Identifikohu

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Libri me i bukur qe keni lexuar
Today at 9:35 pm nga Xili

» Me thuani si ndiheni sot..?
Today at 9:34 pm nga Xili

» Cili ekipe ėshtė me i miri nė Bote ??
Today at 9:33 pm nga Xili

» Nje..!!
Today at 9:33 pm nga Xili

» Pėrshėndetni anėtarėt qė pėlqeni!
Today at 9:32 pm nga Xili

» Mos !..
Today at 9:30 pm nga Xili

» Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi?
Today at 9:11 pm nga BiBiKiM

» A ėshtė pėrhapur Feja Islame nė trojet Shqiptare me Forcė
Today at 9:08 pm nga Ummu-Hurejra

» CFARE MENDONI PER KETE VIDEO......
Today at 9:03 pm nga Guximi

» Arber Xhaferi - Opinioni juaj...
Today at 8:35 pm nga kosovaboy

» Kush ka qenė Enver Hoxha?
Today at 8:30 pm nga kosovaboy

» Nje puthje per....
Today at 7:34 pm nga fatijon

» Qka prisni nga viti 2009?
Today at 7:20 pm nga Xili

» Nje shpulle per......
Today at 7:14 pm nga Xili

» MALET ME TE LARTA SHQIPTARE
Today at 7:12 pm nga Xili

» Lojera: gjeni nje qytet me shkronjen e fundit
Today at 7:07 pm nga Xili

» Ēka do ti kishit thėnė antarit qė ėshtė siper!
Today at 7:05 pm nga Xili

» Pse.?
Today at 7:02 pm nga Xili

» Liga e Kampioneve 2008/09
Today at 7:01 pm nga Xili

» Poezi qė mė kanė pėlqyer shumė!
Today at 6:21 pm nga Eva

» Smail Puraj
Today at 5:42 pm nga Tigrina

» Ēka kishit bere qe te largohen serbet nga mitrovica e veriut
Today at 4:23 pm nga BiBiKiM

» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve
Today at 3:00 pm nga Blerti_Gashi

» STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!
Today at 2:55 pm nga Ago Muji

» Ēėshtje taktiko-luftarake nė fushėbetejė
Today at 2:01 pm nga Ago Muji

» A jeni besimetarė??
Today at 12:32 pm nga Guximi

» Lufta e Kosoves: eshte harruar???
Today at 12:05 pm nga Sofra

» A esht DEL PIERO djalosh i arte
Today at 11:48 am nga fatijon

» BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?
Today at 10:00 am nga zeriatdheut

» Sali e Feriz Krasniqi !
Today at 2:08 am nga STUPCAT

Kush ėshtė nė linjė
0 Pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė

Asnjė

[ Shiko krejt Listen ]


Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 45 mė Sun Jan 27, 2008 10:09 am
Statistikat
Forumi ka 1743 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri uqk

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 165085 artikuj v 1941 temat
Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
Orfe@ (8700)
 
shaban cakolli (8671)
 
Sofra (6859)
 
Akili (6345)
 
Vesa (5971)
 
Beton (5803)
 
BiBiKiM (5453)
 
Kosovarja (4832)
 
Vrana Konti (4015)
 
Mysafir (3488)
 

Koha e Kometes (Time of the Comet)

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Koha e Kometes (Time of the Comet)

Mesazh nga loredana prej Mon Sep 08, 2008 4:25 pm

imformation:

shpallet te del filmi ri shiptar ne "KOHA E KOMETES"

regjija: ismail kadare
rrolin kryesor: blerim destani, aktor i ri nga maqedonia (tetova)

esht nje filem se pritet te del ne mujn 11 te kti viti ne kino, une pervete po e pres pa durim hehhehehe..

shikoni do pjes te shkupura nga filmi:
http://www.youtube.com/watch?v=Sut-mZaZDIM&feature=related

natyrisht si gjdo filem edhe ky e ka muziken e vet.
zanfina ismaili - koha e kometes (time of the comet)
http://www.youtube.com/watch?v=FH86BOHAxgQ

loredana
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Mesazhe : 862
Anėtarėsuar : 24 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)

Mesazh nga Vrana Konti prej Mon Sep 08, 2008 4:31 pm

sa per muzike dhe kush po e kendoka, qenka KOT!!!
Vetem se ta shikojm filmin tash se si duket
Empires rise and fall, but heroes live FOREVER
Por kush ėsht' ai zot i madh
Ballėlartė, qė me shpatulla
Ngrihet sipėr bujarisė
Si maj' shkėmbi pėrmbi kodra?
Nėn leshniknė e tij tė kuq
I shkėlqen kumbura e artė...
Ėshtė trimi Vrana Kont,
Vranai zemėr e krah lisi.
Me njė fjal' tė tij ja nisin
Njėqind fise kėngėsh s'luftės,
Njėqind flamuj shpalos era,
Njėmij' kordha dalin myllit.
www.bashkimikombetar.com

Vrana Konti
Hero anėtar
Hero anėtar

Gender:MaleLibraDragon
Mesazhe : 4015
Anėtarėsuar : 05 Feb 2008
Age : 20
Vendi : N'mure t'Krujės
Profesioni/Hobi : Student/ hobi :P

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)

Mesazh nga loredana prej Mon Sep 08, 2008 4:35 pm

shujjj mos um prek ne tel vrana mos mi shaj caricat ismaili hahahaha...
bash mir po knon bre.. Razz

ja valla me fol ka del shpirti mamir me pas knu adelina ket kang.
se zanfina as mu sum len shum pershtypje.

loredana
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Mesazhe : 862
Anėtarėsuar : 24 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)

Mesazh nga loredana prej Mon Sep 08, 2008 5:41 pm

Prodhimi kinematografik mė i ri shqiptar, “Koha e
kometės”, u prezantua sot pėr herė tė parė pėr median shqiptare. Nė njė
konferencė pėr shtyp ku tė pranishėm ishin regjisori Fatmir Koēi,
autori Ismail Kadare, aktori kryesor Blerim Destani dhe pėrkrah tij
aktorja Masiela Lusha, Ralf Moeller, Tomas Haince, producenti i
kompanisė filmike L.A.R.A Enterprises Alan Mixhiē, drejtori i Qendrės
Kombėtare Kinematografike Xhevdet Feri, u bėnė tė njohura mė shumė
detaje mbi kėtė produksion kinematografik. Edhe pse dikur bėhej fjalė
pėr njė vit tė mbrapsht, dhe sipas Ferrit, vazhdon tė jetė pėr reshje,
nuk ėshtė mė i tillė pėr kinematografinė, sepse qeveria shqiptare sapo
i ka akorduar njė fond prej 500 milionė lekė. “Kemi pasur njė
mirėkuptim tė vazhdueshėm qė nė procesin e krijimit tė skenarit. Ka
pranuar lirinė e krijimtarisė. Ėshtė skenar shumė i vėshtirė. Ky lloj
skenari ka fatin e keq dhe tė mirė, se duhet produksion me disa
standarte. Ndryshimi i kulturave ėshtė pasuri dhe e kundėrshton dhunėn
nė tėrėsi. I thėrras ndėrgjegjes pėr tė tipizuar atė qė jemi dhe mė ka
nxitur tė jem kėmbėngulės” u shpreh regjisori Koēi. Ndėrkohė qė nė
qetėsinė e vet regjisoriale, autori i veprės nuk ėshtė pėrzier fare, jo
pėr shpėrfillje,por si njė zakon tė vetin. “Ėshtė vepėr e vėshtirė dhe
s'e kam menduar ta bėj film. Kur Koēi mė tha se donte tė bėnte film i
thashė: ti qofsh, bėje! Kam zakon qė nuk fus hundėt dhe s'e lexoj
asnjėherė skenarin. Besoj se kur autori ia beson veprėn regjisorit heq
dorė pėrkohėsisht nga autorėsia. Dhe vepra merr jetė tė dytė”, u shpreh
shkrimtari Kadare. Edhe pse ai nėnvizoi se shumė prej romaneve tė tij
qė janė bėrė skenarė filmash nuk kanė qenė shumė pėr tė lakmuar, por nė
tė gjitha rastet ai nuk ėshtė pėrzier.
Ndėrkohė ka ndodhur krejt
ndryshe me Alain Midzic, menaxheri i pėrgjithshėm i LARA
Entertainments, kur ka rėnė nė kontakte pėr herė tė parė me kėtė ide.
“Kur Blerim Destani erdhi nė fillim dhe mė dha librin e Kadaresė e
kuptova pse ma dha kėtė libėr. Sot ėshtė shumė e vėshtirė tė prodhosh
filma historikė, pasi duhen shumė lekė. Por Blerimi mė tha unė jam
rritur nė Maqedoni dhe kam lindur nė Bosnjė ndaj do tė shkoj vetė nė
kėto vende, pasi e njoh mirė kėtė pjesė tė Ballkanit.Kemi njė regjisor
tė madh dhe njė libėr nga Kadare qė na jep mundėsinė tė realizojmė njė
film shumė tė mirė. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė se kemi mundėsi t'ju
tregojmė tė tjerėve se Shqipėria pėrbėn njė element tė rėndėsishėm nė
tė gjithė Evropėn”u shpreh ai gjatė konferencės. Por pėrzierja e
aktorėve shqiptarė me ata tė huaj ėshtė edhe mė e madhe, si njė
domosdoshmėri pėr krijimin e njė filmi qė ndoshta nė tė ardhmen do tė
prezantohet denjėsisht nė vente botėrore, siē edhe e cilėsoi njėri prej
aktorėve. “Kur mė thanė se ky film do tė realizohej nė Shqipėri thashė
se ka nevojė pėr "pėrzierje" tė aktorėve shqiptarė e ndėrkombėtarė nėse
filmi do tė shkojė nė Kanė apo tė marrė pjesė e tė paraqitet
ndėrkombėtarisht. Mendoj se ėshtė mundėsi e mirė pėr tė mėsuar mė tepėr
pėr Shqipėrinė edhe njerėzit nė tėrė botėn. Asnjė nuk e di se sa i madh
do tė jetė filmi, por shpresojmė qė kjo punė dhe kjo dashuri mes Tom
Cruise tė ri e Meryl Streepit me tė ėshtė shumė mirė”, tha Ralf Muler .
Ne jemi europianė, kėshtu ka thėnė mbreti Vid, kur sundonte nė tokėn
shqiptare, kėshtu thotė edhe aktori qė e interpreton atė, Tomas Hajnce.
“Mbreti Vid ishte nga Gjermania dhe ka kuptim qė edhe aktori tė jetė
gjerman. Nė njė moment mbreti Vid i thotė Shestanit: Tė lutem kujtoni
se jemi evropianė.Diversitete tė ndryshme, vende tė ndryshme bėhen
pjesė e tė tėrės dhe duhet tė bashkėpunojnė mė shumė me njėri-tjetrin.
Kjo do tė sjellė cilėsi qė filmat amerikanė nuk e kanė pasi ata
realizohen vetėm me amerikanė”, tha Tomas Hajnce.
Filmi “Koha e
Kometės”, deri tani ėshtė xhiruar nė disa lokacione tė Maqedonisė, Pesė
ditėt e fundit tė xhirimeve janė menduar tė bėhen nė Shqipėri, nė zonėn
e Shkodrės dhe konkretisht nė fshatrat e mbi Koplikut, pėr tė vijuar nė
zonėn e Velipojės pėr ta mbyllur me kalanė e Bashtovės. Pjesa mė e
madhe e kostumeve janė marrė nga AlbaFilm. Vetėm njė pjesė e vogėl janė
qepur. Buxheti i filmit mendohet tė shkojė mbi 2.5 milionė euro ndėrsa
premiera do tė shfaqet nė fund tė dhjetorit.

Synops
Historia ndodh nė njė
fshat tė vogėl nė juglindje tė Shqipėrisė nė vitin 1914. Pesė fshatarė
vendosin tė nisen nė luftė. Vendi po kalon njė periudhė nė kaos.
Shqipėria po jeton 6 muajt e mbretėrisė sė Vilhelm Vidit. Shestan
Verdha, njė burrė i pashėm, beqar, vihet nė krye tė kėtij grupi
burrash. Luftėtarėt gjejnė njė hartė tė vjetėr tė perandorisė osmane qė
nuk i korrespondon aspak kufijve shqiptarė e ballkanikė tė epokės.
Burrat marshojnė ditė e natė pėr tė gjetur luftėn, por nuk e gjejnė,
ndoshta kanė humbur rrugėn pėr shkak tė hartės sė tyre tė vjetėr. Pas
shumė shtegtimesh, Shestan Verdha takon Anjezėn, njė vajzė e re
katolike tė cilėn i ati po e dėrgon nė manastir. Takimi i tyre ishte
fatal. Bien nė dashuri. Nė kėtė film do tė gjejmė personazhe historikė
qoftė tė pranishėm qoftė tė pėrmendur si mbreti Vilhelm Vid, Kuz Babai
njė rebel mysliman, pėrfaqėsuesit e Fuqive tė Mėdha, ushtritė e huaja
prezente nė Shqipėri si Gjermania, Austro-Hungaria, Anglia, Italia.

Aktorėt pjesėmarrės, emra tė njohur tė kinematografisė botėrore
Filmi
ėshtė njė realizim shqiptaro-gjerman-maqedonaso-francez, “Koha e
kometės”, dhe pėrbėhet nga njė kast e mrekullueshėm aktorėsh tė njohur
nė kinematografinė botėrore. Aktori Ralf Muler, i cili ka marrė pjesė
nė blokbasterin e njohur botėror “Gladiatori”, artisti gjerman Tomas
Haince nė rolin e princit Vid. Muzika do tė realizohet nga kompozitori
i shquar shqiptar qė jeton nė Hollivud, Aldo Shllaku. Pėr tė shtuar
edhe emra tė tjerė si aktori nga Maqedonia Vllado Jovanovski, aktorja
Naomi Valeska (mbretėresha Sofi), tė mirėnjohurin Ēun Lajēi, Masiela
Lushėn, Blerim Destanin nė rolin e protagonistit kryesor, Shestanit dhe
njėkohėsisht producent.

loredana
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Mesazhe : 862
Anėtarėsuar : 24 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)

Mesazh nga loredana prej Mon Sep 08, 2008 5:43 pm

Skenė nga filmi "Koha e kometės"

Shkup
- Trupa e filmit "Koha e Kometės" shfaqi pamjet e para tė projektit tė
xhiruara gjatė kėtij muaji nė Maqedoni. Gjithēka deri tani flet pėr njė
punė tė mirorganizuar, ta administruar, tė pėrpiktė qė nga mbledhja e
energjive krijuese kudo qė janė aq sa i lejon buxheti si asnjėherė
tjetėr pėr njė film shqiptar, 2.5 milionė euro, deri tek propaganda,
marrėdhėniet me median. "Koha e kometės" vetėm dje ka pasur tri
konferenca shtypi, nė Shkup, Tiranė dhe Prishtinė, ndoshta me qėllimin
qė trupa tė mos bezdiset mė prej gazetarėve.
"Filmi ėshtė njė
sfidė me tė cilėn synohet promovimi i vlerave tė filmit ballkanik dhe
arritja e njė prestigji ndėrkombėtar nė festivale." Ky ka qenė mesazhi
i Alain Midziē, producenti boshnjak i shtėpisė gjermane tė produksionit
L.A.R.A Enterprises gjatė prezantimit tė filmit nė ambientet e Hotel
Holiday Inn nė Shkup. "Mendoj se do tė kemi sukses me kėtė film qė
shpalos njė tematikė interesante dhe qė ndėrlidhet me kulturat, vlerat
dhe traditat nė Ballkan. Ka edhe shumė punė pėr tė bėrė, punė nė
postproduksion, nuk do tė ngutem por dua tė jem i shpejtė",- tha
Midzic. Ai bėri tė ditur se premiera e filmit do tė jetė gati pėr t'u
shfaqur nė dhjetor tė kėtij viti.

Regjisori i filmit, Fatmir Koēi, tha se ėshtė njė
sfidė e re nė realizimin e kėtij filmi, edhe pse ai pranon se ēdo vepėr
e shkrimtarit Ismail Kadare ėshtė vėshtirė pėr t'u adaptuar nė skenarė
filmi, sikur pėrshtatja e romanit tė shkurtėr "Viti i mbrapshtė". "Nuk
mund tė them se kam ndryshuar mėnyrėn e tė bėrit film. Nė kėtė rast,
kjo vepėr si ēdo vepėr e shkrimtarit Ismail Kadare ėshtė e vėshtirė pėr
t'u adaptuar nė skenar filmik. Pėr mua ka qenė njė fat qė zgjodha
pikėrisht "Vitin e Mbrapshtė". Mendoj se ėshtė njė vepėr e fuqishme, e
cila na jep njė tablo historike",- thotė regjisori shqiptar.

Ai shprehet se roli kryesor i ėshtė besuar aktorit
tė talentuar shqiptar Blerim Destanit, i cili me natyrėn e tij e
pėrmbush rolin e personazhit Shestan Verdha. "Ai ka arritur tė dominojė
rolin. Karakteri i Shestanit kėrkon lirinė nė kuptimin e vėrtetė tė
fjalės. Ky ėshtė njė film shumė i vėshtirė, shumė kompleks, edhe pse
nuk ka masivitet hollivudian, qė ne nuk mund t'i bėjmė dot, dhe qė
normalisht nė rajonin tonė nuk mund tė bėhen dot. Nuk e kam pėr natyrė
t'i imponoj ndonjė mesazh spektatorit, por ajo qė mund tė them ėshtė se
tek secili nga ne ka njė kėrkim tė vazhdueshėm pėr sa jetojmė nė
kuptimin mė real tė fjalės",- thekson regjisori Koēi.

Aktori dhe kooproducenti i filmit "Koha e Kometės"
Blerim Destani, tha se mė nė fund ia ka arritur tė realizojė qėllimin e
tij me kėtė film. "Para dy viteve mė kujtohet pėr herė tė parė kur kam
lexuar skenarin, mė ka pėlqyer shumė dhe doja me shumė dėshirė ta
realizojmė kėtė projekt. Atėherė ishte njė ide njė ėndėrr, por tash
gėzohem qė ajo po realizohet. Jam i impresionuar pėr pjesėmarrjen e
aktorėve tė mėdhenj ndėrkombėtarė nė kėtė film, ku shpresoj qė tė mos
mungojnė edhe arritjet dhe ēmimet",- tha aktori Destani.

Aktori i Holivudit, Ralph Moeller i njohur pėrmes
filmit "Gladiatori", nė kėtė film tė regjisorit shqiptar Koēi luan
rolin e njė komandanti austriak tė lodhur nga lufta. "Ajo qė mė kėnaq
shumė ėshtė ajo qė po gjej nė kinematografinė shqiptare. Tė gjithė
filmat e mi deri tani kanė qenė aksion, mirėpo po has nė vlerat e njė
kinematografie ku rėndėsi u jepetmesazheve",- thotė Moeller. Ai shtoi
qė "jam i kėnaqur qė nė kėtė vend kam njohur traditėn, vlerat, popullin
dhe kam mėsuar shumė nga kolegėt pjesėmarrės nė kėtė film".

Njė tjetėr aktore shqiptaro-amerikane, ndėr tė
paktat personazhe femėrorė nė "Kohėn e kometės", Masiela Lusha, e cila
interpreton Anjezėn, ėshtė e impresionuar nga tematika e filmit.
"Ndėrsa isha pėr xhirime nė Argjentinė, mora ftesėn pėr kėtė film. Pasi
lexova skenarin mbeta e impresionuar aq sa dhe kam qarė. Jam krenare qė
marr pjesė nė kėtė film, ku shpalosen vlerat dhe traditat tona
historike. Njėkohėsisht jam e lumtur qė pėr herė tė parė po kthehem nė
vendin tim",- ka theksuar aktorja Lusha.

Projekti filmik ėshtė njė komedi romantike, ndėrsa
ngjarja bazohet nė zhvillimet e vitit 1914, disa muaj para fillimit tė
Luftės sė Parė Botėrore. Xhirimet do tė kryhen nė 38 vende tė ndryshme,
nga tė cilat 34 gjenden nė Maqedoni, ndėrsa 4 tė tjerat nė Shqipėri,
ndėrsa kostoja e filmit arrin mbi 2.5 milionė euro. Nė periudhėn prej
18 korrikut deri mė 27 gusht xhirimet do tė realizohen nė Shkup,
Kumanovė dhe Bistėr, ndėrsa tė tjerat nė Shqipėri, kryesisht nė veri nė
rajonin e Shkodrės.

Nė rolet e tjera interpretojnė artisti i njohur
maqedonas Vllado Jovanovski, Ēun Lajēi, Genti Zenelaj, Xhevdet Jashari,
Luan Jaha, Adem Karaga, Marsela Lena, Naomi Valeska, Mendim Murtezi,
Sefedin Shabani, etj. Drejtor i fotografisė ėshtė irlandezi Donal
Gilian (Donal Gillian). Skenografia i ėshtė besuar Igor Toshevskit,
ndėrsa pėr kostumet kujdeset kostumografja maqedonase Zhaklina
Krstevska. Pjesa mė e madhe e kostumeve janė pasuri e Alba Film Studios
dhe shumė pak janė krijuar tė reja. Ato tė garderobės sė
ish-Kinostudios shqiptare janė mbi 40 vjet tė vjetra.

Ngjarja

Nė vitin 1914, pas 450 vitesh tė sundimit tė
Perandorisė Otomane, Shqipėria ēlirohet. Pėr ta shmangur kaosin e
mėtejmė, britanikėt, gjermanėt dhe francezėt zgjedhin njė princ
gjerman, Vilhelm Wid si mbret nė Shqipėri. Mbreti pritet ngrohtė nga tė
gjithė, pėrveēse nga ekstremistėt muslimanė dhe nga lideri i tyre Kus
Babaj, i cili dėshiron qė Shqipėria tė jetė provincė e perandorisė
otomane. Ai i shkruan mbretit dhe i kėrkon qė tė bėhet synet, nė tė
kundėrt ata nuk do ta pranojnė si mbret dhe do tė shpallin luftė. Nė
Malet e Shqipėrisė Juglindore, pesė fshatarė vendosin qė tė shkojnė nė
luftė. Me vete kanė vetėm njė hartė tė Perandorisė otomane e cila nuk i
njeh kufijtė e Shqipėrisė. Shestani (kapidani) dhe njerėzit e tij
Cutja, Doska, Todi dhe Alushi vendosin qė tė luftojnė pėr mbretin me
qėllim qė ai tė arrijė tė vendosė paqen. Natė e ditė ecin nė kėmbė qė
tė gjejnė luftėn. Nuk e gjejnė dot sepse kanė gabuar rrugė, sepse janė
udhėhequr nga harta e vjetėr. Nė rrugė e sipėr, Shestani, musliman,
njihet me Anjezėn, njė vajzė e re katolike, babai i sė cilės e ka
sjellė nė njė manastir qė tė bėhet murgeshė. Shestani dashurohet me tė
por ndjenjat e tij tė sinqerta dhe vullneti i fuqishėm qė tė luftojė
pėr mbretin, nuk do tė jenė mision i lehtė. Gjatė udhėtimit, Shestani
dhe grupi i tij do tė ballafaqohen me pengesa tė ndryshme pėrderisa nuk
e gjejnė tė vėrtetėn e tyre dhe ndiesinė pėr jetėn.

loredana
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Mesazhe : 862
Anėtarėsuar : 24 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)

Mesazh nga loredana prej Mon Sep 08, 2008 5:45 pm

Kadare pėrkrah guximtarėt

Shkrimtari Ismail Kadare i cili ka kohė qė nuk
shfaqet nė shtypin shqiptar, ishte dje i pranishėm nė konferencėn e
dytė pėr shtyp qė dha brenda ditės stafi i "Kohės sė Kometės" nė
Tiranė. I pyetur nėse ai ka ndėrhyrė gjatė punės sė skenarit qė bazohet
romanin e tij "Viti i mbrapshtė", shkrimtari ėshtė pėrgjigjur prerė
"jo". Nuk e ka bėrė kėtė nė asnjė nga herėt kur janė ekranizuar veprat
e tij. "Qė nė momentin qė ato janė zgjedhur nga regjisorėt, ėshtė punė
e tyre",- ka thėnė Kadare. Sa pėr ekranizimin e veprės nė fjalė, Kadare
nuk eka fshehur admirimin emocional. I ėshtė dukur gati e guximshme
sipėrmarrja e regjisorit Fatmir Koēi pėr tė bėrė film "Vitin e
mbrapshtė" jo vetėm se ėshtė njė vepėr komplekse, por qė Kadare vetė
nuk e ka besuar ndonjėherė se mund tė jetė njė roman edhe filmik.

Blerim Destani – Shestan

Ėshtė aktor dhe kooproducent i cili ka tėrhequr
vėmendjen me dy filmat e deritanishėm "Metropolet" dhe "Kosova gjurmim
i dėshpėruar". Ai nuk ėshtė vetėm aktor, por interesohet pėr tė gjitha
aspektet e produksionit tė filmit dhe tanimė ka grumbulluar pėrvojė nė
fushėn e regjisė dhe prodhimit kinematografik.

Masiela Lusha- Anjeza

Ėshtė aktore e lindur nė Shqipėri dhe qė jeton nė
SHBA. Ėshtė angazhuar deri tani nė filma televizivė, video muzikore,
reklama, nė njėrėn prej tyre shfaqet pėrkrah aktorit amerikan Ben
Aflek. Arritja e saj mė e madhe deri tani ėshtė suksesi nė serialin
televiziv amerikan "Law&Order" tė regjisorit Dick Wolf.

Ēun Lajēi – Kus Babaj

Ėshtė aktor i njohur shqiptar nė njė numėr tė madh
serialesh televizivė dhe filma nė vitet '70-'90 nė Kosovė,
ish-Jugosllavi. Ndėr mė tė njohurit janė "Klubi i vetėvrasėsve" 1978,
"Gjurmė tė Bardha" 1980, " Proka" 1984, "Rojet e Mjegullės" 1988, dhe
interpretimi nė filmin e regjisorit shqiptar Kujtim Ēashku, "Kolonel
Bunker" 1996.

Ralph Moeller – komandanti Ralph Keitell

Ėshtė aktor amerikan me origjinė austriake i cili
njihet pėr interpretimin nė filma dhe seriale tė njohur botėrorė. Disa
prej filmave artistikė prodhime tė Hollivudit ku Moeller ėshtė
angazhuar janė "Gladiatori", "Mbreti Skorpion", "Kumbari", "Batman dhe
Robin" dhe tek "Saga vikinge".

Hėna duket gjithnjė e plotė qė kėtu. Ti do tė
qėndrosh kėtu dhe do tė shohėsh se si ajo kėrkon tė bjerė mbi kėto
rrėnoja… Kristian Risteski, Lajn producent, maqedonas thotė se Havzi
Pasha (njė personazh i njohur i historisė maqedonase) i ndėrtoi kėto
konakė pėr tė kaluar fundjavat ose stinėn e nxehtė tė verės. Burri,
historitė e tė cilit mund t'i gjesh ndėrsa kėrkon tė eksplorosh nė kėtė
stacion tė historisė, ku ēdo gjė duket e realizuar me kujdes, vjen
pėrmes rrėfimeve tė Risteskit dhe na duket aq sentimental, pavarėsisht
se figura e tij nė histori ėshtė pėrshkruar ndryshe. Sigurisht qė
maqedonasit do tė flisnin ndryshe pėr tė. Nė Ballkan nuk mund tė
flasėsh pėr burra sentimentalė, por pėr burra tė fortė dhe tė egėr…
Kėto janė leksionet qė historia na ka dhėnė deri tani; dhe Risteski,
njė artist qė e njeh mirė historinė, e di se thellė brenda ēdo rrėfimi
qėndron diēka e padukshme. Diēka tė cilėn kinemaja kėto kohė e ka
vendosur nė fokus dhe kėrkon ta zbulojė. Pėr Risteskin, ėshtė koha pėr
t'u njohur me tė vėrtetat dhe pėr ta parė Ballkanin si njė vend qė mund
tė flasė pa droje pėr gjėrat "e ndaluara"… pėr gjėrat qė historia i
ka mbuluar me njė shtresė tashmė tė fortė hekuri, tė cilat e bėjnė mė
tė ndėrlikuar tė tashmen…

"Nuk mund tė jemi pėrjetėsisht depresivė", thotė
Risteski, i cili ėshtė skeptik ndaj kinemasė maqedonase, e cila vitet e
fundit ėshtė kthyer nė njė art qė i flet vetėm njė shtrese tė
shoqėrisė. Shumė njerėz nė Maqedoni ndihen tė papėrfaqėsuar nga
kinemaja e tyre, ndoshta ngaqė prirja pėr tė qenė gjithnjė tė
shqetėsuar i ka bėrė regjisorėt tė fokusojnė nė filmat e tyre gjithnjė
shtresėn mė problematike, fshatrat dhe shqetėsimet qė hasin njerėzit jo
vetėm tė karakterit social ose politik, por edhe individual, duke
shmangur kėshtu ato ēka kėrkon tė shohė nė ekran njė njeri i civilizuar.

Por nuk ėshtė vetėm Maqedonia ajo qė ka luhatje dhe
vuan mungesėn e njė kinemaje tė vėrtetė. Risteski, i cili ėshtė njėri
nga producentėt mė tė njohur tė kėtij vendi, qė ka nė cv-nė e tij
bashkėpunime ndėrkombėtare, e sheh kėtė si njė problem tė vendeve tė
vogla tė Ballkanit.

Nė Shqipėri mund tė numėrohen vetėm nja dy filma tė
mirė dhe ky pėrcaktim ėshtė i diskutueshėm pėr tė, po ashtu edhe nė
Kosovė. Janė shumė arsyet qė mund ta shpjegojnė krizėn kinematografike
nė rajon dhe kryesisht nė vendet tona, por ky producent kėrkon t'i
lidhė shpjegimet me historinė…

Hėna tashmė ka kaluar mbi ēatinė e njė shtėpie tė
ndėrtuar me gurė tė Havzi Pashės. teksa je shumė afėr saj mund tė
shohėsh se si ajo i ledhatohet, duke dashur tė hyjė brenda. Por nė
shtėpitė e Pashajve ėshtė e vėshtirė tė hyjė edhe hėna…

Tashmė Risteskit i duhet ta lėrė pėrgjysmė bisedėn
pėr kinemanė nė rajon… Kėtij burri qė ende nuk i ka shkelur tė 40-at,
do t'i kishte pėlqyer tė ishte ndryshe nė kėtė hapėsirė… Por, i
bindur se ka ardhur koha qė kinemaja nė rajon tė ndryshojė, ai ndodhet
kėtu pėr t'i dhėnė jetė njėrit prej prodhimeve kinematografike qė synon
tė jetė mė pėrfaqėsuesi i rajonit kėto vitet e fundit…

"Koha e kometės", njė bashkėpunim
shqiptaro-francezo-maqedonas dhe gjerman po merr jetė vetėm disa hapa
larg nesh. I mbėshtetur nė librin e shkrimtarit tė njohur Ismail Kadare
"Viti i mbrapshtė", filmi do tė vijė nėn regjinė e Fatmir Koēit dhe me
njė kastė tė zgjedhur aktorėsh.

Konakėt e Havzi Pashės janė shndėrruar nė njė shesh
tė vėrtetė xhirimi. Dikush kujdeset tė ndezė disa kandila tė vjetėr,
pak mė tej, disa burra me veshje popullore po pjekin nė hell njė qengj,
disa tė tjerė kujdesen t'i hedhin dru zjarrit…

Ndėrsa pranė njė kali, teksa hėna vazhdon
rrokullisjen e saj mbi kėtė vend historik, tė gjithė janė pėrqendruar
pėr tė ngjizur nė ekran vetėm dy minuta nga njėra prej periudhave mė
interesante tė historisė sė Shqipėrisė.

Nė kėto konakė koha ėshtė kthyer mbrapa. Dhe nė kėtė
fshat, jo shumė larg Shkupit, po ringjallet Shqipėria e viteve
1913-1914. Njė ringjallje e cila nuk kėrkon t'i ndreqė gabimet e sė
shkuarės, por qė nėpėrmjet saj t'i flasė sė tashmes.

Tė gjithė kėta njerėz qė orvaten t'i kryejnė punėt
qė u takojnė secilit, kanė harruar gjithēka qė ndodh nė jetėt e tyre
jashtė kėtyre mureve dhe kėsaj hapėsire.

Ata tė gjithė janė tė shndėrruar nė nxėnės tė mirė tė historisė, duke ndjekur deri dhe nė frymėmarrje lėvizjet e Kus Babait…


Trishtimi i Kus Babait

Asnjė nga miqtė e tij nuk mund t'ia heqė trishtimin
e dashurisė Kus Babait. Nė tavolinėn e mbushur me mish dhe verė, i
rrethuar nga shokėt e tij tė aventurės, ky personazh i njohur i
letėrsisė sonė e ka tė pamundur tė heqė nga mendja imazhin e atij djali
(Shestanit) tė cilin e kishte parė ashtu kalimthi mbi lumė. I mirė, si
njė kaproll, ai e kishte joshur me lėvizjet e tij. Njė dashnor i
pandreqshėm Kus Babai, nuk mund t'i shmangė dot lėndimet e dashurisė.
"Ti ēarēafėt lan me lotė, me lot ēarēafėt e mia, …ah ai djalė qė unė
pash sot, harram i qoftė dashnia". Kjo ėshtė kėnga qė ai nxjerr nga
buzėt e tij tė trishtuara…

Nė punėt e sevdasė askush nuk ėshtė i sigurt. Dhe
kėta luftėtarė pasionantė qė janė nisur tė luftojnė pėr tė mbrojtur
vendin, e dinė qė, nėse nė luftė janė tė fortė, nė dashuri tė gjithė
janė tė tė pafuqishėm pėr t'u dhėnė udhė ndjenjave tė tyre.

I rrethuar nga kamera, njė ekip i jashtėzakonshėm qė
ndiqte lėvizjet e tij, Kus Babai (Ēun Lajēi) e ka pėrsėritur deri nė
orėn 02.30 tė mėngjesit drekėn kur ishte aq i lėnduar…

Ai duhet tė ishte burri potent qė kėrkonte t'i bėnte
ballė luftės, por dhe dashnori plot epshe qė nuk ka frikė t'i pranojė
prirjet e tij dashurore.

U thotė miqve se i ka nisur njė letėr mbretit,
Vidit. i ka shkruar se do tė jetė nė krah tė tij pėr ta mbrojtur nga
lufta, vetėm nėse do tė bėhet synet. Luftėtarėt e tjerė qeshin me
guximin e Kus Babait. Dikush edhe pyet se "Mirė mbreti pranon, por
mbretėresha Sofi, a do ta pranojė njė burrė tė tillė"?.

Kus Babai nuk ėshtė vetėm njė burrė romantik, por
dhe njė njeri qė ėshtė nisur t'i dalė nė krahė Baba Dovletit dhe tė
ndryshojė rrjedhėn e ngjarjeve nė Shqipėri. Ai i ka treguar gjoksin
luftės dhe nuk ka frikė prej saj, ashtu si prej dashurisė…

Pėr herė tė parė ndoshta nė kinemanė shqiptare do tė
na shfaqet njė personazh me prirje homoseksuale, tė cilat trajtohen nė
film pa asnjė lloj kompleksi, por si njė dashuri si gjithė dashuritė e
tjera.

Regjisori Fatmir Koēi e sheh personazhin e Kus
Babait si njė burrė tė lirė, i cili nė njėfarė mėnyre kėrkon tė
predikojė rėndėsinė qė ka liria tek secili prej nesh. Ai nuk pranohet
asnjėherė nga Shestani (djali qė dashurohet), por ai e ndjek deri nė
fund instinktin e tij dhe nuk kėrkon asgjė, vetėm ta takojė njė herė
atė; dhe kur e takon, kupton se ai ishte njė personazh i lirė dhe si tė
gjithė njerėzit e lirė nuk mund tė pranonte kompromise….

Trishtimi i Kus Babait ėshtė skena qė u xhirua nga
ora 17.00 e mbrėmjes tė sė enjtes deri nė orėn 02.30 tė mėngjesit tė
djeshėm nė njė kėnd tė konakėve tė Havzi Pashės. Njė ekip prej gati 100
vetėsh rrekeshin t'i jepnin jetė njė momenti nga njė pjesė e historisė
mė delikate tė Shqipėrisė midis viteve 1913-1914.

Njė preokupim qė tė bėnte tė shpresoje se ndoshta mė
nė fund do tė mund tė kemi njė film tė gatshėm pėr ta ēuar pa asnjė
drojė nė festivale tė ndryshme ndėrkombėtare, ku qė nga kamera,
fotografia, ose produksioni ishte i njė niveli tė admirueshėm…

Sipas Vitit tė mbrapshtė

Nėse Kadare ndihet i sigurt ta rrėfejė historinė
duke prekur pjesėn mė delikate tė saj, pėr Fatmir Koēin ngritja e njė
rrėfimi historik nė kinema, mė shumė se rrėfim i sė shkuarės ėshtė njė
rrėfim i tė tashmes.

Andi Deliana, as/regjisor i kėtij filmi, e sheh
shndėrrimin e "Vitit tė mbrapshtė" nė "Koha e kometės", si njė adaptim
vizual. Sigurisht qė filmi ėshtė njė tjetėr medium dhe e pėrcjell nė
mėnyrė tė ndryshme mesazhin e njė novele, a romani, por thelbi mbetet i
njėjtė. Ėshtė ngjizja interesante qė Kadareja i ka dhėnė historisė, ajo
qė i bėn tė sigurt qė ky film pėrveē produksionit do tė ketė ndoshta
edhe njė nga skenarėt mė tė mirė tė shkruar kėto vite nė Ballkan. Kjo
ėshtė fjalia qė na e thotė Kristian Risteski, i cili e sheh kėtė
prodhim kinematografik si njė shkėputje nga skenarėt disi skematikė dhe
pothuajse tė njėjtė." Ky film ka njė nga skenarėt mė tė mirė qė ėshtė
paraqitur kohėt e fundit nė Ballkan. Ėshtė filmi i parė me temė
historike qė ka qėndrim korrekt ndaj historisė. Ky film i ka tė gjitha
parakushtet pėr tė qenė favorit i festivaleve ndėrkombėtare", thotė ai.

Nė qendėr tė filmit ėshtė historia e pesė fshatarėve
nga pjesa lindore e Shqipėrisė, qė njė ditė tė bukur njoftohen pėr
ardhjen e mbretit Vid nė Shqipėri nėpėrmjet gazetės. Ata vendosin tė
nisen ta ndihmojnė mbretin, tė luftojnė pėr tė kundėr agresorėve tė
tij, tė lumtur qė mė nė fund Shqipėria kishte njė mbret. Ishte koha kur
po mbaronte Lufta Ballkanike dhe nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore.
Shqipėria ishte njė zallamahi e vėrtetė, kishin hyrė trupat franceze,
austro-hungareze, grekėt ndodheshin nė kufi, dhe serbėt kishin zbritur
pak mė poshtė… E gjithė historia zhvillohet vetėm disa muaj para
Luftės sė Parė Botėrore. Kėta individė kėrkojnė qė Shqipėria t'i
bashkohet Evropės dhe tė mos jetė mė pjesė e Perandorisė Osmane. Ata
janė tė etur pėr luftė, si burra ata nisen drejt saj pėr tė gjetur se
kush ėshtė armiku, dhe pasi kalojnė peripeci tė shumta kuptojnė se
lufta nuk ėshtė gjė tjetėr veēse diēka e mbrapshtė… Njė histori
dashurie lind nė film mes personazhit kryesor Shestanit (Blerim
Destanit) dhe njė vajze (intepretuar nga Marsela Lusha), e cila pas
shumė peripecish mund mė nė fund tė jetė nė krahėt e dashurisė. Kėshtu,
nė vend qė tė gjenin luftėn, ata gjejnė dashurinė…

"Make love not ėar", kjo fjali e thėnė nga Andi
Deliana, as/regjisor nė kėtė film, ėshtė ndoshta mesazhi mė i mirė pėr
Ballkanin e sotėm, i cili po rreket tė shkėputet nga e kaluara. Njė
film qė kėrkon tė pėrcjellė kėtė mesazh nė gjuhėn shqipe, nė gjuhėn e
vendit, fati i tė cilit ka qenė dhe vazhdon tė jetė ende peng i
historisė nė rajon, ėshtė mė shumė se njė mesazh. Koēi ndihet i sigurt
se ky ėshtė mesazhi pėr tė cilin tė gjithė kanė nevojė, por, nga ana
tjetėr, pėr tė, ėshtė vėrtet diēka pozitive bashkėpunimi qė ka nė kėtė
film me emra tė njohur tė kinemasė, ēka e ka bėrė mė tė lehtė dhe
ndoshta mė tė sigurt punėn.

Buxheti pėr realizimin e filmit ėshtė 2,5 milionė
euro. Xhirimet do tė shtrihen nė 38 vende tė ndryshme, 34 nga tė cilat
ndodhen nė Maqedoni dhe vetėm 4 nė Shqipėri. Drejtor fotografie ėshtė
irlandezi Dnal Gillian, i cili ka punuar nė filmin e Stiven Spilbergut
"Shpėtoni ushtarin Rajan", si asistenti i parė i drejtorit tė
fotografisė, si dhe nė klipe tė shumta muzikore me grupin U2.

Rolet kryesore u janė besuar aktorėve me pėrvojė, si
artisti i ri gjerman me prejardhje shqiptare, Blerim Destani, artisti i
Hollivudit, Ralf Muler, i cili ka marrė pjesė nė filmin "Gladiatori",
artisti gjerman Tomas Haince, aktorja e talentuar Marsela Lusha, aktori
maqedonas Vllado Jovanovski, i njohuri Ēun Lajēi. Nė role tė tjera janė
Gentian Zenelaj, Xhevdet Jashari, Luan Jaha, Adem Karaga, Marsela Lena,
Naomi Valeska etj.

Tashmė nė disa vende historike tė Maqedonisė, historia e njė periudhe tė trazuar tė Shqipėrisė po nis tė zbardhet¦

Ndoshta Risteski ka tė drejtė, e kaluara nuk mund tė na mundojė mė. Ajo ėshtė thjesht e shkuar. E tashmja ka rėndėsiā

loredana
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Mesazhe : 862
Anėtarėsuar : 24 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)

Mesazh nga istogalia prej Mon Sep 08, 2008 7:09 pm

filmi koha e kometes jam i sigurt qe do te fitoj shum shperblime eshte koha qe nje film i tille ta prezantoj kulturen e gjithe kombit shqiptar ne bote.Film i mrekullushem

istogalia
Anėtar
Anėtar

Gender:MaleVirgoPig
Mesazhe : 258
Anėtarėsuar : 31 Aug 2008
Age : 25
Vendi : Istog,Kosova

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi