ti nėnshtrohemi kamxhikut qė fshikullojnė me arrogancė nga maja e Olimpit.
Duke u falur ujė, tokė e njerėz, athua do ta fitojnė dinjitetin motrat e vėllezėrit tanė nė Greqi?
A nuk do tė ishte mė e udhės qė qeveria e shteti jonė tė krijonit kushte politike dhe ekonomike shtetasve shqiptarė nė Dheun e tyre, nė shtėpinė e tyre, se sa tė shpėrblejė padronėt e tyre nė Athinė?
"Pavarėsisht se jo nė ēdo vend bėhet kjo formė regjistrimi, ne na takon ta bėjmė. Ėshtė njė dėshirė absolutisht legjitime dhe shumė e drejtė, (S. Berisha -shekulli, 27. 01. 2010)
Dėshira dhe e drejta e kujt zoti Kryemistėr i shqiptarėve; e juaja, e jona apo e atyre?
"Regjistrimi i popullsisė mbi baza etnike e fetare ishte njė ndėr 6 pikat e ultimatumit qė ish-kryeministri grek Miēotaqis i paraqiti nė korrik 1993 Berishės sė Parė. Berisha i Dytė, deri mė sot, kishte zbatuar pesė nga gjashtė pikat, madje nė 2009 i bėri sė bijės sė Miēotaqisit, zonjės Bakojanis, njė dhuratė tė papritur, marrėveshjen pėr faljen e hapėsirės detare, qė babai i saj nuk kishte guxuar ta kėrkonte nė 1993...Shqipėria, qė me kushtetutė vetė-shpallet shteti i qytetarėve pa dallim kombėsie e besimi, detyrohet tani, nėn presionin grek, tė zbresė nė nivelin e njė shteti qė vendos shenja dallimi midis shtetasve tė vet. (P.Xhufi, shekulli)
Mos vallė edhe ky historian politikan e diplomat, ėshtė sharlatan si politikanėt, ekspertėt e historianėt e tjerė qė kanė ngritur zėrin pėr bashkatdhetarėt e truallin e tyre? (mirė Nano, se atje e ka barkun, po ti o Salih i Lokes qė t'ka pjell pushka prej qarku?) Kėsaj si t'ia vė emrin; bujari, largpamėsi, ēiltėrsi, ndershmėri, burrėri, besnikėri, naivitet, pabesi, miopi, apo strategji politike? (nė favor tė kujt?). Jo Salih, jo, nėse historiani diplomat thotė tė vėrtetėn, kjo nuk ėshtė besnikėri, as bujari por marrģ.
Zoti Kryeministėr, a do tė kenė ndonjė herė njė pėrgjigje kėto "mistere", apo do tua shisni shqiptarėve tė varfėr bashkė me paketėn "Dixhitalcom" si fiction mediatik? (nuk pretendojmė tė vėrtetėn, por tė paktėn njė rrenė tė besueshme e tė pranueshme)
Le tė ndalojmė edhe njė herė tek nyja e krizės politike qė po pėrjetojmė qė nga viti i kaluar e nuk e dimė sa do tė vazhdojė e si do tė pėrfundojė. Njė gjė ėshtė e sigurt; qė "happy end" nuk do tė ketė dhe lotėt do ti derdhin spektatorėt e dhembshur shqiptar. Supozojmė se lideri socialist ėshtė bash "Ai" dhe "ashtu" siē Ju e ēmoni. Po partia e tij, mė e madhja nė Shqipėri e gjysma e shqiptarėve qė ajo pėrfaqėson tė cilėt ndjehet e fyer nga "vjedhja e fitores", e gjysma jote e akuzuar si "vjedhėse", nuk e meritojnė njė pėrgjigje, qė tė qetėsojė palėn e hidhėruar e tė verė nė vend nderin e palės tjetėr dhe dinjitetin e demokracisė kaq tė pėrbaltur nė Shqipėri?
Nuk pretendojmė tė vėrtetėn, pasi ajo do tė rrėzonte njėrin nga tė ju o tė dy bashkė, por presim pėrgjigjen mė tė besueshme, e njė zgjidhje tė arsyeshme e tė pranueshme nga tė dy palėt, nė interes tė vendit, tė demokracisė e tė shtetit ligjor, ēka do tė thotė: kompromis politik midis subjekteve politike e jo pakte djallėzore midis dy individėve, sepse; as kolltukėt, as partitė qė kryesoni e aq mė pak shteti e Shqipėria nuk janė pronat tuaja. Ajo qė ėshtė e juaja; janė tė ndenjurat, (nėse nuk i keni shitur), besimi,(nėse nuk do ta humbisni rrugės), dinjiteti (nėse nuk do ta shkelni me kėmbėt tuaja), dhe emri, (nėse nuk do ta pėrdhosni).
Zoti kryeministėr, shqiptarėt tė kanė dhėnė mandatin, me besimin se Ju do tė ndėrtoni njė shtet ligjor, qė do tė administroni me pėrgjegjėsi tė lartė politikėn dhe me nikoqirllėk ekonominė e shtetit e paret publike, pėr interesat e vendit. Sot keni hyrė nė tė V-in vit tė mandatit dhe jo vetėm dishepujt e tu por tė gjithė shqiptarėt, pa dallim feje e ngjyre politike mbėrthyer nga kriza e dyfishtė; politike dhe ekonomike, po shohin tė zhgėnjyer si majmen administratat partiake e qeveritare, dhe po ndjekin tė fyer teatrin banal politik.
I Pari i Amerikės, superfuqisė ekonomike botėrore, flet ēdo ditė pėr krizėn dhe nė axhendėn e ditės ka punėn, sigurinė, shėndetin e edukimin e qytetarėve tė tij. Nė Shqipėri fjala "krizė", si ekonomike edhe politike nuk pėrmenden, bile janė tė ndaluara. Falė Evropės, u lejua qė fjala "krizė" tė pėrdoret por me "k" tė vogėl e vetėm pėr krizėn politike. Pėr atė ekonomike shqiptarėt nuk mund ta pėrdorėn fjalėn "krizė" as me "k" tė vogėl, nė axhenden e Berishės ėshtė "Edi Rama mafioz pa brekė", ndėrsa nė atė tė Ramės; "Berisha hajdut me kutia".
A ėshtė e mundur qė qeveria e vendit mė tė varfėr nė Evropė, nė kohėn e nė njė krize qė ka gjunjėzuar kolosėt e ekonomisė botėrore jo vetėm qė nuk ėshtė e preokupuar por mburret me rritjet e treguesve ekonomikė, madje i shet beleg euros me lek? Mbase! Nė Shqipėri ē'farė nuk ban vaki! Edhe nė kohėn e "Bllokadės ekonomike, kur ne hanim barė, "Zėri i popullit" i asaj kohe bėnte karshillik me "begatinė shqiptare" e shante krizėn rėndė kapitaliste, madje fliste "pėr revolucion, jo si aspiratė, por si problem i shtruar pėr zgjidhje"!!! Mos vallė na ka ngel ora nė kongresin e VI tė PPSH?!?! (bane Zot andėrr! thotė nėna ime)
Zoti kryeministėr, kur thoni se nė Shqipėri nuk ka krizė ekonomike, e keni fjalėn pėr popullin qė e merr bukėn me listė, apo pėr ministrat, zėvendės ministrat, shefat e drejtorėt e deputet qė mbushin xhepat me paret publike? Sa kohė keni qė nuk keni shkuar nė fshatin e fėminisė? Nėse ke qenė, a jeton ndokush mė nė ato shkrepa, apo tė gjithė kanė ardhur nė Bathore? Po ata qė i "zuri ēatia" e nuk zbritėn dot nė fushė, a i ke parė si jetojnė?
I kam parė unė doktor; si mos ma keq! "...mjerim, mjerim, viket gjithkah malėsia...!"
Kush e ka jetuar dhe ata qė po e jetojnė sot mbi kurriz, nė vetėn e parė, e dinė mė mirė se ai qė e ka rrėfyer nė vetėn e tretė dhe, shumė mė mirė akoma se politikanėt e sotėm shtihanė qė recitojnė Migjenin e Ēerēiz Topullin "gju me gju me popullin", nė Valbonė e nėn hijen e rrapit nė Mashkullorė.
Zotėrinj politikanė e qeveritarė, pa dallim feje, krahine, tė majtė e tė djathtė, dilni nga ahuri i intrigave tė pushtetit e tė tarafeve ku jeni ngujuar, dhe shikoni si jetojnė tri hise tė shqiptarėve qė shtrėngojnė rripin e grushtet para "mollėve tė ndalueme" ; nė Jug e veri, bjeshkė, fushė e vrrģ, nė katund e nė qytet e nė Kryeqytetin e begatisė. Mos u mburrni me punėn e biznesmenėve e as me mirėqenien e tyre, sepse e kanė krijuar ata vetė, madje edhe pėr Ju, mos u mburrni pėr pallatet e as pėr asfaltet sepse janė fryt i kapitalizmit e jo meritė e juaja, janė djersa e paret e shqiptarėve e jo tė politikanėve e tė qeveritarėve. Merita e jua ėshtė tė vidhni sa mė pak, tė bėni detyrėn si administratorė nė shėrbim tė populli sepse fal Atij sovran ziut jeni aty ku jeni dhe Ai ju paguan e po iu bėn zengjinė.
Zoti Kryeministėr i vendit tim; pyetjet e lartpėrmendura, nuk janė tė njė kundėrshtari politik, as tė njė socialisti, as tė njė mafiozi, as tė komunisti, as tė njė bllokmeni por bash tė njė ithtari tė demokracisė, tė njė demokrati pa tesere partie, e nuk janė vetėm tė miat, por tė shumė e shumė shqiptarėve tė ndershėm tė pavarur nga e djathta dhe e majta, pa kurrfarė konflikti interesash ekonomike e as politike, qė nuk kanė frikė tė thonė tė vėrteta, pėrkundrazi ndjejnė detyrė para vetes, vendit e njerėzve tė vet, tė pėrballen me korrupsionin kriminal politik e shtetėror, e kur pyesin, nėse e kanė kėtė tė drejt, si qytetarė tė thjeshtė, duan jo vetėm pėrgjigje. E nėse nuk keni kahė as pėr kėtė, tė paktėn reflektoni pėr njė zgjidhje, tė pjekura e tė qėndrueshme.
Ta marrė vesh gjithė bota mbarė, unė kam le e do vdesė shqiptar!
/04 Feb 2010/A.D. /04 Feb 2010
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feride
Anėtar
Anėtar


Female
Numri i postimeve: 427
Age: 25
Vendi: alanese
Registration date: 13/12/2009

MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !   Sat Feb 06, 2010 10:18 pm

Edi Rama eshte ne marveshje me Berishen me shkatrrue shqiptarin me themele !
Vellazer shqiptar ndertoni neper bjeshket e juaja fole si ne kohen e gurit nese doni ta trashegoni token dhe mblidhni arme e gjesende se mbas shtate vjeteve do tju nevoiten per gjuete!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar


Male
Numri i postimeve: 3069
Vendi: Shqiperi
Profesioni/Hobi: Mbushes Topi
Registration date: 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !   Sun Feb 07, 2010 5:23 am

Shqiperia, borxhi rekord
06/02/2010 15:30


Te dhenat me te fundit te Ministrise se Financave tregojne se kriza po godet fort financat publike te vendit.

Treguesi i borxhit dhe ai i interesave kane kapercyer cdo parashikim te qeverise duke arritur ne nivele te larta te pashenuara prej vitesh. Sipas te dhenave ne fund te vitit qe lame pas borxhi i qeverise vleresohet te jete rritur vitin e kaluar me rreth 5 per qind duke arritur ne 59.46 per qind e produktit te brendshem bruto nga 54.8 qe ishte ne fund te vitit 2008.

Rritja e borxhit pritet te kete efekte te forta ne financat e vendit, sidomos gjate tre viteve te ardhshme. Ne vitin 2009, qeveria shpenzoi 3.6 per qind te produktit te brendshem bruto per te paguar interesat e borxhit.

Por Ministria e Financave parashikon se kjo shifer do te pesoje nje rritje te forte gati dyfish, ne 3 vitet e ardhshme, kohe ne te cilen fillon shlyerja e kredive tregtare qe qeveria mori per rrugen Durres-Kukes.

Sipas parashikimeve te vete Ministrise se Financave, vleresohet se ne vitin 2012 shuma qe qeveria do paguaje per interesat dhe shlyerjen e borxhit do te arrije nivelin rekord 6 per qind e GDP, ose gati 1 miliarde dollare, nje shifer thuajse e barabarte me investimet publike ne vitin me te mire te tyre.

Te dhenat tregojne se edhe aktualisht, pa u ndjere mire efektet e plota te kredive tregtare, Shqiperia eshte nder ekonomite ne zhvillim qe paguan interesat me te larta per shlyerjen e borxhit duke u krahasuar vetem me Hungarine.

Dhe kjo vjen vetem per nje arsye, pasi pertej debatit eshte apo jo i renduar vendi me borxhe, te dhenat tregojne se aktualisht Shqiperia eshte vendi i dyte ne ekonomite ne zhvillim te lindjes me nivelin me te larte te borxhit, qe per FMN ka qene gjithmone nje shqetesim konstant.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1258
Age: 44
Vendi: Ferizaj -gjermani
Registration date: 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !   Sun Feb 07, 2010 11:58 am

Ore trim me emrin Sali!

Je fajtor qė shqiptaria do tė pėrfundon me njė gropė tė pėrbashkėt pluhuri dhe eshtrash, njė nekropol, njė fshat dhe qytet tė vdekurish: rrėnoja tė djegura nga zjarri, ndėrtesa tė thėrrmuara, fabrika tė zbrazėta, pirgje me mbeturina pa kuptim, popullatė tė masakruar apo kthyer nė skllavėri.

Shkruan: Aurel Dasareti, 2010-02-06 Arizona


Larg shputat nga Shqipėria jonė ore Sali. Nė luftėn e Bosnjės i fale armė dhe naftė Serbisė ore Sali. Ti shpėtove nga katastrofa Armikun tonė tė Zi ore Sali. Mė 1997 vodhe nga piramidat dhe e shkatėrrove Shqipėrinė ore Sali. Mos regjistro popullsinė mbi bazė etnike dhe fetare ore Sali. Ti e ēon ujin nė mulli tė grekėve ore Sali. Te shqiptarėt do bėhet njė kaos i madh lėvizjesh, emrash, datėlindjesh dhe datash ore Sali. Duke tė admiruar ty dhe tradhtuar Zotin, Kryetarėt e komuniteteve fetare myslimane, bektashije dhe katolike e pėrqafojnė kėtė ide pise tėnden ore Sali. Janullatos, bashkė me kryetarin e bektashizmit, me kreun e kishės katolike pėrqafojnė kėtė ide tradhtie e marrėzie tėnden ore Sali. Ėndrra e kryepeshkopit grek po realizohet sepse Shqipėria do dalė 1 milionė ortodoksė, 2 milion dalin turq dhe shqiptarė s`do ketė mė hiq ore Sali. Ky regjistrim shkel hapur Kushtetutėn por edhe ligjet ndėrkombėtare ore Sali.

Nė zjarrin e ferrit i cili pėr TRADHTI KOMBĖTARE do tė djeg ty ore Sali Ramė Berisha, tė akuzuar pėr shitjen dhe shkatėrrimin e popullit, ajrit, ujit, tokės dhe pemėve tė Shqipėrisė, si i sėmurė mendor qė je, do tė pėrpiqesh tė mbrohesh:

“Katundet, qytetet dhe shtėpitė e shqiptarėve, nga themeli deri nė ēati, unė i shkatėrrova, i shkretova, i dogja me zjarr. Muret (e brendshme) dhe muret e jashtme, tempujt dhe zotat, kullat e tempujve prej tullash dhe balte, gjithė sa ishin nė tė, unė i rrafshova me tokėn dhe i flaka nė kanalin e Korfuzit. Pėrmes qendrave tė katundeve dhe qyteteve gėrmova kanale, i pėrmbyta me ujė dhe rrėnova kėshtu vetėm themelet. Arrita njė rrėnim mė tė plotė se sa do kishte ndodhur prej njė pėrmbytje.”/05 Feb 2010/A.D. www.lajmet.com


Sali aga i ka hyp dhies oh sa gjan i meshon qarshies!!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1258
Age: 44
Vendi: Ferizaj -gjermani
Registration date: 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !   Sun Feb 07, 2010 12:15 pm

AT NIKOLL MARKU -Ai shprehet i indinjuar pėr faktin se kryetarėt e komuniteteve fetare myslimane, bektashije, dhe katolike e pėrqafojnė kėtė ide.
“Me indinjatė e them se si Zoti Janullatos, bashkė me kryetarin i bektashizmit, me kreun e kishtės katolike pėrqafojnė kėtė ide. Ėndrra e kryepeshkopit grek po realizohet sepse Shqipėria do dalė 1 milionė ortodoksė, 2 mln do dalin turq dhe shqiptarė sdo ketė mė. Kjo ėshte njė gjė e pavyer pėr shqiptarėt”
Kto gjera po behen nen patronatin e SALI kalit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar


Male
Numri i postimeve: 3069
Vendi: Shqiperi
Profesioni/Hobi: Mbushes Topi
Registration date: 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !   Sun Feb 14, 2010 12:46 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar


Male
Numri i postimeve: 3069
Vendi: Shqiperi
Profesioni/Hobi: Mbushes Topi
Registration date: 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !   Sun Feb 14, 2010 12:47 am

Si bėnte Koreja e Veriut trafik armėsh me terroristėt duke pėrdorur Fatmir Mediun

Nga Gjergj Thanasi

Njė histori tjetėr trafiku me protagonist Fatmir Mediun e Ylli Pinarin. Koreja e Veriut na shiste armė pėr tė cilat nuk kishim nevojė, e nė mė pas kėto armė i drejtonim pėr organizata terroriste. Shqipėria njollosej duke u pėrdorur si vend tranzit, Mediu e Pinari pasuroheshin




Gjatė tetė vjeēarit tė pushtetit tė sė majtės, u bė kujdes i madh pėr tė mos pasur kontakte ushtarake me shtetet komuniste si: Koreja e Veriut, Vietnami, Kuba, Kina etj. Madje edhe kontaktet me shtetet bataktēinj, apo Serbinė e pas Milosheviēit, ishin rudimentare, tė bėra me kujdes dhe tė maskuara maksimalisht. Tė majtėt i druheshin reagimeve tė ashpra tė opozitės, tė PD-sė dhe partive nacionaliste si PLL-ja apo Balli Kombėtar. Me ardhjen e PD-sė nė pushtet, tregtia, ose mė mirė tė themi kontrabanda e armėve, u pa si njė burim i madh tė ardhurash, jo pėr shtetin, por pėr xhepin. Pikėrisht pėr kėtė arsye u intensifikua bashkėpunimi me Serbinė, shtetet batakēinj dhe vendet komuniste. Mė poshtė do tė trajtohet pėrmbledhtazi vetėm kontrabanda e armėve me Lindjen e Largėt, pėrkatesisht Korenė e Veriut.
***
Pak ditė pasi u bė Ministėr Mbrojtje Fatmir Mediu, Kryetari i Partisė Republikane, d.m.th tė djathtės mė djathtas se PD-ja, me porosi tė udhėheqjes politike tė Ministrisė sė Mbrojtjes u vendosėn kontakte pune me Korenė e Veriut. Kėto kontakte u vendosėn midis drejtorit Pinari, aktualisht i paraburgosur, dhe atasheut ushtarak tė Koresė sė Veriut nė Sofje, kolonelit Ho Chol Guk. Takimi i parė midis Pinarit dhe kolonelit komunist u bė afėr Sofjes nė fund tė shtatorit 2005. Me atasheun komunist u diskutua rifillimi i marėdhėnieve ushtarake me Korenė e Veriut. Kėto marrėdhėnie konsideroheshin tė rėndėsishme dhe me mjaft interes nga kabineti shqiptar, qė sapo kishte bėrė betimin.
Nė datė 25.10.2005 kontaktet midis Ministrisė sė Mbrojtjes sė Shqipėrisė dhe ushtarakėve koreano- veriorė u pėrqendruan nė kėrkesa pėr blerje armatimesh tė shumėllojshme si psh. automatikė, mitralozė tė llojeve tė ndryshme, bazuka etj.
Nė pamje tė parė kėrkesa dukej legjitime, nė shėrbim tė modernizimit tė ushtrisė shqiptare. Nė fakt vetėm dy artikuj, pėrkatėsisht 1000 copė automatikė AKM me granatahedhės tė inkorporuar dhe 400 copė bazuka tip GP25/30 (ndonėse patenta ishte 30 vjeēare sovjetike), mund tė konsideroheshin njė hap para nė rritjen e fuqisė sė zjarrit tė skuadrės sė kėmbėsorisė. Artikujt e tjerė si mitralozė tė tipeve tė ndryshėm, automatikė AKMS, etj janė armė qė ushtria shqiptare i ka prej gati 50 vjetėsh nė arsenalet e veta. Pėr mė tepėr tė tilla armė po eksportohen dhe po demontohen si tė tepėrta nga shteti shqiptar qė nga pranvera e vitit ‘91 dhe nė vazhdim.
Nė planet e mobilizimit tė ushtrisė shqiptare, ushtria aktive dhe forcat rezerviste nuk shkojnė kurrė mė shumė se 60.000 trupa, atėherė pse importohen 100.000 copė automatikė kur tė ngjashėm me to i demontojmė e i eksportojmė si tė tepėrt? Theksojmė se kėto automatikė AKMS janė patentė sovjetike e vitit 1961, shumė tė ngjashėm me homologėt e tyre kinezė apo klonet e prodhuara nė uzinėn tonė tė Gramshit.
Pėrgjigja logjike e pyetjes ėshtė: pėr tu rishitur. Skema e trafikut ėshtė ajo e pėrdorur edhe nė mjaft trafiqe tė tjera armatimi. Skema ėshtė: Koreja e Veriut- Shqipėri- firmė fantazmė. Ndėr firmat fantazmė pėrmendim Rex, Panorama LTD, Monston Engineering, Viviane LTD, B&T, filial i firmės zvicerane me tė njėjtėn emėr. D.m.th blerėsi fundor ėshtė ai blerės qė e ka ligjėrisht tė pamundur tė lėshojė certifikatė EUC, pra, ose vend nėn embargo armėsh, ose organizatė terroriste.
Mė datė 19.4.2006 pala shqiptare bėri kėrkesat e para pėr raketa SAM MANPAD (raketa kundėrajrore supi), gjoja pėr modernizimin e ushtrisė shqiptare, por nė fakt pėr t’i trafikuar drejt destinacioneve tė treta si nė rastin e raketave ukrainase qė pėrfunduan nė duart e Hezbollahut libanez. Kjo kėrkesė pėr blerje raketash pėrbėnte njė intensifikim tė marrėdhėnieve me Korenė komuniste, gjithnjė nė emėr tė plotėsimit tė standarteve tė NATO-s pėr modernizimin e forcave tė armatosura. Logjikė e bukur kjo, pėr tė hyrė nė NATO kėrkoheshin te bliheshin raketa nga arsenalet e diktatorit komunist Kim Jong.
Mė datė 12.5.2006 Ministria e Mbrojtjes shqiptare kėrkonte tė furnizohej nga Korea e Veriut me pajisje elektronike pėr zhurmimin e aparaturave GPS tė armikut nė fushėn e betejės si dhe pėr qėllime policore. Tė tilla aparatura me tė dhėnė tekniko- taktike, tė ngjashme me sistemet iraniane GOOYA 300 dhe GOOY 600, ishin tė domosdoshme pėr tė plotėsuar dispozitivin elektronik (ndėrlidhje- luftė elektronike-rikonjicion Sigint) tė Hezbollahut pėr betejėn e pritshme me ushtrinė izraelite nė gusht tė vitit 2006. Shkatėrrimi i njė pjese tė konsiderueshme tė arsenaleve tė Hezbollahut gjatė luftės sė gushtit 2006 i detyroi njerėzit e Nasrallahut tė kėrkonin burime tė reja furnizimi ku tė mundnin. Si burim furnizimi ishin Irani, Siria, Koreja e Veriut dhe vendet e ish- Bashkimit Sovjetik. Pėr disa nga kėto vende mbetej problem transporti deri nė Liban, pa u interceptuar nga agjencitė ligjzbatuese izraelite. Nė kėtė kontekst roli i Shqipėrisė si vend tranzit ishte mjaft i rėndėsishėm pėr bashkėpunimin ushtarak Hezbullah- Kore e Veriut. Pėr mė tepėr qė pala shqiptare ishte e gatshme tė bėnte gjithēka pėr tė lehtėsuar kėtė kontrabandė armėsh midis kėtyre dy entiteteve.
Mė datė 12.2.2008, njė delegacion i madh (8-9 persona, pėrfshirė shoqėruesin) korean viziton z. Mediu nė zyrėn e tij nė Ministrinė e Mbrojtjes. Kjo vizitė i dha njė impuls tė ri marėdhėnieve ushtarake midis Shqipėrisė demokratike dhe Koresė komuniste. Nuk jemi tė informuar pėr temat me interes reciprok, qė u trajtuan nė takimin me ministrin republikan Mediu me oficerėt komunistė koreano veriorė, gjithsesi sinjifikativ ėshtė fakti qė ky takim iu mbajt sekret Louis Boros, ish- kolonel amerikan, aktualisht punonjės i firmės Coubic Defence Applications Group Inc., i cili kėshillonte ministrin Mediu pėr modernizimin e forcave tona tė armatosura pėr tė arritur standardet e NATO-s. Pėr koincidence, pas kėtij takimi u ndėrprenė eksportet e skrapeve ushtarake tė tunxhit me pėrmbajtje floriri pėr nė portet e Koresė sė Jugut si nė Pousan dhe nė Itchon.
Mbas takimit me ushtarakėt koreano- veriorė, ministri Mediu pati njė takim pune me gazetarin dhe publicistin e mirėnjohur Blendi Fevziu, siē shihet edhe nė faksimilen e dokumentit. I gjithė ky idil ushtarak qeveri e djathtė- Kore komuniste ėshtė njė provė ngjethėse e tahmasė pa kufi pėr para. Kjo tahma, qė dėmtoi rėndė prestigjin dhe interesat e Shqipėrisė nė sytė e aleatit tonė strategjik SHBA-sė, ėshtė edhe njė nga shkaqet e kasaphanės sė Gėrdecit.
Historia e marrėdhėnieve ushtarake Shqipėri-Kore komuniste ėshtė njėkohėsisht edhe dėshmi ulėritėse e defiēencės mendore tė kontrabandistėve shqiptarė. Tė komunikosh me fakse apo me takime kokė mė kokė me atasheun ushtarak koreano- verior nė Sofie dhe pastaj tė pretendosh qė tė mos biesh nė sy, qė veprimet e tua tė mos dokumentohen nga shėrbimi sekret bullgar, ėshtė me tė vėrtet idiotizėm. Kuptohet, Bullgaria si vend anėtar i Nato-s tė tilla informacione i ndan me aleatin e saj strategjik nė NATO. Kristofer Hill, shef i ekipit amerikan pėr problemet e armėve tė Koresė tė Veriut ėshtė njėkohėsisht njohės i shkėlqyer i skenės politike shqiptare, edhe pėr shkak tė eksperiencės sė tij personale nė Ballkan. Ai nuk e ka tė vėshtirė t’i lidhė bashkė faktet pėr tė nxjerrė njė konkluzion tė arsyeshėm nga takimet kolonel koreano-verior-drejtori Pinari, delegacion i zgjeruar ushtarak korean- ministri Mediu si edhe nga miqėsia e zotit Mediu me njė djalosh rreth 30 vjeēar, i cili Mediun dhe ministra tė tjerė tė kabineteve Berisha i ka zėnė miq, qė kur merrnin pjesė sė bashku nė mitingjet e opozitės nė vitet 2001-2005. Pasojat e kėtij trafiku armatimesh pėr protagonistėt e tij dhe pėr tė gjithė shqiptarėt, njėlloj si me historinė e qemanes sė Nastradin Hoxhės, qė avazi do i dėgjohej sabajle.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
fionaa
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi


Female
Numri i postimeve: 3796
Age: 22
Vendi: Austri
Registration date: 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !   Sun Feb 14, 2010 12:59 am

Petrit ne radhe te pare shyqyre se qenke gjall se ke humb krejte dhe eshte vrejte mungesa jote!

E sa per berishen do shofim si do perfundoj debati mese berishens dhe edit?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar


Male
Numri i postimeve: 3069
Vendi: Shqiperi
Profesioni/Hobi: Mbushes Topi
Registration date: 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !   Sun Feb 14, 2010 1:02 am

Faleminderit per interesimin,

Sa per debatin nuk ka perfundim...ose me mire te themi eshte ajo qe une kam parashikuar qysh para zgjedhjeve QEVERI TEKNIKE.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
fionaa
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi


Female
Numri i postimeve: 3796
Age: 22
Vendi: Austri
Registration date: 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !   Sun Feb 14, 2010 1:09 am

Ndoshta kesaj radhe do shkojn gjerat me ndryshe mbasi jan dy krer politik qe jan kundershtare shum te forte ndaj politikes njeri tjetrite, ndoshta do gjejn zgjedhej me ne fund?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar


Male
Numri i postimeve: 3069
Vendi: Shqiperi
Profesioni/Hobi: Mbushes Topi
Registration date: 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !   Sun Feb 14, 2010 1:13 am

Zgjedhja do te jete per krejt shqiptaret...


PS: Shqiptarėt duhet tė dinė tė vėrtetėn pėr persekutimin e njė familje mjekėsh nga Berisha

Nga Tema

Partia Socialiste i kėrkoi dje kryeministrit Sali Berisha tė tregojė tė vėrtetėn pėr internimin e dy mjekėve.
Deputetja Ermonela Felaj tha se PS ėshtė dakort qė kush ka kryer krime, tė largohet, por mė parė Berisha duhet tė sqarojė pozicionin e tij nė lidhje me internimin e dy mjekėve.
“Jam shumė dakord me ata qė thonė kush ka kryer krime nė tė shkuarėn, duhet tė largohet nga jeta publike, prandaj kam njė pyetje pėr Sali Berishėn:
A nuk ėshtė koha zoti Sali, qė shqiptarėt ta dinė tė vėrtetėn e internimit tė dy mjekėve tė pafajshėm, burrė e grua, qė ju personalisht, si Sekretar i Partisė sė Enver Hoxhės, i persekutuat deri sa pėrfunduan nė kamionin e Degės sė Brendshme me gjithė plaēkat e shtėpisė?!” tha Felaj.
Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, e ka akuzuar publikisht kryeministrin pėr kėtė gjė, por nuk ka pėrmendur emrin e mjekėve qė kanė vuajtur internimin pėr shkak tė Berishės.
Zbulimi i disa eshtrave qė mendohet se i pėrkasin tė pushkatuarve nga regjimi komunist ka zgjuar dhe deklarata politike. Deputetė demokratė ishin nė vendin e ngjarjes pėr ta pėrdorur po ashtu politikisht kėtė ngjarje pėr tė sulmuar Gjykatėn Kushtetuese qė rrėzoi ligjin pėr lustracionin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1258
Age: 44
Vendi: Ferizaj -gjermani
Registration date: 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !   Sun Feb 14, 2010 10:44 am

sali Kali pjestar i klanit zemunit, dhe mik i fazliqve!!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1530
Age: 30
Vendi: Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi: zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date: 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !   Tue Feb 16, 2010 10:00 am

dhenderr i serbise mik i milloshit tradhtare qen tradhtari qe shkaterron shqiperin pa meshire dhe ka mbushe me miqt e tije serbe.duhet vjerre ne mejdis te tiranes kete qen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1530
Age: 30
Vendi: Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi: zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date: 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !   Tue Feb 16, 2010 10:01 am

dhenderr i serbise mik i milloshit tradhtare qen tradhtari qe shkaterron shqiperin pa meshire dhe ka mbushe me miqt e tije serbe.duhet vjerre ne mejdis te tiranes kete qen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
athih
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve: 4
Age: 41
Vendi: peje
Registration date: 06/02/2010

MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !   Wed Feb 17, 2010 4:23 pm

Ju pershendes te gjitheve qe jeni kyqur rreth kesaj teme,dhe se i cmoje keto vlersime te juja , duke mos nderhyre ne ate se sa te verteta jane por kjo ju mbetet juve sepse ju edini me se miri se a jane te vertata apo j
Une dote ju tregoje dicka qe nuk me ke thene dikush, dhe as nuk e ka pare dikush, e me ka thene mua, por e kam pare vete me syt e mi , dhe perveq meje e kane pare edhe nje qytet i tere i SHkodres me rrethine, pastaj edine tere shtetet e ballkanit qe ishin ne lufte me millosheviqin ne vitet e 90-ta, ku disa prej tyre edhe e kan vuajtur perveq demeve te tjera , cka eshte me e keqja mev dekje njerzish.
Tani po filloj lidhur me temen dhe po afroje shume te dhena te sigurta te cilat i dini ju dhe te tjeret por dikujt nuk ja kenda dhe nuk ipranon. Une ne vitet prej 92-96kam jetuar ne Shqiperi per shkak se kerkohesha nka policia serbe te them te verteten sikur edhe disa te rinje tjere qe kerkoheshin ne ate kohe me qellime te ndryshme, dhe jo pse une isha ndonje patriot i madh , ose ndonje figur e shquar . Ate kohe isha 19vjeqar te holla kisha, ne kosove nuk kisha siguri dhe erdha ne Shqiperi.
Ne Shqiperi ate kohe ndodhen ndryshime te medha , erdhi Sala ne pushtet .dhe se une nuk di te analizoje ato ndryshime qe ndodhen jo ne Shqiperi por edhe ne tere evropen.por kurfillova te shtise neper disa qytete rreth Durresit dhe fillova te njohe kete rreth, pashe edhe shume gjera te tjera , qe ne ate kohe dhe sot jane te pa pranueshme per mua, por i pashe me syte e mi.
Sali Berisha me sejmenet e vet dhe me nje pjese te madhe te qytetareve te shkodres dhe rrethines, por jo te gjithe duhet te jemi te kujdeseshem, i jepnin nafte KRIMINELIT MILLOSHEVIQ derisa e tere bota berei embaargo per te .
Sala ishte ne pushtet dhe nuk e ndaloje por ishte ai vete qe e shiste naften , dhe kete pune nuk ia besonte askujt por vete e kryente, sepse fitimi ishte marra mendes,
Une me disa kosovar shkonim nganjehere ne shkoder , dhe sa here qe shkonim, lirisht mund te themi se kudo kishte nafte, era vinte nafte, rruget plote nafte cisternat kudo, oborret plote , dhe lirisht mund te them se ne ate kohe ne shkoder flitej vetem gjuha serbe , po them me plote pergjegjesi, dhe se organet e rendit nuk funksiononin fare.
Dhe e gjithe kjo ndodhi prej shkodres deri tek kufiri jugosllav. Pastaj me syte e mi e pashe SALI BERISHEN NE SHKODER disa here,dhe kisha rastin edhe ne ndonje lokal ne te njejten kohe te ishimune me shoke dhe ai me shoket e vet , natyrisht ndaras, dhe per cudi njehere i pashe edhe dy shqipetar nga kosova qe per mua dhe shoket e mi ishin te njohur , natyrisht per biznes.
UNE NUK DI SE CKA ESHTE POLITIKA DHE SE NUK MERREM ME TE, NUK JAM AS ME SALEN DHE AS ME EDIN , POR TELEVIZIONI QE E KAM ESHTE DIGJITAL DHE I PERCJELLI PROGRAMET E SHQIPERISE DHE PER CDO NATE FLITET PER TA .PER SALEN E DI KETEQE LIRISHT NJE MENDJE E SHENDOSHE MUND TE VIJE NE PERFUNDIM SE ME BISNESIN E TIJE TE NAFTES VRAU, MASAKROI , SHUME MYSLIMAN, DHE MUND TE THEMI SE ME NAFTE VURI NE LEVIZJE MAKINERINE SERBE DHE SE ISHTE VRASES I 7000 MYSLIMANEVE NE SREBERNICE, KETE E DI OKB-JA ,BE, MONITORUESIT NDERKOMBETAR DHE AQ ME MIRE NE SHQIPETARET.
UNE NUK PO E PERMEND SE AI ISHTE KOMUNIST,SE AI VRAU REMZI HOXHEN, PIRAMIDAT ,GERDECIN, DETIN QE TENTOI TE IA FAL GREQISE ETJ/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisė !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 57 e 67Shko tek faqja : Previous  1 ... 30 ... 56, 57, 58 ... 62 ... 67  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Posto temė tė re   Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet