Identifikohu

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve
Yesterday at 11:57 pm nga xhavo_

» CFARE MENDONI PER KETE VIDEO......
Yesterday at 11:56 pm nga BiBiKiM

» Mos !..
Yesterday at 10:34 pm nga klodian

» Merre me mend.....
Yesterday at 10:32 pm nga klodian

» Nje..!!
Yesterday at 10:26 pm nga klodian

» Pėrshėndetni anėtarėt qė pėlqeni!
Yesterday at 10:18 pm nga klodian

» Me thuani si ndiheni sot..?
Yesterday at 10:11 pm nga klodian

» Pse.?
Yesterday at 10:04 pm nga zeriatdheut

» Libri me i bukur qe keni lexuar
Yesterday at 9:37 pm nga Eva

» Cili ekipe ėshtė me i miri nė Bote ??
Yesterday at 9:33 pm nga Xili

» Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi?
Yesterday at 9:11 pm nga BiBiKiM

» A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė
Yesterday at 9:08 pm nga Ummu-Hurejra

» Arber Xhaferi - Opinioni juaj...
Yesterday at 8:35 pm nga kosovaboy

» Kush ka qenė Enver Hoxha?
Yesterday at 8:30 pm nga kosovaboy

» Nje puthje per....
Yesterday at 7:34 pm nga fatijon

» Qka prisni nga viti 2009?
Yesterday at 7:20 pm nga Xili

» Nje shpulle per......
Yesterday at 7:14 pm nga Xili

» MALET ME TE LARTA SHQIPTARE
Yesterday at 7:12 pm nga Xili

» Lojera: gjeni nje qytet me shkronjen e fundit
Yesterday at 7:07 pm nga Xili

» Ēka do ti kishit thėnė antarit qė ėshtė siper!
Yesterday at 7:05 pm nga Xili

» Liga e Kampioneve 2008/09
Yesterday at 7:01 pm nga Xili

» Poezi qė mė kanė pėlqyer shumė!
Yesterday at 6:21 pm nga Eva

» Smail Puraj
Yesterday at 5:42 pm nga Tigrina

» Ēka kishit bere qe te largohen serbet nga mitrovica e veriut
Yesterday at 4:23 pm nga BiBiKiM

» STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!
Yesterday at 2:55 pm nga Ago Muji

» Ēėshtje taktiko-luftarake nė fushėbetejė
Yesterday at 2:01 pm nga Ago Muji

» A jeni besimetarė??
Yesterday at 12:32 pm nga Guximi

» Lufta e Kosoves: eshte harruar???
Yesterday at 12:05 pm nga Sofra

» A esht DEL PIERO djalosh i arte
Yesterday at 11:48 am nga fatijon

» BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?
Yesterday at 10:00 am nga zeriatdheut

Kush ėshtė nė linjė
0 Pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė

Asnjė

[ Shiko krejt Listen ]


Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 45 mė Sun Jan 27, 2008 10:09 am
Statistikat
Forumi ka 1743 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri uqk

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 165111 artikuj v 1941 temat
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
Orfe@ (8700)
 
shaban cakolli (8671)
 
Sofra (6859)
 
Akili (6345)
 
Vesa (5971)
 
Beton (5803)
 
BiBiKiM (5454)
 
Kosovarja (4832)
 
Vrana Konti (4015)
 
Mysafir (3488)
 

Kuzhina shqiptare

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Faqja 1 e 2 1, 2  I ardhshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kuzhina shqiptare

Mesazh nga Orfe@ prej Sun Oct 26, 2008 1:51 pm

Byrek me domate dhe salmon 
Pėrbėrėsit pėr katėr persona: 


200 gr brum
500 gr domate tė prera
120 gr salmon me vaj
njė tufė majdanozi
pak kripė
Koha 30 min 

Pėrgatitja: Lajini domatet dhe pritni nė feta pėr sė gjati, duke hequr pjesėt e panevojshme. Kriposini lehtė dhe vendosini nė njė kullesė pėr tė humbur ujin. Hapeni brumin nė njė tavė furre tė mbuluar me letėr zjarrduruese. Shponi pjesėn e poshtme me pirun dhe vendoseni nė frigorifer pėr 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lėnė anėve njė bordurė prej 1,5 cm. Transferojeni nė furrė tė nxehur mė parė me temperaturė 220 gradė dhe lėreni vetėm pėr 10minuta. Ulni temperaturėn nė 200 gradė dhe vazhdoni ta piqni pėr 20 minuta tė tjera, derisa brumi tė vijė mirė dhe domatet tė jenė pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni nė qendėr filetot e salmonit. Mbuloni sipėrfaqen me fletėt e borzilokut dhe majdanozit dhe lėreni tė ftohet para se ta shėrbeni.

Orfe@
Hero anėtar
Hero anėtar

Gender:FemaleVirgoBuffalo
Mesazhe : 8700
Anėtarėsuar : 26 Mar 2008
Age : 95
Vendi : SHBA.
Profesioni/Hobi : BUM.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuzhina shqiptare

Mesazh nga Orfe@ prej Sun Oct 26, 2008 1:51 pm

Pėr 4-5 persona nevojiten:


Per brumin duhet: 1 kg miell,
3-4 gota ujė, kripė,
Per masėn duhet: 200 gr gjalpė,
2 filxhana caji ajkė, 3 lugė vaj. 

Nė njė enė hidhet miell, kripė, ujė i ftohtė dhe pėrzihen nė njė brumė tė hollė si pėr petulla. Nė njė enė tjetėr shkrihet gjalpė, ajkė, vaj dhe qumėsht, pėrzihet masa e krijuar derisa tė gjithė pėrmbajtėsit tė jenė skrirė nė njė masė tė vetme, Lyhet tepsia me yndyrė dhe me njė lugė merret brumi i hollė dhe hidhet nga cepi i tepsisė deri afėr mesit dhe krijohen rradhė tė cilat mbulojnė gjithė tepsinė. Mesi i cili ėshtė bosh mbushet me rradhė paralele .(shih skicėn) Gjithė sipėrfaqja lyhet me masėn e pėrgatitur dhe futet nė furrėn e ngrohur. Kjo piqet pėr 3-5 minuta. Nxirret nga furra pėr tė vazhduar me rendin tjetėr. Brumi i hollė tashmė hidhet nė tė njėjtėn mėnyrė por midis dy rradhėve derisa tė jetė mbuluar e gjithė tepsia. Pėrsėri lyhet me masėn dhe piqet pėr 3-5 minuta. Kjo procedurė vazhdon derisa tė mbushet tepsia. Flia lihet tė ftohet pėr 10 minuta dhe serviret me kos, djathė ose mjaltė.

Orfe@
Hero anėtar
Hero anėtar

Gender:FemaleVirgoBuffalo
Mesazhe : 8700
Anėtarėsuar : 26 Mar 2008
Age : 95
Vendi : SHBA.
Profesioni/Hobi : BUM.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuzhina shqiptare

Mesazh nga Orfe@ prej Sun Oct 26, 2008 1:52 pm

Pėrbėrėsit pėr katėr persona:


1 kile patate tė zjera
lėng i filtruar i dy kokrrave limon
2 lugė majdanoz i grirė
kripė dhe vaj ulliri
spec i kuq djegės
njė kokėr qepė
200 gr ton
njė lugė majonez
Koha 1 orė.

Pėrgatitja: Patatet e zjera ende tė ngrohta, prijini nė feta dhe i pėrzieni shpejt me lėngun e limonit, 2 lugė majdanoz tė grirė, kripė dhe specin djegės tė grirė hollė. Pėrzijeni mirė dhe lėreni pak ashtu. Vendoseni mbi njė letėr zjarrduruese tė lyer me vaj ulliri, brenda njė bordure pėr t'i dhėnė formė. Bėni njė shtresė tė parė me patatet duke ushtruar njė presion tė lehtė mbi to. Shtoni 200 gr ton dhe qepėn e grirė dhe pastaj vendosni pjesėn tjetėr tė patateve. Futeni nė frigorifer dhe lėreni pėr tė paktėn 1 orė. Nxirreni me kujdes nga letra duke hequr dhe bordurėn dhe vendoseni pastiēon nė pjatė.

Orfe@
Hero anėtar
Hero anėtar

Gender:FemaleVirgoBuffalo
Mesazhe : 8700
Anėtarėsuar : 26 Mar 2008
Age : 95
Vendi : SHBA.
Profesioni/Hobi : BUM.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuzhina shqiptare

Mesazh nga Orfe@ prej Sun Oct 26, 2008 1:52 pm

Patėllxhanė tė mbushur 
Pėr 4-5 persona duhen:
Patėllxhanė 1 kg,
qepė 6-7 kokrra ose salcė njė lugė gjelle,
hudhra 2 kokrra, kripė, piper, majdanoz. 

Patėllxhanėve u qėrohet bishti, u hiqet lėkura nė tre rripa sipėr dhe nga tė dyja anėt. Priten pėr sė gjati te pjesa e sipėrme deri nė mes tė tulit. Patėllxhanėt vendosen nė ujė me kripė pėr gjysėm ore. Ndėrkohė nė tigan me yndyrė skuqet qepa e grirė nė formė gjysėmrrethi,shtohen domate tė qėruara dhe tė prere nė copa tė vogla; vazhdon kaurdisja nė zjarr tė avashėm nė mėnyrė qė qepa tė zbutet. Nė fund shtohen hudhra tė grira, majdanoz, kripė, piper dhe pak uthull. Patėllxhanet kullohen, shpėlahen dhe skuqen nė tigan me pak yndyrė pastaj rreshtohen nė tavė, hapen nė vendin e prerė dhe mbushen me masėn e pėrgatitur. Sipėr u vihet nga njė fetė domate.
Shtohet fare pak ujė dhe piqen pėr njė orė nė furrė jo shumė te nxehtė.

Orfe@
Hero anėtar
Hero anėtar

Gender:FemaleVirgoBuffalo
Mesazhe : 8700
Anėtarėsuar : 26 Mar 2008
Age : 95
Vendi : SHBA.
Profesioni/Hobi : BUM.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuzhina shqiptare

Mesazh nga Orfe@ prej Sun Oct 26, 2008 1:53 pm

Mish role
Ingredientet : Per kater persona 

- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe
Pergatitja: Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute. 

Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.

Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan. Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.

Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.

Orfe@
Hero anėtar
Hero anėtar

Gender:FemaleVirgoBuffalo
Mesazhe : 8700
Anėtarėsuar : 26 Mar 2008
Age : 95
Vendi : SHBA.
Profesioni/Hobi : BUM.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuzhina shqiptare

Mesazh nga Orfe@ prej Sun Oct 26, 2008 1:53 pm

Byrek me spinaq 
Pėr 4-5 persona duhen:

Miell 3 gota uji, uje 300 gram, spinaq 1 kg, vezė 1 kokėrr, djathė 100 gram, vaj 1/2 filxhan caji, kripė, piper 

Nė tavolinė ose tepsi hidhet miell, nė mes hapet gropė ku hidhet ujė me pak kripė. Pėr 1 kg miell merret 550-600 gram ujė, megjthėse kjo varet nga lagėshtia e miellit. Duke e pėrzier nga mesi, zihet njė brumė i fortė i cili punohet pėr 10 minuta, ndahet nė kuleēė, mbulohet me picetė tė lagur dhe lihen pėr 20-30 minuta qė tė fitojė elasticitet. Nga ēdo kulaē bėhen petė tė vogla, secila prej tyre spėrkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copė mbi njėra tjetrėn, pastaj hapen petėt e zakonshme. Spinaqi pėr mbushje pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet pėr 2-3 minuta nė ujė tė vluar e kripė, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe pėrzihet me djathė tė thėrmuar e vezė, shtohet kripė, piper dhe shtrohet nė petė. Nė tepsi tė lyer me yndyrė shtrohet gjysma tjetėr e petėve, duke i spėrkatur secilėn me yndyrė, mbi to shtohet mbushja e pėrgatitur dhe mbulohet me pjesėn tjetėr tė petėve tė spėrkatura me yndyrė. Anėt mbėshtillen nga brenda. Byreku spėrkatet me yndyrė dhe piqet.

Orfe@
Hero anėtar
Hero anėtar

Gender:FemaleVirgoBuffalo
Mesazhe : 8700
Anėtarėsuar : 26 Mar 2008
Age : 95
Vendi : SHBA.
Profesioni/Hobi : BUM.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuzhina shqiptare

Mesazh nga Orfe@ prej Sun Oct 26, 2008 1:53 pm

Fėrgesė Tirane 
Pėr 4-5 persona duhen:

Speca 8-10 copė mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrė pėr skuqje, 2 filxhanė kafeje, miell 1 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizė 4-5 lugė gjelle, spec djegės sipas dėshirės 

Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Nė yndyrėn e mbetur hidhet domatet e qėruara nga cipa dhe tė grira hollė, kaurdisen derisa masa tė trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezė, spec djegės, majdanoz i grirė hollė, gjizė ose djathė.
Masa vendoset nė pjatė dhe sipėr vendosen specat e fėrguar.

Orfe@
Hero anėtar
Hero anėtar

Gender:FemaleVirgoBuffalo
Mesazhe : 8700
Anėtarėsuar : 26 Mar 2008
Age : 95
Vendi : SHBA.
Profesioni/Hobi : BUM.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuzhina shqiptare

Mesazh nga Orfe@ prej Sun Oct 26, 2008 1:54 pm

Lakror me miell misri 
Pėr 4-5 persona duhen:

Miell misri 2 gota uji, ujė 2 gota, pak kripė, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugė gjelle 

Mielli i misrit hidhet nė njė tenxhere me ujė tė vluar me pak kripė dhe pėrzihet derisa tė bėhet njė llapė e trashė. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet nė tavė tė lyer me yndyrė. Mbi kėtė shtrohet mbushja e pėrgatitur si pėr byrek me spinaq, sipėr hidhet nje shtresė e hollė miell misri.
Spėrkatet me ujė e yndyrė dhe piqet.

Orfe@
Hero anėtar
Hero anėtar

Gender:FemaleVirgoBuffalo
Mesazhe : 8700
Anėtarėsuar : 26 Mar 2008
Age : 95
Vendi : SHBA.
Profesioni/Hobi : BUM.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuzhina shqiptare

Mesazh nga Orfe@ prej Sun Oct 26, 2008 1:54 pm

Oshmare Korēe 
Pėr 4-5 persona duhen:

Miell misri 3 filxhanė ēaji, qumėsht 4-5 filxhanė caji, djathė 2 filxhanė kafeje, gjalpė 2-3 lugė gjelle, kripė. 

Nė njė enė me gjalpė, djathi skuqet pak, hidhet qumėsht dhe pasi merr valė i hidhet miell misri, pėrzihet me shpejtėsi qė tė mos krijohen kokėrriza dhe piqet derisa tė shkėputet nga anėt e enės dhe tė dalė yndyra.
Vendoset nė pjatė lugė-lugė dhe shėrbehet e ngrohtė.

Orfe@
Hero anėtar
Hero anėtar

Gender:FemaleVirgoBuffalo
Mesazhe : 8700
Anėtarėsuar : 26 Mar 2008
Age : 95
Vendi : SHBA.
Profesioni/Hobi : BUM.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuzhina shqiptare

Mesazh nga Orfe@ prej Sun Oct 26, 2008 1:55 pm

Paēe Koke 
Pėr 4-5 persona duhen:

Lėng koke 1 litėr, gjalpė ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje, spec djegės 1/2 luge kafeje, kripė, piper, uthull 2-3 lugė, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepė, karrota 2-3 copė, selino, majdanoz 

Koka pastrohet, copėtohet, vihet nė ujė tė ftohtė qė tė lahet e ti ikė gjaku, pastaj vendoset nė tenxhere, mbulohet me ujė tė ftohtė dhe vihet ne zjarr. Kur tė ketė marrė i hiqet shkuma dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė, duke i hedhur qepė karrota, selino, kripė, piper, dafinė majdanoz. Lihen derisa tė jenė zier mirė d.m.th. kur mishi tė ndahet lehtė nga kocka. Kullohet, qėrohet mishi nga kockat dhe pritet nė copa tė vogla kubike. Nė njė tenxhere hidhet yndyrė, pak salcė dhe lėngu i marrė nga zierja e kokės. Kur lėngu tė ketė marrė valė, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen tė ziejnė nė zjarr te avashėm edhe per disa minuta duke i hedhur kripė e piper tė zi.
Nė fund paēes i hidhen hudhra tė shtypura me uthull.

Orfe@
Hero anėtar
Hero anėtar

Gender:FemaleVirgoBuffalo
Mesazhe : 8700
Anėtarėsuar : 26 Mar 2008
Age : 95
Vendi : SHBA.
Profesioni/Hobi : BUM.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuzhina shqiptare

Mesazh nga Orfe@ prej Sun Oct 26, 2008 1:55 pm

Petulla me kos 
Pėr 4-5 persona duhen:

Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezė 1 kokėrr, kripė,sodė 1/2lugė kafeje, vaj 2 filxhane kafeje 

Nė njė tas porcelani vendosen vezė, kos, kripė dhe yndyrė, rrihen mirė dhe shtohet miell i pėrzier me pak sodė. Brumi nė kėtė rast ėshtė gjysmė i trashė. Nė tigan hidhet pak yndyrė (1/2 lugė gjelle). Kur yndyra tė jetė nxehur, hidhet brumi(njė lugė gjelle pėr ēdo petull). Largėsia nga njėra tjetra duhet tė jetė 3-4 cm sepse gjatė skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njėra anė dhe pastaj kthehen nga ana tjetėr.
Pasi tė jenė skuqur mirė vendosen nė pjatė, spėrkaten pak me gjalpė dhe pėrdoren me sheqer ose serviren me mjaltė.

Orfe@
Hero anėtar
Hero anėtar

Gender:FemaleVirgoBuffalo
Mesazhe : 8700
Anėtarėsuar : 26 Mar 2008
Age : 95
Vendi : SHBA.
Profesioni/Hobi : BUM.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuzhina shqiptare

Mesazh nga Orfe@ prej Sun Oct 26, 2008 1:56 pm

Manti Kosove
Pėr 4-5 persona duhen:

1 kg miell, 2 gota ujė te vakėt, 2 lugė vaj pak kripė pėr brumin dhe 600 gr mish I grirė, 3 qepė, kripė, vaj, piper i zi 

Nė tavolinė ose nė tepsi hidhet miell, ujė i vakėt, vaj, kripė dhe pėrzihen dhe nga brumi i formuar bėhen 30 kulecė tė vegjėl. Secili kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorės. Lyhen kulecėt me gjalpė dhe bashkohen nė dhjetėshe. Secila dhjetėshe tėhollohet nė njė petė tė madhe dhe tė tre petėt bashkohen nė njė petė tė vetme. Peta ndahet nė katrorė shahu. Pėr mbushjet e katrorėve nevojiten mish i grirė, qepė tė grira hollė, kripė piper i zi . Masa e pėrgatitur skuqet nė vaj dhe nė fund tė skuqjes i hidhet pak piper i kuq pėr ngjyrė. Masa duhet tė lihet tė ftohet dhe mė pas mbushen me tė katrorėt e pėrgatitur mė parė. Cdo katrore mbėshtillet diagonalisht nga tė katėr anėt (si zarf) dhe vihen nė tepsi pėr tu pjekur. Mantia piqet njė gjysėm ore. Pasi ėshtė pjekur mbulohet me njė picetė pėr 10 minuta dhe serviret me kos.

Orfe@
Hero anėtar
Hero anėtar

Gender:FemaleVirgoBuffalo
Mesazhe : 8700
Anėtarėsuar : 26 Mar 2008
Age : 95
Vendi : SHBA.
Profesioni/Hobi : BUM.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuzhina shqiptare

Mesazh nga Orfe@ prej Sun Oct 26, 2008 1:56 pm

Trahana
Pėr 1 kg miell duhen:

2 gota qumėsht, gjalpė 2 lugė gjelle, 1 lugė gjelle kripė. 

Sitet mielli, hapet njė gropė nė mes dhe hidhet gjalpė i shkrirė pak por jo i djegur, qumėsht dhe kripė. Duke filluar nga mesi e perziejmė brumin duke mos e gatuar shumė por tė pėrzihet aq sa tė mos pijė krejt miellin, brumė i fortė dhe i shkriftė. Sipėr e spėrkatim me miell, e mbulojmė dhe e lemė tė vijė pėr 2-3 ditė. Pastaj e kapim copa dhe e lemė tė thahet pak dhe e shkoqim me dorė, e kalojmė nė sitė tė rrallė e thajmė pėrsėri. Ruhet nė vende tė thata pa lagėshti e te freskėta. Nė tenxhere shkrijmė gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtė, hedhim ujin e nxehtė, e perziejmė qė tė mos bėhet kokrra, shtojmė djathė tė thėrmuar ose shėllirė dhe e lėmė tė ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohtė.

Orfe@
Hero anėtar
Hero anėtar

Gender:FemaleVirgoBuffalo
Mesazhe : 8700
Anėtarėsuar : 26 Mar 2008
Age : 95
Vendi : SHBA.
Profesioni/Hobi : BUM.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuzhina shqiptare

Mesazh nga Orfe@ prej Sun Oct 26, 2008 1:56 pm

Pastiēo me djathė
Pėr 4-5 persona duhen:

Makarona 300 gram, vezė 2 kokrra, djathė 100 gram, qumėsht 1 e 1/2 filxhan ēaji, kripė, piper, gjalpė e djathė kackavall tė grirė 1 lugė gjelle. 

Makaronat spageti ziejnė nė ujė tė vluar me kripė pėr 10-15 minuta. Kullohen, shpėlahen,kullohen pėrsėri mirė dhe hidhen ne tavė, shtohen djathė i bardhė i thėrmuar, njė pjesė e gjalpit, vezė, pak qumėsht, piper i zi dhe tė gjitha kėto pėrzihen mirė, shtrohen nė tepsi tė lyer me yndyrė, pėrsipėr hidhet salcė bardhė, spėrkatet me gjalpė e djathė kackavall dhe piqet nė furrė pėr 25-30 minuta.

Orfe@
Hero anėtar
Hero anėtar

Gender:FemaleVirgoBuffalo
Mesazhe : 8700
Anėtarėsuar : 26 Mar 2008
Age : 95
Vendi : SHBA.
Profesioni/Hobi : BUM.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuzhina shqiptare

Mesazh nga Orfe@ prej Sun Oct 26, 2008 1:57 pm

Musaka me patate

Pėr 4-5 persona duhen:

Patate 1 kg, qepė 5-6 kokrra mesatare, yndyrė 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugė gjelle salce, kripė, piper, dafinė


Pėr salcėn e bardhė duhen:
Gjalpė 1 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, qumėsht 1 gote caji, vezė 1 kokėrr, kackavall ose djathė tė thėrmuar njė lugė gjelle 

Patatet me madhėsi mesatare qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa tė krijohet njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me yndyrė nė zjarr tė javashėm nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Kėtu hidhen domate tė qėruara nė copa kubike, pak salcė, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripė, piper flete dafine. Nė tavėn e lyer me yndyrė shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaurdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė dhe lihet masa tė trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kackavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta.

Orfe@
Hero anėtar
Hero anėtar

Gender:FemaleVirgoBuffalo
Mesazhe : 8700
Anėtarėsuar : 26 Mar 2008
Age : 95
Vendi : SHBA.
Profesioni/Hobi : BUM.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  I ardhshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi