Identifikohu

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Kush ka qenė Enver Hoxha?
Today at 1:02 am nga xhavo_

» Lufta e Kosoves: eshte harruar???
Today at 12:52 am nga Sofra

» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve
Today at 12:39 am nga Guximi

» CFARE MENDONI PER KETE VIDEO......
Today at 12:36 am nga Aldo

» Merre me mend.....
Today at 12:32 am nga Guximi

» Mos !..
Yesterday at 10:34 pm nga klodian

» Nje..!!
Yesterday at 10:26 pm nga klodian

» Pėrshėndetni anėtarėt qė pėlqeni!
Yesterday at 10:18 pm nga klodian

» Me thuani si ndiheni sot..?
Yesterday at 10:11 pm nga klodian

» Pse.?
Yesterday at 10:04 pm nga zeriatdheut

» Libri me i bukur qe keni lexuar
Yesterday at 9:37 pm nga Eva

» Cili ekipe ėshtė me i miri nė Bote ??
Yesterday at 9:33 pm nga Xili

» Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi?
Yesterday at 9:11 pm nga BiBiKiM

» A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė
Yesterday at 9:08 pm nga Ummu-Hurejra

» Arber Xhaferi - Opinioni juaj...
Yesterday at 8:35 pm nga kosovaboy

» Nje puthje per....
Yesterday at 7:34 pm nga fatijon

» Qka prisni nga viti 2009?
Yesterday at 7:20 pm nga Xili

» Nje shpulle per......
Yesterday at 7:14 pm nga Xili

» MALET ME TE LARTA SHQIPTARE
Yesterday at 7:12 pm nga Xili

» Lojera: gjeni nje qytet me shkronjen e fundit
Yesterday at 7:07 pm nga Xili

» Ēka do ti kishit thėnė antarit qė ėshtė siper!
Yesterday at 7:05 pm nga Xili

» Liga e Kampioneve 2008/09
Yesterday at 7:01 pm nga Xili

» Poezi qė mė kanė pėlqyer shumė!
Yesterday at 6:21 pm nga Eva

» Smail Puraj
Yesterday at 5:42 pm nga Tigrina

» Ēka kishit bere qe te largohen serbet nga mitrovica e veriut
Yesterday at 4:23 pm nga BiBiKiM

» STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!
Yesterday at 2:55 pm nga Ago Muji

» Ēėshtje taktiko-luftarake nė fushėbetejė
Yesterday at 2:01 pm nga Ago Muji

» A jeni besimetarė??
Yesterday at 12:32 pm nga Guximi

» A esht DEL PIERO djalosh i arte
Yesterday at 11:48 am nga fatijon

» BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?
Yesterday at 10:00 am nga zeriatdheut

Kush ėshtė nė linjė
0 Pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė

Asnjė

[ Shiko krejt Listen ]


Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 45 mė Sun Jan 27, 2008 10:09 am
Statistikat
Forumi ka 1744 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri leonora behrami

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 165136 artikuj v 1941 temat
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
Orfe@ (8700)
 
shaban cakolli (8671)
 
Sofra (6859)
 
Akili (6345)
 
Vesa (5971)
 
Beton (5803)
 
BiBiKiM (5465)
 
Kosovarja (4832)
 
Vrana Konti (4015)
 
Mysafir (3488)
 

Arti publicist i tė rinjve

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Faqja 2 e 5 I mėparshėm  1, 2, 3, 4, 5  I ardhshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Arti publicist i tė rinjve

Mesazh nga Kristaq F. Shabani prej Fri Nov 21, 2008 9:25 pm

Pertisian Zhibaj

Klasa e IXB



Pėrpjekje pėr tė dhėnė “pėrvojė” dashurimi.

A duhet tė nxitet nėj besnikėri e tillė nė dashurim?… Le tė diskutojmė

Shumė njerėz nė kėtė botė mendojnė se me dashuri do tė arrijmė gjithēka, por gabohen rėndė. Nga dashuria humb gjithēka, humb jetėn, humb lumturinė, humb gėzimin dhe fiton luftė, lot, vuajtje dhe zhgėnjim. Dashuria me shikim tė parė ėshtė ėshtė “improvizim”, ėshtė ndoshta, pėr fat tė keq nė disa raste, dramė dhe pikėllim. Dikur vite mė parė jetonin bashkė njė vajzė dhe njė djalė. Nė natėn e errėt e me shi djali pyet me ēudi: “Ēdo tė bėje ti, zemėr, sikur unė tė mos jetoj?!”

“Edhe unė nė prehėrin tėnd shpirtin do ta sakrifikoj”.

Kaluan vite dhe fati e degdisi rrugėve tė tij, ata u larguan dhe u ndanė si fėmijė. Ata kishin kohė pa u takuar e pa u parė. Njėri tjetrit nė telefon nuk i kishin dalė. Njė ditė nė lajme prezantuesja tha: “Nė fshatin pranė, dy ditė mė pare, ka vdekur njė djalė…”, dhe fotografinė tregoi. Ajo, siē po qėndiste, e njohu dhe gishtin shpoi. Qė nga ajo ditė nuk hante e as pinte, vetėm e sėmurė nė shtrat rrinte. Nėna e merakosur pranė i qėndronte… As doktori nuk e gjente ē’sėmundje e mundonte. Kaluan dy muaj dhe gjendja e saj po vėshtirėsohej dhe ajo e tmerruar avash- avash nga jeta po largohej. Atėherė ajo i tha nėnės: “Dėgjo, dy muaj mė pare, nė fshatin pranė, ka vdekur njė djalė, tė lutem pranė tij tė mė bėsh njė varr…” . Kjo ishte fjala e fundit qė ajo shqiptoi, pastaj e heshtur sytė i perėndoi. Meqė ishte amaneti i fundit, nėna ia plotėsoi. Nė gėrmadhat e tyre kjo ėshtė shkruar qė ta lexojnė brez pas brezi ata qė janė tė dashuruar.

Kristaq F. Shabani
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi

Gender:MaleCancerPig
Mesazhe : 1775
Anėtarėsuar : 04 Jul 2008
Age : 49
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arti publicist i tė rinjve

Mesazh nga Kristaq F. Shabani prej Fri Nov 21, 2008 9:25 pm

Luiza Lazaj

Klasa e VIIIA

Ē’tė pikturoj vallė?

Jam ulur nė tryezė dhe nis tė pikturoj.

Po ēfarė tė pikturoj vallė?

Tė pikturoj njė trim me kalė?

Apo mos ndoshta natyrėn e qetė,

njė natyrė tė vėrtetė?

Nuk di si tė nisem nė pikturim,

kam shumė gjera nė mendim.

Ndoshta Piter Panin apo Borėbardhėn…

Po nga kėta cilin vallė?

Nė dorė mora penelin,

me tė kaltėr e nisa qiellin,

me tė verdhė diellin,

e bėra dhe njė lėndinė,

plot me bar e trėndelinė.

As lulet nuk munguan,

por mė shumė e zbukuruan…

por edhe lumi nuk mungoi,

si njė pasqyrė natyrėn zbukuroi…

Ngjyra ngjyra e plot lezet,

e pėrfundova natyrėn e qetė…

Kristaq F. Shabani
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi

Gender:MaleCancerPig
Mesazhe : 1775
Anėtarėsuar : 04 Jul 2008
Age : 49
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arti publicist i tė rinjve

Mesazh nga Kristaq F. Shabani prej Fri Nov 21, 2008 9:26 pm

Arbiola Karalli





I pafat

I vetėm nė shtėpi

I vetmuar, pa njeri, si qiri qė shuhet,

ti po rri i heshtur, kėrkon tė flesh,

por nuk fle dot.

Kėrkon tė qeshėsh, por nuk qesh dot.

brenda nė shtėpi tė ka mbėrthyer vetmia;

larg atdheut ti qėndron

dhe kujton me dashuri Atdheun.



Lutėsia e nėnės



Djalit tė saj dėshmor



Filloj tė shkruaj,

tė shkruaj ca fjalė

mes dhimbjes dhe trishtimit,

tė thur vargje pėr nėnėn qė pret djalin e saj.

“Eja , bir i nėnės, eja mė gėzo!

Ndiej mallkim, bir, qė mua mė shtrėngon…

Pa ty nėna nuk ka jetė,

pa ty nėna s’rri kurrė e qertė.

Eja, eja, bir, mė shtrėngo, tė tė puth duart e buta,

Eja tė mposht mallin,

flokėt prej argjendi tė t’i ledhatoj si dikur.

Eja sa mė shpejt, o biri im i dashur,

eja tė mė marrėsh dhe tė ikim tė dy si shenjtorė.

Kristaq F. Shabani
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi

Gender:MaleCancerPig
Mesazhe : 1775
Anėtarėsuar : 04 Jul 2008
Age : 49
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arti publicist i tė rinjve

Mesazh nga Kristaq F. Shabani prej Fri Nov 21, 2008 9:26 pm



[b]INKURAJIM[/b]



[b]Xhelo Zilfo[/b]

*

Ti mė thua:

“ Shpirt i mamit , zemėro!”

Ti, moj nėnė , nėnėzo,

tė kam xhan s’tė lėndoj,

kurrė nuk do tė zemėroj…

*

Mėsuesja jonė e dashur,

ti pėr ne je prind i dytė,

tė kemi nė zemėr,

na mban porsi sytė…



Mario Zani



Gjirokastėr, vendlindja ime,

mbete pėrherė nė zemrėn time…

Sado larg qė tė shkoj,

Ty, jo kurrė s’tė harroj…

Kėtu u linda, kėtu u rrita,

edhe jotja ėshtė merita,

pėr kėtė qė jam unė sot,

pėr atė qė do tė bėhem mot…

Edhe pse jam larg me kilometra,

nė zemėr

vetėm me milimetra…















Megi Bineri

Bukuria

Qiriri prej meje ka mėsuar,

tė digjet e tė pėrvlohet…

Duke u pėrvėluar

tė qeshė e tė gėzohet,

tė bėhet zjarr e flakė,

tė tretet pak e nga pak,…

Ti i mėsove trandafilit,

tė ēelė e tė lulėzohet,

tė pėrvėlojė bilbilin

e ta bėjė tė pėlcasė,

njė fjalė tė mos i flasė,

dhe nga kjo t’i vijė njė e mire

tė zbukurohet mė shumė

e tė mos tė ketė mėshirė

po ta lėrė dhe pa gjumė.



Aldona Rabaj



Jeta ėshtė si njė trėndafil …

Lehtė ta kėpusėsh,

por vėshtirė ta lulėzosh.

Kristaq F. Shabani
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi

Gender:MaleCancerPig
Mesazhe : 1775
Anėtarėsuar : 04 Jul 2008
Age : 49
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arti publicist i tė rinjve

Mesazh nga Kristaq F. Shabani prej Fri Nov 21, 2008 9:27 pm

Zakeo Jano









Falja dashurinė



Dashuria ėshtė e shtrenjtė,

jo gjithkush e ka,

Dashurinė kėrkon

dhe askush ta fal.

Pse shumė njerėz sot

s’janė si unė e ti,

dashurinė e tyre

s’e ndajnė me njeri.

Dashurinė tėnde

dikush e kėrkon,

falja ti atė,

pse kaq e mundon.

Ai ėshtė i vetėm

dhe pa lumturi,

kaq shumė e gėzon

veē kjo dashuri.

Dashurinė tėnde,

qė i ri t’ia japėsh

dhe me zemėr plot

dorėn qė t’ia zgjatėsh.

Pse nuk ke mėshirė,

ki pak dhėmbshuri,

ashtu si ty ta falėn

falja edhe ti.

Mėso dhe ti,

mėso prej dashurisė,

mėso ti prej jetės

dhe prej mirėsisė.

Mos u bėj gjakftohtė,

ai ėshtė si ti,

falja ngrohtėsinė,

jepja dashurinė.

Ti do tė jesh i lumtur,

kur ai tė jetė,

dashurinė tėnde,

pret ai tė ketė.

Dashurinė dhuroje

bėje ti tė lumtur,

jetėn zbukuroja,

bėja mė tė bukur.

Kristaq F. Shabani
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi

Gender:MaleCancerPig
Mesazhe : 1775
Anėtarėsuar : 04 Jul 2008
Age : 49
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arti publicist i tė rinjve

Mesazh nga Kristaq F. Shabani prej Fri Nov 21, 2008 9:27 pm

Kuriozitete e Mite





Pėr dijeni

Sot njihen 15 lloje tė ndryshme kanceresh, qė shkaktohen nga duhani.

Njeriu, qė tymos njė paketė nė ditė, nė njė vit ka depozitur nė mushkėri 1kg blozė.

Ēdo cigare, qė pini shkatėrron tetė minuta jetė.

Rreth 1.1 miliardė njerėz, nė mbarė botėn, pijnė duhan.

Nė vitin 1990 ka pasur 3 milionė vdekje tė lidhura me duhanin.

Pritet qė nė vitin 2025 -2030 vdekjet tė rrriten me 10 milion.

Nė njė dhomė, ku ėshtė pirė 1 paketė cigare personat e pranishėm kanė thitur tym tė barabartė me prirjen e pesė cigareve.

Njė cigare ėshtė ēelėsi i njė pakete dhe i njė fundi tė tmerrshėm.

Duhani ul aftėsinė pėr shijuar e pėr tė nuhatur, shton parakohe rrudhat dhe, sipas disa studimeve tė kohėve tė fundit, ndikon keq edhe pėr dėgjimin. Nė njė dhomė, qė ka tym duhani monoksidi i karbonit hyn nė gjak tek ai, qė nuk e pi pas 30’.

Nga pirja e duhanit shkaktohen: 99% e rasteve nė tru, 85% e rasteve hemoragji nė tru, 90% e rasteve kancer nė mushkėri, 99% e rasteve kancer i laringut, 80% e rasteve kancer nė stomak, 56% e rasteve kancer nė pankreas, 90% e rasteve sėmundje e zemrės.

Pėrgatiti: Femina Abazi



Kuriozitete

Numri mė i madh i tė vdekurve u shkaktua nga thatėsia. U shėnua mes viteve 1876-1879 nė Kinė me rreth 9-13 milionė viktima. (E pėrgatiti Megi Bineri)



Flutura e natės kaktungrėnėse

Flutura e natės ha me shumė oreks. Nganjėherė mbllaēitet nė rrugėt pėrmes brezit tė madh tė kostuar tė katuesve nė Australi. Ajo ka shkuar nė Meksiko, ku bimėt me gjemba japin frute tė pėlqyera dhe prodhim tė rėndėsishėm bujqėsor. (E pėrgatiti Aldona Rabaj)



Fjalė tė urta

Larg atij, q ė tė lėvdon, duaj atė qė tė qorton.

Libri ėshtė arena e tė mėsuarit.

Duaje librin burimin e diturive.

Thika nuk dhėmb nė mish tė huaj.

Nuk ėshtė e thėnė tė dish gjithēka.

Atdheu ėshtė si familja, e ndejmė nevojėn e tij, kur na mungon…

Ai qė nderon Atdheun, kur ėshtė i vogėl, do t’i dalė zot, kur tė rritet.

I mblodhi: Hasan Sheno

Kristaq F. Shabani
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi

Gender:MaleCancerPig
Mesazhe : 1775
Anėtarėsuar : 04 Jul 2008
Age : 49
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arti publicist i tė rinjve

Mesazh nga Kristaq F. Shabani prej Fri Nov 21, 2008 9:27 pm

Sa e vėshtirė pritja



nga Kristiana Dono













Kjo fjalė e dhimbshme. Nė shumė vende njerėzit presin pėr gjėra tė ndryshme. Nė Shqipėri nėnat presin lajmet nga djemtė qė kanė mėrguar. Nė Amerikė, gratė, vajzat dhe nėnat presin djemtė dhe burrat, qė kanė vajtur nė luftė. Nė vendet e botės sė tretė njerėzit presin dhe shpresojnė pėr njė jetė mė tė mirė. Nė azilet e vendeve tė ndryshme pleqtė presin vdekjen t’u vijė. Nė maternitete tė ndryshme nėnat presin fėmijėt e tyre tė vijnė nė jetė. Nė vende tė tjera jetimorėt presin prindėr qė t’i adoptojnė kėta fėmiėj.Ashtu si gonxhja e trėndafilti qė pret tė ēelė. Ashtu siē pret zogu qė vezėt tė ēelin, ashtu siē pret shqiponja e vogėl tė fluturojė, ashtu dhe ne presim qė jeta jonė tė ndjekė rrjedhėn.

Kristaq F. Shabani
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi

Gender:MaleCancerPig
Mesazhe : 1775
Anėtarėsuar : 04 Jul 2008
Age : 49
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arti publicist i tė rinjve

Mesazh nga Kristaq F. Shabani prej Fri Nov 21, 2008 9:28 pm

Pėrēapje pėr t’u futur nė labirinth krijimi

Donatela Kanani









Njė natė e errėt vetėm pėr ty

Me pamjen e njė njeriu qė ecėn ngadalė, ndien dhimbje, por ecėn pa fjalė. Nė perėndimin e ditės dhe pse e lodhur, eci dhe eci me sytė e njomur! Mbi zemrėn e kalbur, shpirtin e tretur, nė zjarrin e pashuar me buzėn e etur. Nga pamja e lire, nga brenda prangosur, nė sjellje tė mirė, ndėrgjegje tė “sosur”… Me jetė tė shndėrruar nga ndjenjat e zjarrta. Sa humbje, sa lot, o Zot, sa trishtim po ndiej tani tej, thellė nė shpirtin tim. Jam e brengosur, e vrarė si me thikė dhe mė duket siku trupin po ma bėjnė copė e ēikė. Nėse do tė ekzistonte vetėm mirėsia, njerėzit do tė ishin tė velur nga dashuria. Vuaj, vuaj dhe akoma do tė vuaj si njė e prangosur nė veten time. Them kur do tė vijė ajo ditė qė do tė mund tė lė shpirtin tim tė lire. Sadoqė them jam e mbushur me hakmarrje… Kurrė nuk kam dashur qė njerėzit tė vuajnė pėr shkakun tim dhe ndoshta ju e dini… Jam e lėnduar pa masė. Po pres qė jeta ime tė shuhet si njė kandil qė ėshtė tepėr i ri dhe tė mos ketė mundėsi tė ketė atė zjarr pėrsėri. Si njė natė e errėt tani po ndihem pėrsėri. Kur vetmia dhe mendja tė pushton, pothuajse ēdo gjė e harron dhe pėr njė ēast ti krahasohesh me njė njeri, qė ka humbur kujtesėn, duke tė lėnė mbresa. Edhe sa akoma do tė vazhdojė vetmia; nė venat e mia tė burojė si njė sėmundje qė ti kėrkon qė ta kurosh, por vetėm pėr disa njerėz ajo vazhdon duke buruar akoma dhe ti nuk ke mundur ta kurosh atė as me ato pak ėndrra. Qielli sonte ėshtė gri unė nga vetmia po tretem si qiri. Retė pėrpiqen tė qajnė duke lėnė vetminė t’ia dalė mbanė. Sa pak dritė qė paska nė dhomėn time, sa errėsirė qenka kėtu! Sot edhe dhimbja po mė mundon kot… Po mė kujtohet dikush qė ia arriti qėllimit tė mė lėndonte duke mė lėnė kujtime tė hidhura, por qė nuk ekziston mė pėr mua dhe pėr ty, sepse qielli tashmė u nxi; humbi dhe kujtesa ime bashkė me ty. Retė nisėn tė vajtojnė pėr njė kujtim qė kurrė mė kėtej e tutje nuk do tė ekzistojė. Shkuan ėndrra, shkuan vuajtjet pėr njė tė pashpresė qė me zė tė ulėt lulet. Ja po nis njė ditė e re plot gėzim qė mė vonė kthehet pėrsėri nė njė trishtim

Iku shkoi dhe drita… Tani po ndodhem nė errėsirė dhe jam e rrethuar nga njė shirit i zi i pakuptimtė. Dikush po pėrqiqet tė mė thotė qė gjeja e mire ekziston nė kėtė botė. Dhe unė po pėrpiqem tė besoj. Nata e errėt po mė ndjek nga pas, duke mė pėshpėritur me zė tė ėmbėl, duke mė thėnė: “Unė jam mikja jote, Nata. Kam qenė dhe unė dikur si ty. Tė dėgjova duke pėshpėritur dhe njė moment m’u duk sikur unė isha si dikur njė njeri. Por mė dėgjo nėse zemra jote ėshtė natė, ti nuk do tė jesh shumė ditėgjatė. Kėtė mesazh e ke nga mikja jote “Natė” ”.

Po rri e po mendohem tė iki me natėn dhe ndoshta gjej pak lumturi apo tė rri nė dritė me zemėr tė mirė.

E mendova: “Do tė rri me dritė, me zemėr tė nxirrė, sepse vetėm kėshtu do tė mund tė shkruaj pėrsėri..

Njė natė e errėt vetėm pėr ty”.

Kristaq F. Shabani
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi

Gender:MaleCancerPig
Mesazhe : 1775
Anėtarėsuar : 04 Jul 2008
Age : 49
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arti publicist i tė rinjve

Mesazh nga Kristaq F. Shabani prej Fri Nov 21, 2008 9:28 pm

Interesantja nė faqet e gazetės sonė



Me atė hedhjen si prej kanguri, nxitoj tė vendos diku aty flamurin shqiptar.



Mariglena Bishani, klasa e IXA

Udhėtim nė hapėsirė













6 mars 2008. Sot ėshtė dita mė e veēantė e jetės sime. Unė jam njeriu me moshė mė tė re, qė do tė zgjerojė vizitėn pėrtej kufijve tė rruzullit tokėsor. Jam gati tė shoh ato qė Zoti ka krijuar me dorėn e tij. Pėr pesėmbėdhjetė minuta duhet tė nisemi. Tė gjithė po mė ndihmojnė tė vishem me atė veshjen e veēantė prej astronauteje. Minutat ikin, sa hap dhe mbyll sytė. Tani mbeti vetėm njė minutė, njė minutė qė do tė numėrohet mbrapsht dhe do tė shėnojė nisjen tonė. Unė ndodhem brenda anijes kozmike, sė bashku me kolegėte mi. Jashtė janė mbledhur me qindra njerėz, qė duan tė shohin kėtė nisje spektakolare. Tė gjithė janė paksa nė ankth dhe kėtė e shoh tek njerėzit qė i mbajnė duart tė kryqėzuara dhe tek tė afėrmit tanė, qė luten here pas herė. Numėrimi tashmė ka filluar: 60, 59, 58, 57…3,2,1 dhe njė zė i forte, qė thotė “Nisu!”. Mekanizmat lėvizėse tė anijes kozmike vihen nė punė dhe nė fund arrijmė tė ngrihemi. Tani, nė kėto momente, ndjenjat e mia janė tė ngatėrruar se kurrė me emocione, lumturi dhe ankth nė tė njėtėn kohė. Anija kozmike po ecėn me njė shpejtėsi marrarendėse. Udhėtimi ynė do tė zgjasė plot dy javė. Ky ėshtė njė udhėtim tepėr i veēantė pėr njė pesėmbėdhjetėvejeēare si unė. Mė nė fund gjendemi nė hapėsirė. O Zot, sa e mrekullueshme! Ēdo gjė qė shoh ėshtė unike dhe e bukur dhe e bukur! Nė kėtė hapėsirė tė pafundme shoh yjet, asteroidet, meteorėt, ėndėrr gjatė gjithė kohės. Destinacioni ynė ėshtė planeti i famshėm i hėnės. Udhėtimi ynė vazhdon e vazhdon. Sot ėshtė data 19 mars 2008. Tashmė, pas shumė e shumė ditėsh tė bukura, pra edhe tė lodhshme brenda atyre katėr mureve tė hekurta tė anijes kozmike, ne gjendemi nė hėnė. Bėjmė njė ulje tė ngadaltė dhe mė pas hapet dera, tė gjithė tė gėzuar dhe tė entuziazmuar zbresim dhe mė nė fund arrijmė ėndrrėn tonė. Arrijmė atė ėndėrr qė kėmba jonė tė shkelė nė tokėn e shkrifėt tė hėnės. Me atė hedhjen si prej kanguri, nxitoj tė vendos diku aty flamurin shqiptar. Tani ne e kemi njė dėshimtar qėdo t’i tregojė botės qė dhe shqiptarėt janė tė aftė ta nderojnė veten e tyre. Vizita mbaroi. Ishte vėrtete shumė e shkurtėr, por mua m’u duk njė pėrjetėsi. Tani ka ardhur koha tė kthehemi. Kolegu ynė, Mikeli, po na i bėn me shenjė qė tė mblidhemi tė gjithė nė anijen kozmike. Po afrohemi drejt derės, por pėrpara se tė hyjmė brenda, kthejmė edhe njė herė kokėn prapa dhe mė pas largohemi mė tė plotė se kurrė, qė mė nė fund ia arritėm qėllimit. Qė tani e tutje pėr tė gjithė ne do tė fillojė monotonia e pėrditshme dhe nė momentet, kur do tė jemi tė vetmuar, do tė na ngushėllojnė kujtimet e mbetura nga ai planet i mrekullueshėm, qė sapo lamė pas. Sot data shėnon 2 prill 2008. Kjo botė shėnon edhe mbėrritjen tonė nė tokė. Jemi tė gjithė tė lumtur qė udhėtimi pėrfundon me sukses. Tani po hapet dera. Sa shumė njerėz gazetarė dhe kamera pa fund gjenden kėtu! Fotografėt po na verbojnė me dritat e aparateve dhe veshėt po na shurdhohen nga shkrepjet e tyre. Mjafton njė tapet i kuq pėr tė parakaluar dhe unė jam e famshme. Mė vjen keq qė duhet t’i vijė fundi rrėfimit tim pėr nė hėnė, por besoj se e kuptoni, tani qė jam e famshme, kam shumė intervista pėr tė dhėnė.

Kristaq F. Shabani
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi

Gender:MaleCancerPig
Mesazhe : 1775
Anėtarėsuar : 04 Jul 2008
Age : 49
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arti publicist i tė rinjve

Mesazh nga Kristaq F. Shabani prej Fri Nov 21, 2008 9:29 pm

Faqja jonė e tregimit

Sprovė

Ėngjėlli ynė i pafat Adela…

Nga Sindi Islamaj

Sa ditė e bukur, sa natė e ngrohtė! Po pse ne jemi kaq tė ngrohtė?! Tė gjithė po qeshim, tė gjithė po gėzojmė, veē ne si grup rrimė dhe vajtojmė… Po pse po qajmė? S’e kuptoj,… Mos ndoshta pėr Zotin tone, qė na tradhėtoi?! Po vuajmė pėr njė ėngjėll tė ri, qė Zoti s’e la nė gjirin tonė tė rrinte! Po kush tė mori larg nga ne? Po kush ta mori shpirtin e ėmbėl e ta ēoi lart nė re?! Kush ta mori bukurinė? Kush na e fashiti dashurinė? Kush tė pa dhe tė hėngri me sy? Kush ta fashiti dhe ta rrėmbeu atė ēiltėrsi? Kush na shkatėrroi? Kush na mallkoi dhe trėndafilin tonė kaq larg e ēoi?! Po pse pikėrisht ty, o ylli ynė? Pse ty, o ėngjėlli ynė? Ēfarė kemi bėrė qė kėtė ta “meritojmė”? Nė kėtė ditė qė tė gjithė po marrim dhe japim dashurinė, ne po tė japim ty pėr tė tė mos tė marrė pėrsėri. Pse, o ZOT, pse na e more, pse kaq e pashpirt me tė u tregove?! Ikėn ėndrrat, vajtėn shpresat e asaj familjeje, qė fati po ia gllabėron brezat. S’ka mė dashuri, jo s’ka mė lumturi pėr atė familje, pėr atė shoqėri, ku gjithēka fluturoi si era bashkė me ato sytė e tu, ADELA. Kėtė ditė tė ngrohtė shkurti dhimbja mbuloi shpirtin, sytė tona si mantel i zi i veshur me lot. Sot qė ti, e dashur, ditėlindjen tėnde feston, ne frytet e humbjes sė shoqes sonė tė vajtojmė?!

Sa dhimbje, sa lot, sa vaj i derdhur pėr yllin tonė tė bukur qė nė shtratin e vdekjes dergjet e vdekur! Sa e hidhur kjo ndjesi, sa na dhemb, kur mendojmė se s’do tė kemi mė ty… Pa na thuaj, o ZOT, si t’ia bėjmė ne tani? Ku tė gjejmė forcė pėrsėri tė qeshim? Ku tė gjejmė prapė shoqen tonė tė flasim, tė gėzojmė?! Tė besojmė tek ty, o dashuri? Si tė besojmė ne te ty, kur ti nuk mendove aspak pėr dy sy, tė cilėt me gjithė forcėn qė kishim tė dedikoheshin nė ēdo ēast ty! Si tė ulemi nė ato banka? Si tė shkelim nė ato klasa, kur na bėjnė tė mendojmė veē pėr njė emėr, qė tani e mori nė gjirin e saj parajsa? Ku je, o Zot, ku je tani? Merrna tė gjitha ato ēka kemi, veē atė qė duam jo; veē ėngjėllin tonė kthenani, ju lutem, na e plotėso kėtė dėshirė. Vonė… sa vonė… Nuk ka mė jetė mė pėr ėngjėllin tonė. Po ikėn qė tė mos kthehet mė kurrė… Dhe njė tjetėr po na qėllon me gurė. Jemi tė mbytur e s’dimė ē’tė bėjmė. Na iku dhe zėri, po lotėt s’kanė mbaruar. Urojmė qė kjo tė jetė veē njė ėndėrr dhe jo realja qė po na shikon vėngėr. Dhe faqet e fletave po mbarojnė, veē dhimbjet tona me klithma nuk pushojnė, po flasin, po qajnė, po vujanė pėr njė bukuri qė vdekja po e fik, sikurse njė qiri. Po gdhihet dhe qielli na duket i zi, ndėrkohė qė shtyllat e muajve mbajnė emrin e saj me shirit tė zi,… Nuk kemi mė fuqi tė vuajmė e tė shkatėrrohemi, ndėrkohė qė banesės sė fundit po i drejtohemi. Nuk kemi fuqi tė tė lėmė vetėm ty! E si mund ta lėmė vetėm atė ėmbėlsi. Thjesht ėshtė gjėja mė vėshtirė nė botė qė ty tė tė themi lamtumirė sot. Ti ke vdekur, por as vdekja nuk po tė prish dot prapė,… Duket sikur je nė gjumė dhe sheh ėndėrr sot. Ej, zemra ime, mos fli tani tė lutem! Ti zgjohu, hapi ata sy. Pse nuk zgjohesh? Pse s’pėrmendesh? Ende e hutuar nėpėr ėndrra endesh? Me kė tė flasim, me kė tė bėrtasim? Po tė shtrėngojmė, por buzėt e tua nuk lėvizin qė tė na lehtėsojnė. Dhe kjo na bėn tė kuptojmė se kėtu ēdo gjė mbaron. Nė kėtė ditė shkurti, kur qielli ėshtė plot yje, ti po largohesh nga ne pėr t’u bėrė njė prej tyre. Mallkuar qoftė kjo date, qė mori ėngjėllin tonė tė pafat!

Kristaq F. Shabani
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi

Gender:MaleCancerPig
Mesazhe : 1775
Anėtarėsuar : 04 Jul 2008
Age : 49
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arti publicist i tė rinjve

Mesazh nga Kristaq F. Shabani prej Fri Nov 21, 2008 9:29 pm

Sponsor i gazetės “LIRSHĖM” Bashkim Tola, intelektual, biznesmen

Mundėsoi daljen nė dritė tė kėtij numri tė parė tė gazetės, tė cilėn e shoqėroi me urimin e mėposhtėm:

“Pėrshėndes inisiativėn tuaj. Sinqerisht mė emoncionon pėrkushtimi juaj pėr tė pėrfunduar njė inisiativė. Ju uroj suksese!”

Bashkim Tola

Nė emėr tė Qeverisė sė Nxėnėsve tė shkollės “Andon Zako Ēajupi”, tė Kėshillit botues si dhe tė gjithė kolektivit mėsues e nxėnės tė kėsaj shkollei urojmė: “Suksese nė veprimtarinė e tij tė frytshme dhe lumturi familjare. Gjithashtu aktin e tij e konsiderojmė njė gjest atdhetar dhe impuls tė dinjitetit njerėzor dhe ruatje tė identitetit”.





Gazeta botohet nėn drejtimin e Kryetarit tė Lidhjes sė Krijuesve “Pegasi”Albania, me qendėr nė Gjirokastėr Kristaq F. Shabani IWA W.P.S ++3550692553056, ++355692239594

Kryeredaktore: Sindi Islamaj E-mail cinderella5and9me@g.mail.com

Z/Kryeredaktore: Kledi Deko

Redaktor: Pertisian Zibaj ++ 3550693519231

Informacion: Femina Abazi, Shela Mevlani

Kėshilli botues: Taso Kano (kryetar i Kėshillit botues), Freda Boga, Kristiana Dono, Donatela Kanani, Yllka Ponde W.P.S, Mareglena Bishani , Ergys Mandili , Krista Tushe, Aleksandra Shabani W.P.S, Merita Ēerepi++35584268166, Tonina Hido.

Adresa: Shkolla 9 vjeēare “Andon Zako Ēajupi” Lagjja “” Gjirokastėr, Albania Tel. ++35584262339

Informacioni: Shkollės “Andon Zako Ēajupi” Gjirokastėr Mobil 0692657185

Kristaq F. Shabani
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi

Gender:MaleCancerPig
Mesazhe : 1775
Anėtarėsuar : 04 Jul 2008
Age : 49
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arti publicist i tė rinjve

Mesazh nga Kristaq F. Shabani prej Sun Nov 23, 2008 8:41 pm

Hapet njė dritare e re paraqitjeje zgjim ėndrrash e dėshirash…

“Me zemėr mė uroi, mė puthi nė faqe, kur e pėrqafova, ndjeva nė shpirt paqe”.


“I M P U L S”



revistė periodike letrare e Lidhjes sė Krijuesve “Pegasi” me qendėr Gjirokastėr, Albania. Nr 1(001) E mail@ pegasi2003 yooho com Muaji Shtator 2006



Kjo revistė e thjesht grafikisht do tė reklamohet nėpėrmjet LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE DHE ARTISTĖVE NDĖRKOMBĖTARĖ dhe Lidhjes sė Krijuesve “Pegasi” Gjirokastėr nė shumė vende tė botės….







Editorial
Filloi impulsi dhe eksplorimi i talenteve



Nga Kristaq F. Shabani, Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Poetėve “PEGASI” GJirokastėr

Mirė se erdhe revista “Impuls…”. Po hap njė dritare tė re paraqitjeje dhe zgjon ėndrra, dėshira dhe nxjerr nė pah talentet qė sot japin kontributin e tyre nė fushėn e letėrsisė fėminore si dhe talentet e fshehura apo tė njohura vetėm nė disa metra katrorė, qė tė njihen publikisht…



A dini qė nė shkollėn “Koto Hoxhi” nxėnėsit e pasionuar kanė botuar njė sėrė “revistash”, tė cilat tregojnė pasionin dhe zellin e nxėnėsve pėr Artin, Kulturėn, Letėrsinė dhe Pikturėn e tjerė? Ne kemi bėrė njė punė intesive pėr tė ardhur kėtu. Janė botuar njė sėrė titujsh, tė cilėt kanė shprehur me substancėn e tyre dhe paraqitjen grafike se nuk ėshtė harruar lėvrimi nė letėrsinė pėr fėmijė. Ne kemi pėrfaqėsues tė tillė, tė cilėt kanė bėrė emėr. Mund tė pėrmendim kėtu, Fran Ukcamėn njė emėr i dėgjuar nėletėrsinė shipe pėr fėmijėme veprat e ti,j Jorgo Telon me veprat e tij “Bubushi dhe dikushi”, “Babi, keq tė mos tė vijė”, Janaq Janon me veprėn etij tė suksesshme”Paqja e prishur” e botuar nė shqip, anglisht dhe greqisht, Izet Ēulli “...............”, madje dhe me botim nė Kosovė pėr tė vijuar me dy botimet interesante tė Mirela Dudit “Klloēka Nilė, Qeni Murro dhe Pushverdhi” dhe “Epopeja e minjve tė fushės” fabula, Lumo Kolleshi “........” Ledi Lahi “........................”, e cila paēka nga mosha e saj ėshtė mjaft premtuese nė skicimet dhe tregimet e shkurtra pėr fėmijė.kėto pėrmbledhje flasin pėr njė ecuri nėkėtė letėrsi. Po kėshtu pritet tė dalė nga botimi sė shpejti antologjia poetike ‘Refleks nė Ujėvarė” (Sarushja dhe tė tjera), vepėr pėr fėmijė e poetit dhe shkrimtarit Kristaq F. Shabani, ecila do tė zbukurojė “tablon” paraqitėse tė letėrsisė pėr fėmijė me autorė tė Lidhjes sė krijuesve “Pegasi” tė shfletuan disa prej syresh. Tituj mbresėlėnės dhe pėrmbajtje fėminore, qė tė tėrheq vėmendjen. A s’duhet t’i impulsojmė kėta fėmijė, tė cilėt nesėr do tė japin kontributin nė rrjetin mediatik dhe nė letėrsinė moderne tė Shqipėrisė? Duhet ta pėrgatitim qė sot kėtė kontigjent, me qėllim qė Gjirokastra tė ketė tė ardhmen e saj kulturore dhe prej kėtij kontigjenti do tė dalin, pa dyshim, nesėr pėrfaqėsuesit e Letėrsisė, Artit, edhe tė atij modern. Fėmijėt sot marrin njė informacion tė hollėsishėm e tė gjerė; ngarkohen, pra, nė mendjet e tyre me kėtė informacion dhe ėshtė e natyrshme qė ata do tė shpėrthejnė po natyrshėm nė drejtimet, qė ju pėlqejnė. A s’duhet tė interesohet qeverisja vendore dhe nė rangje mė tė larta pėr kėta fėmijė tė talentuar, qė pėrpiqen tė tregojnė talentin e tyre?! Ėshtė paksa e ēuditshme imitimi i bukur, qė pėrdorin nė redaksitė e tyre, nė kėshillat botuese e tjerė. Kjo spikatje duhet tė impulsohet edhe nga mėsuesit e letėrsisė, edukimit “artistik” e tjera. A s’ka ardhur koha qė Drejtoria Arsimore tė organizojė konkurime mes shkollash pėr kėto punime, revista e tjera? Njė gjetje e bukur dhe stimuluese, qė natyrisht kėrkon punė pasionante, zbuluese. Pra duhet njė programim i mirėqenė konkurrimi. Me tė pasionuarit dhe me talentet duhet tė punohet me pasion. Njė mėsues i mirė nė ciklin e ulėt dhe atė 9 vjeēar duhet tė evidentojė e tė reklamojė kėtė punė, e cila ėshtė njė veprimtari e mirėfilltė krijuese, qė nxit aftėsinė krijuese dhe predispozicionin shpirtėror pėr zhvillimin e talenteve nė tė gjitha fushat. Nuk duhet tė mjaftohemi vetėm me afishimin tė kėtyre punimeve nė klasa.Kėto veprimtari duhet t’i impulsojmė me projekte qė tė fitojnė ata, tė vegjėlit, se duke fituar ata, fitojmė edhe ne tė rriturit, gjithashtu fiton dhe ka shans konkurrimi gjithė vendi. Eksplorimi i kėtyre fushave mbetet njė fushė, qė duhet filluar dhe fituar sa mė shpejt. Vetė prindėrit nuk duhet tė mbeten nė pritje, por tė sakrifikojnė pėr tė nxitur dėshirat, talentet, pasi, shpesh herė, duke mos patur nivelin e duhur, pra janė nė disnivel, e duke patur detyra tė mėdha jetėsore, harrojnė duke shpėrdoruar tė ardhmen e fėmijėve tė tyre tė talentuar. Mėsues, propagandoni punėn tuaj! Mos rrini tė tulatur! Duke bėrė njė punė tė mirė selektive do tė dini t’i rezistoni kohės si dhe do tė guxoni pėr mė tej, duke mbajtur vendin profesional profesionalisht. Afrohuni te puna pasionante. Shembuj keni plot nė gjirin tuaj, qė mund t’u ngjasoni pėr pėrkushtesėn. A s’duhet qė edhe Shoqatat Atdhetare - Kulturore tė afrohen nė kėto shkolla, pasi pėr letėrsinė ka mjaft poetė e shkrimtarė, qė mund tė ndihmojnė dhe tė krijojnė lidhėsi tė mira me nxėnėsit e talentuar? S’duhet pritur, por duhet nxituar… Madje, duhet thėnė qė rrjeti mediatik i qytetit ta programojė publikimin e kėsaj pasurie tė madhe, qė pėrgatit tė nesėrmen dhe vetė qeverisja vendore ta marrė nė efiēencė kėtė zhvillim dhe ta futė nė projektet e saj. A s’ka ardhur koha qė tė krijohet njė antologji poetike me krijimet e kėtij brezi shkollor, qė ka thėnė e do tė thotė mė shumė? A s’ka ardhur koha qė tė ekspozohen punimet e tyre tė thjeshta, por me nerv? A s’ka ardhur koha tė realizojmė konkurrime tė fjalės artistike tė ndėrtuar “ndryshe”, duke lėnė rutinat dhe programet e mefshta?…Ku janė projektet e shumta dhe rezultatet e tyre pėr pėrkrahje?! Mirė se erdhe gazeta “Impuls…”. Po hap njė dritare tė re paraqitjeje dhe zgjon ėndrra, dėshira dhe nxjerr nė pah talentet e fshehura apo tė njohura vetėm nė disa metra katrorė, qė tė njihen publikisht… Fillesa ėshtė e bukur nga shkolla, qė mban emrin e njeriut, qė donte aq shumė gjuhėn shqipe, qė i mungon njė bust i madh nderimi…

“Qė tė arrihej kėtu, padyshim, njė rol tė madh ka luajtur aplikimi i Projektit “Hap pas Hapi” i realizuar nga reformatori Prof. Assoc.Vasil Bici, i cili nė kontakt me ISP bėhet, sipas Drejtorit aktual tė Drejtorisė Rajonale Arsimore, Vasil Muka, guri i themelit i njė bashkėpunimi modern pėr prezantimin e Fondacionit tė Shoqėrisė sė hapur “Soros”, duke transmetuar idetė e kėtij modeli…”.

Le tė sprintojmė bukur nė kėtė impuls…

Kristaq F. Shabani
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi

Gender:MaleCancerPig
Mesazhe : 1775
Anėtarėsuar : 04 Jul 2008
Age : 49
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arti publicist i tė rinjve

Mesazh nga Kristaq F. Shabani prej Sun Nov 23, 2008 8:42 pm

Impulsim dhe gjetje

Rrjeti mediatik i sė arthmes

Le tė zgjojmė ėndrrat

Revista qė kanė qarkulluar nė shkollėn 9 vjeēare “Koto Hoxhi”!



1. Revista “Ėngjėjt” nė pėrmbajtjen e saj rrok: miqtė tanė poetė, piktorėt e vegjėl, kureshtje, humor, argėtim, Ėngjėjt dhe ėndrrat. Revistė e ilustruar, sipas mundėsive me teknika tė lehta, ku njė pėllumb ėngjėllor fluturon nėn kėndvėshtrimin e spikatur tė Diellit dhe nė prezencėn e njė vogėlusheje dhe tė luleve shumėngjyrėshe. Njė ide qė duhet tė ndalesh. Shihni sa me ēiltėrsi shprehen ndjenjat nė njė vjershė tė titulluar “Ėngjėjt” tė botuar nė kėtė revistė:



“Ėngjėjt”

Ne jemi Ėngjėj,/ ne jemi fėmijė, ne jemi drita/ qė ka ēdo shtėpi./ Ne falim dlirėsi,/kėrkojmė dashuri ;/Ne duam njė botė /mė tė mirė,/ku tė realizohet/ ēdo ėndėrr,/ēdo dėshirė!/

Ėshtė dhe njė vjershė pėr gjuhėn shqipe ku thuhet:

“Gjuha shqipe, gjuhė e nėnės,/ qė nė djep mė ka magjepsur! /Si pėllumb krahėshkruar /

gjuha shqipe mė ka magjepsur./

Po kėshtu ka dhe njė poezi pėr nėnėn. Piktorėt e vegjėl kanė rubrikėne tyre, ku ka prani tė inteligjencės dhe fantazisė. Vijojnė rubrika tė veēanta:

“Humor”, “Pyetje pėrgjigje”

Kur e ngrėmė lart kokėn nė kohė tė mirė ēfarė shohim?

- Shohim qiellin, diellin zogjtė!

- Po nė kohė tė keqe?

- Shohim ēadrėn!

# #

Rubrika “Argėtim” ka prezencė tė gjė e gjėzave tė goditura si dhe njė fjalėkryq.

Nė faqen tjetėr ka ushtrime logjike si dhe luaj lodrat “Mos u nxeh” dhe “Tre qentė dhe lepuri”.

Si pėrfundon kjo revistė? Me mesazhin e madh: “Lumturi, Gėzim, Paqe” si dhe me Pasthėnien ‘Ėngjėjt dhe ėndrrat e tyre” Ēfarė shkruhet nė kėtė pasthėnie?

A e dini pse fėmijėt i quajnė Ėngjėj? Sepse fėmijėt janė tė pastėr, tė qetė dhe nuk njohin ligėsinė. Ata nuk e njohin urrejtjen, inatin, pėrbuzjen. Jeta e tyre ėshtė si njė ėndėrr, ata nuk kanė probleme, halle. Ata nuk luftojnė e nuk i duan armėt. Janė miq dhe shokė tė mirė. Nga goja e tyre dalin veē ndjenja tė pastra. Por a i kuptojnė tė rriturit siē duhet?! Shpesh tė rriturit harrojnė qė edhe ata kanė qenė fėmijė. Ata i vėnė tė vegjlit nėn tutelėn e tyre dhe i largojnė nga bota fėminore plot ėndrra, dėshira e iluzione. Sikur tė mbyllim sytė dhe tė imagjinojmė bota tė drejtohej nga fėmijėt, ē’do tė ndodhte vallė? Kush do tė triumfonte e mira apo e keqja? Do tė realizoheshin apo jo ėndrrat e tyre? Mundohuni ta imagjinoni!
Kush janė realizatorėt e kėsaj reviste : Kela Dashi, Xhesi Xhemali, Albion Shehu, Besjana Rredhi, Edi Isaraj, Henri Mezini,Valentina Veshi.


Portat e dashurisė





U puthim shikimin e bukur,


tek u rrjedh nga sytė,


u puthim fjalėzėn e rritur


tek u shket nga buzėt e njoma…


I puthim nė gushė,


i shtrėngojmė nė doēka…


Ah, dashuria pėr ta



ka me qindra porta!




Kristaq F. Shabani
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi

Gender:MaleCancerPig
Mesazhe : 1775
Anėtarėsuar : 04 Jul 2008
Age : 49
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arti publicist i tė rinjve

Mesazh nga Kristaq F. Shabani prej Sun Nov 23, 2008 8:42 pm

Surpriza ime: Vizatimi flet



E dini se ē’mė ndodhi njė ditė, o fėmijė? Na dha edukatorja njė kokė fėmije nė letėr pėr tė vizituar. “Vendosni shqisat me kujdes,”- na porositi.

Unė, pasi mora kokėn “bosh”, fillova, pa humbur kohė, nga puna. Nė fillim i vendosa flokėt, pastaj i vura veshėt. I flisja. Ai reagonte. I vura dhe sytė edhe vetullat. Filloi tė mė shikonte me ėmbėlsi. Vazhdova pikturimin dhe plotėsimin mė poshtė tė fytyrės. I vura hundėn qė tė merrte frymėmarrje. Pas gjithė kėtyre vendosjeve arrita te njė pikė tė nxehtė: Do tė vija buzėt. Vlerėn e buzėve dhe tė shqisave tė tjera na i ka mėsuar edukatorja, por na i kanė pėrforcuar edhe prindėrit. Buza filloi tė flasė menjėherė. Filloi tė flasė papushim. Kaq shumė fliste sa qė nuk kishte kohė pėr tė pushuar. I thashė me seriozitet: “Ē’ke kėshtu? S’po tė pushon goja dhe pastaj thonė qė shqiparėt janė pėr llafe”.

“Pse mos ta shfrytėzoj buzėn? Tani mė erdhi ajo, falė teje. Shyqyr qė mė shpėtove, pse nuk kisha si tė ankohesha”.

Fillova tė kėndoja. Nė fillim i flisja fytyrės, s’fliste. Kur i vura tė gjitha shqisat veē ta dėgjoje… I thashė edukatores: “Teta edukatore, vogėlushi im flet”.

Edukatorja nuk u ēudit aspak. U afrua dhe mė pėrgėzoi: ‘Tė lumtė, Sarushe, ti e bėre kėtė vogėlush tė flasė dhe tė filloi jetėn. "

Edhe fėmijėt e kopshtit u ēuditėn nga ky veprim i pikturės sė Sarushes. Kishin edhe ata fytyra, por vetėm fytyra e vogėlushit tim doli, si thonė tė mėdhenjtė, nga ngrirja…

“Shihni, shihni, Sarushja bėri vizatimin tė flasė”.

“Pse vogėlushėt tanė, teta edukatore nuk po flasin? Edhe ne u kemi vėnė gojė”.

“Fėmijė, qė tė flasė njė vogėlush, nuk do vetėm gojė, buzė, sy, veshė, por edhe diēka mė shumė se kaq”.

Qė atė ditė mė mbeti emri qė siē thonė:

‘”Ajo ėshtė Sarushja, vizatimi i sė cilės flet!”

Po sikur unė, Sarushja, t’i vendoste kėmbė e duar vogėlushit ē’do tė ndodhte vallė?”

Kristaq F. Shabani
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi

Gender:MaleCancerPig
Mesazhe : 1775
Anėtarėsuar : 04 Jul 2008
Age : 49
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Arti publicist i tė rinjve

Mesazh nga Kristaq F. Shabani prej Sun Nov 23, 2008 8:43 pm

Njė fillesė e bukur qė kėrkon impulsim





“PARLIAM ANCH’ ITALIAN”

Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet Kryetar iLidhjes sė Shkrimtarėve dhe Poetėve “Pegasi” me qendėr nė Gjirokastėr, Albania



Nė kuadrin e shkėmbimeve tė vlerave universale nė poetikė, prezantimit tė nivelit kulturor, dygjuhėsh dhe tejdimensional, del ky libėrth, i cili, qė nė titullim zbulon njė tė fshehtė tė bukur dhe intriguese nė gjuhėn italiane, qė tėrheq vėmėndjen pėr substratin paraqitės apo mbartės. 22 autorė tė vegjėl libohovitė nė njė rrugėtim e sfidim tė madh, nėn drejtim pasionant tė mėsuesit, krijuesit dhe pėrkthyesit energjik Besnik Ismailati, njė shembėlltyrė qė udhėrrefen. Njė punė pasionante qė tė ēon drejt njė grupimi tė sintetizuar nė kėrkim talenti pėr tė mėsuar njė gjuhė me njė formė tė gjetur. Pėrvoja e ka treguar vitalitetin e saj.

Nė emėr tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe poetėve “Pegasi” pėrshėndet kėtė nismė me objektiv tė qartė, tė menduar qė fiton shansin e kapėrcimit tė njė shkalline dhe realizon hedhjen fluturuese me ngjyrim nga njė “trampolinė” e bukur e tė mėsuarit tė gjuhės.

I parė nė njė kahje profesionale e kritike libri, pėrveē tė tjerash, ėshtė njė libėr konkurruesmidis nxėnėsve, krijuesve tė vegjėl qė ngjizen, notojnė me stile tė ndryshme nė tema tė njejta, duke pėrdorur secili “substratin “ e vet, secili mjetet e veta stilistikore, arkitekturėn vetiake e duke paraqitur fizionomi po vetiake e krijim tė urave komunikuese me italianėt e vegjėl, qė nxiten dhe ata pėr tė ndėrmarrė njė nismė nė mėsimin e gjuhės fqinje (shqipes sė bukur).

Nė kėto parcela individuale, qė nė bashkėsi krijojnė tė tėrėn e bukur dhe sfiluese, gjen aktrime tė theksit poetik, tė njė zanafille apo fillese qė, nesėr me njė punė kualifikuese tė vijuar, mund tė plotohen dhe tė rritet forca prezantuese. Paēka se temat janė tė diktuara krijuesit e vegjėl nė gjuhėn e bukur italiane janė munduar qė nė krijimet e tyre tė jenė me tharm dhe tė burojnė nga spontaniteti. Tematika e kėtij vėllimi bashkėsish krijuesish tė vegjėl, paēka se ka njė konturim disi tė drejtuar, i ėshtė lėnė hapėsirė pėr tė shprehur e thėnė nė komponente tė gjetur dhe kjo krijon bindshėm mundėsitė reale tė gjithsecilit duke marrė pamje panoramike moshe, sipas planifikimit tė detyrave shtėpi + klasė. Kjo tregon njė punė sa pasionante aq dhe tė pėrkushtuar, sa prekėse aq dhe tė gjetur, sa temperative aq dhe tė latuar, sa emoncionuese aq dhe kėrkuese tė drejtuesit aktiv duke arritur nė koloriin 22 ngjyrosh libohovit, ngjyrim ky nė njė gjuhė tė dashur e tė prekur mė parė, qė hap me ēelės tė gjetur njė gjuhė plot kolor; kjo do tė thotė se duke thurur vjersha ke nisur pėrparimin nė tė, duke pasur njė fond leksikor tė nevojshėm komunikimi e madje me art.

Pra shkėmbim vlere, lidhėsi gjuhėsore, befasi, hapje dyersh pėr kulturim edhe profesional, krijim i lidhėsisė dhe interpretim tė mundshėm tė ndjenjave nė njė gjuhė tjetėr dhe me theks tė veēantė. Padyshim vlen qė nė podium tė ngjitet vlerėsimi i kėsaj sipėrmarrjeje. Tė shndėrrohet kjo nismė nė njė lajtmotiv edhe stimulim dhe pėr gjuhėt e tjera se gjuha ėshtė si enė komunikuese nė evropianizimin e vendit si dhe tė merret informacioni i nevojshėm nė destinacionet e nevojshme. Vlen tė pėrmendet edhe sfilimi i interpetimit tė kėtyre krijimeve nga vetė krijuesit. Duhet tė kihet parasysh edhe reklamimi dhe publikimi i kėsaj sipėrmarrjeje.

Shkruarja e njė libėrthi tė tillė nė gjuhėn italiane me poezi, nė kėtė art tė madh komunikimi, flet pėr njė kthesė tė bukur qė nesėr do t’i merren frytėzimet nė njė “autostradė tė madhe “ tė gjuhėve. Hapet sipari i njė bote fėminore, ku luan e aktron ndjenja e kėtij stadi letrar dhe ēiltėr precipiton ajo duke u pėrcjellur me frymėmarrje te pasionantėt gjuhėfolės e gjuhėshkruar.

Le ta inkurajojmė tė gjithė kėtė udhėtim tė bukur, kėtė nismė dhe tė emoncionohemi sė toku pėr kėtė siguri arritjeje libohovite.

Ju faleminderit!


Kristaq F. Shabani
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi

Gender:MaleCancerPig
Mesazhe : 1775
Anėtarėsuar : 04 Jul 2008
Age : 49
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry