|
| | JOSIP BROZ TITOS REALIZUES I MARRĖVESHJES XHENTĖLMENEPĖR S | |
| | Autori | Mesazh |
|---|
agim__barja Anėtar i Besueshėm


 Numri i postimeve: 1410 Age: 47 Vendi: shqiperiaveriore Profesioni/Hobi: EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date: 24/10/2008
 | Titulli: JOSIP BROZ TITOS REALIZUES I MARRĖVESHJES XHENTĖLMENEPĖR S Sat Jun 06, 2009 2:24 am | |
| Regjimi komunist jugosllav pėrmes strukturave pushtetore e sidomos UDB-sė,me qėllim tė shpėrnguljes sė shqiptarėve nga trojet stėrgjyshore aplikojė format mė diskriminuese ndaj tyre nė Kosovė dhe viset tjera etnike shqiptare,duke i shfrytėzuar tė gjitha kontaktet me shtetet tjera tė Ballkanit,pėr realizimin e kėtij qėllimi. Mė 18 shkurt 1953 Jugosllavia,Greqia dhe Turqia arritėn njė marrėveshje pėr miqėsi dhe bashkėpunim reciprok... dhe nė kuadėr tė njė serie bisedimesh atė vit kryetari i Jugosllavisė JOSIP BROZ TITO dhe pėrfaqėsuesi turk :FUAD KYPRILI nė Split tė Kroacisė nėnshkruan njėmarrėveshje xhentelmene,me tė cilėn u ripėrtri konventa shtetėrore jugosllave-turke e vitit 1938,pėr shpėrnguljen e shqiptarėve ...nė Turqi!!!!!
SHTABI I TITOS PER REALIZIMIN E KESAJ MARREVESHJEJE...!!!
Pėr zbatimin me pėrpikėri tė kėtij operacioni kriminal, TITOJA ngarkoi vetė ALEKSANDĖR RANKOVIQIN (ministėr i brendshėm federativ) pėr formimin e SHTABIT OPERATIV me pėrbėrje nga njerėzit mė tė sprovuar...,shovinist nga mė tė tėrbuarit, kriminelė tė regjur qė prej vitesh i kishin lyer duart me gjakė tė shqiptarėve. Kėtė shtab e pėrbėnin,drejtues tė strukturave pushtetore nė nivelin federativ,republikanė dhe krahinorė si dhe drejtues tė UDB-sė,si:
1.ALEKSANDĖR RANKOVIQ
2.KĖRSTO CĖRVENKOVSKI
3.SVETISLLAV STEFANOVIQ
4.MILLAN BARTOSH
5.LEO GRISHKOVIQ
6.VOJKAN LLUKIQ
7.MARKO VUCKOVIQ
8.PAVLE JOVIQEVIQ
9.PETAR STAMBOLIQ
10.SLLOBODAN PENEZIQ-KĖRCUN
11.GJOKO PAJKOVIQ
12.GOJKO MEDENICA
13.ĒEDO MIJOVIQ
14.SĖRBA SAVIQ
15.DUSHAN MUGOSHA
Nė bazė tė hulumtimit sistematik tė dy shėrbimeve konzullare (sektorit tė pasaportave) jugosllave dhe turke, dėshmohet se nė periudhėn 1951-1968 prej Jugosllavisė nė Turqi janė shpėrngulur 414.500 shqiptarė... ndėrsa gjatė periudhės nė fjalė (bazuar nė statistikat sekrete jugosllave) nė Kosovė ishin sjellur nė heshtje 63.000 kolonė sllavė, prej tė cilėve, pas rėnjes sė Rankoviēit (1966) duke mos u duruar njė farė "barazie" me shqiptarėt, shumica prej tyre udbash e kriminelė marrin ikėn pėr Serbi . Ndėrkaq sipas statistikave tė publikuara mė vonė del se nė periudhėn 1952-1965 per ne Turqi janė shpėrngulur: 452.371 shqiptarė.Shperngulja ėshtė bėrė me kėtė dinamikė:
Mė 1952Janė shpėrngulur----- 37.000 shqiptarė Mė 1953---------------------------- 19.300 Mė 1954---------------------------- 17 500 Mė 1955---------------------------- 51.000 Mė 1956---------------------------- 54.000 Mė 1957---------------------------- 57.710 Mė 1958---------------------------- 41.300 Mė 1959---------------------------- 32.000 Mė 1960---------------------------- 27.980 Mė 1961---------------------------- 31.600 Mė 1962---------------------------- 15.910 Mė 1963---------------------------- 25.720 Mė 1964---------------------------- 21.530 Mė 1965---------------------------- 19.821 " Nė ato vite me dhunė detyrohen tė shpėrngulen edhe mijėra shqiptarė, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) pėr nė SHBA, Kanada, Australi e vende tė tjera tejoqeanike
Ky shtab famekeq i JOSIP BROZ TITOS vazhdon me krimet ne Kosove!!!
-Nė dimrin e vitit 1955/56 organizon aksionin pėr mbledhjen e armėve dhe gjatė kėtij procesi tė dhunshėm i keqtrajtuan nė format mė mizore mėse 30.000 shqiptarė.Ky aksion famėkeq ka nisur pikėrisht nga fshatrat e trevės sė Rugovės ku ka lindur dhe ėshtė rritur z.Ibrahim RUGOVA.Nė kėtė ekspeditė udbeske,nga rrahjet dhe torturat u mbytėn 103 shqiptarė,ndėrsa u gjymtuan pėr jetė rreth 10.000 tė tjerė...!!! Krimet ndaj shqiptareve s“kishin te ndalur,ato vazhduan edhe pas remjes se RANKOVIQI |
|  | | haxhiu Anėtar i Besueshėm

Numri i postimeve: 1151 Profesioni/Hobi: bashkimi me dajak Registration date: 29/06/2008
 | Titulli: Re: JOSIP BROZ TITOS REALIZUES I MARRĖVESHJES XHENTĖLMENEPĖR S Thu Jun 25, 2009 6:56 pm | |
| Kush e organizoi grumbullimin e armeve ndere shqiptar,a serbet apo sevrvilet e tij shqiptar,duhet ta kerkojm qakaqin,se per armik serbin e kemi ditur,ama shqiptaret kundra vetevetes kete po ja lenja zotit te madh e ishalla ne qete ne rahmeni !Se keshtu ēka na kan bere e po na bejn tanet kerkund ne bote nuk kam ndegjue e pare ! |
|  | | veli kryeziu Fillestar/e


 Numri i postimeve: 5 Age: 29 Vendi: Rogane-Dardane Registration date: 13/09/2009
 | Titulli: Re: JOSIP BROZ TITOS REALIZUES I MARRĖVESHJES XHENTĖLMENEPĖR S Sat Oct 31, 2009 9:52 pm | |
| ass. Veli Kryeziu-Universiteti i Prishtines-FE-Gjilan
Hyrje
Hulumtimet shkencore pėr zbardhjen e njė ngjarje historike siq ėshtė marrėveshja Xhentėllmene turko-jugosllave e vitit 1953 ndėrmjet Titos dhe Kypreliut, sado qė janė jo tė mjaftueshme,prap na japin njė pasqyrė shumė tė mirė pėr ta kuptuar kėtė marrveshje. Vlen tė pėrmenden veprat e historianėve tė kombit shqiptarė siq janė: Fehmi Pushkolli nė vepren Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovės, Jusuf Osmani nė vepren Vendbanimet e Kosovės-Gjilani, Hakif Bajrami Politika e shfarosjes sė shqiptarėve dhe kolonizimi serb i Kosovės 1844-1995, Sabile Basha Dėbimet e shqiptarėve dhe kolonizimi i Kosovės 1877-1995 dhe nė shumė hulumtime tė punimeve shkencore tė cilat e kanė pėr objekt tė studimit kėtė temė shum tė ndishme pėr popullin shqiptarė. Tė gjitha kėto vepra dhe shum dokumente tjera tė cilat do ti pėrmendim nė fucnot janė tė lidhura me marrveshjen e Splitit ndėrmjet Titos dhe Kypriliut. Nė kėtė marrveshje gojore edhe pse askush nuk diti se ēka pėrmbante, pasojat e sajė u panė menjėherė, pas fillimit tė zbatimit tė sajė. Pas vitit 1953 filloi dėbimi masiv i shqiptarėve pėr nė Turqi, gjė e cila e zbardhi kėtė marrveshje. Represioni serbė u pėrcoll nga instrumentet shtetrore dhe nė mėnyr tė organizuar nga vet shteti serbo-jugosllav. Paraprakisht ishte njė marrveshje nė mes Jugosllavisė dhe Turqisė e njohur si Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938, e cila parashihte dėbimin e shqiptarėve pėr nė Anadoll. Ēėshtja e shpėrnguljes sė shqiptarėve pothuaj se u hesht gjithėher, ndėrsa u shkrua dhe u propagandua nga qarqet serbe, kinse pėr shpėrngulje serbo-malazeze qė nė tė vėrtet nuk ishte asgjė tjetėr veqse migrime tė vogla, tė vullnetshme tė popullsisė.
Shpėrnguljet masive tė shqiptarėve nga ish-Jugosllavia deri nė kohen e pėrmbysjes sė diktatures komuniste dhe tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, nuk guxohej tė pėrmendėshin as nė Shqipėri dhe as nė Kosovė ndėrsa pėr studime shkencore tė kėsaj qėshtje as qė mund tė flitej.
Periudha ndėrmjet dy luftėrave botėrore dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore theksimi i kėtijė problemi nė ish-Jugosllavi inkriminohej si vepėr penale. Pėr ta pėrmbledhur kėtė punim jam munduar ti preki ngjarjet ashtu siq kanė qenė, ndėrsa literatura tė cilen e kam pėrdorur e tėra ėshtė nė gjuhėn shqipe.
Marrėveshja Xhentėllmene turko-jugosllave e vitit 1953
Prishja e mardhėnjeve jugosllavo-shqiptare 1948 u shfrytėzua nga Beogradi me mjeshtėri pėr ndjekjen, arrestimin dhe keqtrajtimin e mijėra shqiptarėve tė akuzuar stalinistė.[1](R.Abdyli, Kosova Revistė Historike Politike, nr.2/1994, Tiranė, p.27)
Nė vitet e 50-ta shteti jugosllav kishte shpallur pėr objektiv njė shoqėri tė afirmimit tė barazisė sė popujve tė kėsaj ish federate.[2](J.Bajraktari, Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale tė pushtetit serbė ndaj shqiptarėve nga Kriza Lindore e kėndej, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės mė tej ASHAK, Prishtinė 1995, p.153)
Ndėrkaq, shqiptarėt sanksionohen si pakicė dhe me kėtė vėhen nė pozit tė pabarabartė karshi popujve tjerė tė po kėsajė federate.[3](po aty, p.153)
Deri mė 1947 popujtė mė tė pėrndjekur nė Evropė kanė qenė hebrenjėt dhe shqiptarėt. Lidhur me kėtė fenomenė ka gjysma e vitit 1948 titizmi si epidemi komuniste do tė vijė nė konfliktė me stalinizmin gogoljanė, si rezultatė i tė cilit konfliktė do tė shėnohet njėra ndėr etapat mė tragjike tė popullit shqiptarė nė histori.[4](H.Bajrami, Kosova Sot, dėshmi 14.05.2008, p.12)
Sistemi policorė i UDB-sė sė Rankoviqit bėnte trysni tė ndryshme mbi shqiptarėt, duke i shtypur dhe duke ua ngushtuar pėrspektivėn, me ēka synohej dealbanizimi i Kosovės.[5](J.Bajraktari, vepėr e cituar, p.153)
Si rezultat i kėtj presioni, mjaftė shqiptarė u regjistruan si turqė dhe pati njė rritje tė ndjeshme tė pakicės turke nė Kosovė.[6](B.Meta, Historia e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve, Sprint, Prizren 2001, p.353)
Kėtė process tė deklarimit tė dhunshėm tė shqiptarėve si turqė e kundėrshtuan intelektualėt: Zekerija Rexha, Mehmet Vokshi, Skender Rizaj etj.[7](F.Rexhepi, Historia e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve, Sprint, Prizren 2001, p. 362)
Pėr ta shpėrblyer poziten e udhėheqėsve shtetrorė tė ish-Jugosllavisė u propozua qė Ēubrilloviqit ti jepet shpėrblimi AVNOJ-it i cili u refuzua kategorikishtė nga antari i Akademis sė Shkencave tė Kosovės prof. Fehmi Agani.[8](H.Islami, Kosova dhe Shqiptarėt Ēėshtje Demografike, Rilindja, Prishtinė 1990, p. 74)
Edhe pas kėsaj periudhe, sidomos pas Luftes sė Dytė Botėrore filluan aksionet e mbledhjes sė armėve dhe formave tė tjera tė presionit me qėllim tė detyrimit tė popullates pėr shpėrngulje nė Turqi.[9](J.Osmani, Vendbanimet e Kosovės-Gjilani, Shkrola, Prishtinė 2004, p. 28).
Takimi i Splitit Tito-Kyprili
Mė 1953 nė Split u takua kryetari i Jugosllavisė Josip Broz Tito dhe Fuad Kyprili, minister i punėve tė jashtėme tė Turqisė. Ata u moren veshė qė tė filloi shpėrngulja e sėrishme e shqiptarėve pėr nė Turqi.[10](H.Bajrami, Politika e shfarosjes sė shqiptarėve dhe kolinizimi serb i Kosovės 1844-1995, QIK, Prishtinė 1995, p.148). Marrveshja planifikonte vazhdimin e aksionit tė shpėrnguljes sė shqiptarėve nga Kosova pėr Turqi, nė baz tė Konventės sė vitit 1938. Dėbimi i shqiptarėve parashihej tė bėhet pėrmes Maqedonisė.[11](H.Bajrami, po aty, p.149). Kjo erdhi nė shprehje tė zbatohet menjėher pas prishjes sė marrveshjes jugosllavo-shqiptare, me pretekstin se i sherbenin Shqipėrisė u denuan dhe internuan nėpėr burgje mbi 500 shqiptarė tė cilėt u derguan nė kampin famkeqė tė Goli Otokut.[12](J.Bajraktari, F.Rexhepi & F.Demaj, Historia 10 Gjimnazi Matematik dhe Informatik Shkencave Natyrore, Libri Shkollor, Prishtin 2004, p.193).
Meqė me marrveshjen Xhentėllmene nuk u arrit qėllimi pėr dėbimin e shqiptarėve pėr nė Anadoll, Serbia nuk pushoi pėrpjekjet pėr shfarosjen e popullit shqiptarė nė Kosovė.[13](H.Bajrami, Kosova Sot, Dėshmi 16.05.2008, p.19)
Marrveshja mbi miqėsinė dhe bashkėpunimin nė mes tė Jugosllavisė, Greqisė dhe Turqisė e nėnshkruar nė Ankara mė 28 shkurt 1953 u bė e njohur si Pakti Ballkanik.[14](S.Basha, Dėbimet e shqiptarėve dhe kolonizimi i Kosovės 1877-1995, Instituti i Historisė i Kosovės, QIK, Prishtinė 1997, p.61)
Marrveshja pėrmbanė 10 pika dhe mori karakterin ushtarak, por pa ndikim e obligime, tė cilat rezultonin nga Kontrata e Atlantikut Veriorė e 4 prrilit 1949 qė i pėrkiste Turqisė dhe Greqisė.[15](S.Basha, Po aty, p.61)
Kjo marrėveshje linte hapsirė edhe pėr marrveshje tė tjera tė problemeve ekonomike, teknike dhe kulturore.[16](S.Basha, po aty, p.61)
Jugosllavia pėr ti shpėrngulur shqipatrėt nga Kosova dėshironte tė krijonte lidhje sa mė tė ngushtė me Turqinė.
Lidhja duhej tė bėhej duke e riaktivizur Konventėn jugosllavo-turke tė vitit 1938 pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi.[17](F.Pushkolli, Shpėrngulja e shqiptarėve nė Turqi dhe marrveshja jugosllavo-turke, Fjala, Mars 1994). Nė kėtė frym bashkpunimi mes tyre u lidh edhe marrveshja Xhentėllmene mes Jugosllavis e Turqisė.[18](F.Pushkolli, po aty). Qėshtjen e shpėrnguljes sė shqiptarėve Jugosllavia e nxiste nėpėr mjet shtypit turk.(S.Basha, Vepėr e cituar, p.62). Nė periudhen kohore 1955-1957 si rezultat i marrveshjes Xhentėllmene pushteti serbė nė proceset e montuara politike i rrahu brutalisht rreth 30 mijė shqiptarė, 300 prej tyre vdiqėn nga plagėt e marra.[19](R.Abdyli, Kosova Revistė Historike Politike, nr.2/1994, p. 26)
Si rrjedhojė, pėr njė kohė tė shkurtėr u turqizuan dhunshėm rreth 60 mijė shqiptarė, kurse u shpėrngulėn pėr nė Turqi mbi 250 mijė shqiptarė.[20](R.Abdyli, Po aty, p. 27)
Nga fundi i vitit 1944 e kėndej shqiptarėt filluan tė arratiseshin nė male dhe nė Shqipėri madje dhe duke migruar krejt jahstė vendit. Shqiptarėt pėr ta kundershtuar ripushtimin jugosllav organizuan edhe lėvizje ilegale.[21](I.Hoti, Format dhe mėnyrat e pushtimit dhe tė nėnshtrimit tė Kosovės nė fund tė vitit 19944 dhe fillim tė vitit 1945, Bujku, dėshmi 06.02.1995)
Nė deklaratėn zyrtare, tė lėshuar mė 29 janar 1953 mbi bisedat nė Split, tė dy delegacionet fshehen marrveshjen Xhentėllmene dhe iu referuan bashkėpunimit parlamentar dhe qėshtjes sė Paktit Ballkanik.[22](S.Basha, vepėr e cituar, p. 62) Me kėtė marrveshje Tito realizonte ėndrren e serbėve pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nga Kosova, ndėrsa Turqia fitonte banorė vitalė dhe mjete fonanciare.[23](S.Basha, po aty, p. 62)
Ēdo shqiptarė do tė shpallej i rrezikshėm dhe I dyshimtė pėr sigurinė e vendit, sidomos intelektualėt me tė cilėt i mbushėn burgjet dhe pas kėsajė u shpik kombėsia turke.[24](R.Abdyli, Kosova, nr. 2/1994, p.27)
Krahina Autonome e Kosovės e Metohisė gėzoi tė drejtėn e njė trupi legjislativ dhe ekzekutiv si dhe tė pėrfaqėsimit nė kuvendin e Serbisė dhe atė Federalė, por jo pushtetin juridik dhe pikrishtė nė vitin 1953 ajo humbi lidhjen me federaten dhe mbeti vetėm nė kuadėr tė Serbisė.[25](S.Repishta, Kosova, nr. 2/1994, p. 41)
Ushtrimi i dhunės ndaj shqiptarėve
Kolektivizmi i dhunshėm i njė pjese tė tokave tė fshatarsisė sė Kosovės si dhe keqtarajtimet dhe shperdorimet perfide serbe, prekėn thellė traditėn kombėtare shqipatre.[26](F.Pushkolli, Fronti popullor-Lidhja Socialiste e Kosovės 1935-1975, Prishtinė 1983, p.154) Nė funksion tė shpėrnguljes shqiptare u miratua edhe ligji i planit 5 vjeqarė 1947-1951.[27](F.Pushkolli, po aty, p.154)
Pushteti jugosllav krahas dhunės e gjunjėzimit ekonomik sulmonte thell edhe ndjenjat kombėtare, tė kaluarėn dhe traditen historike. Ai reduktoi hapjen e shkollave dhe tė institucioneve arsimore e kulturore madje mohonte edhe prejardhjen e popullit shqiptarė.[28](S.Ukaj, Format e diskriminimit e tė gjenocidit tė politikės sė shtetit serbė nė vitet e pas luftės, Shkėndija, dėshmi, shtator 1994)
Deri sa shqiptaret mbetėn nėn robėrinė titiste ish-Jugosllavia u pėrpoq ti anatemoj pėrmes ideologjisė staliniste deri mė 1953, shqiptarėt e Shqipėrisė bregdetare u pėrplasen me luften ideologjike komuniste-balliste dhe e amortizun mundėsinė pėr mbrojtje tė vllezėrve tė tyre tė mbetur nėn robėrin sllave.[29](H.Bajrami, Kosova Sot, dėshmi, 14.05.2008, p.12). Titistėt nė anėn tjetėr e bėnė tė veten, i pėrzuri mbi 18% tė popullsisė shqiptare nga Jugosllavia pėr nė Anadoll.[30](H.Bajrami, Kosova Sot, po aty). Kėtė skenar sllavo-ortodoks udhėheqėsia shqiptare do ta kuptoj vetėm nė vitin 1961, kur defakto nė mėnyrė demonstrative do tė lėshohet Pakti i Varshavės nga Enver Hoxha.[31](H.Bajrami, po aty).
E gjith kjo ngjarje ishte rezultat i marrveshjes Xhentėllmene jugosllavo-turke gjė tė cilėn e ndaluan nė mėnyr tė tėrthortė vetėm pas vitit 1966 atėherė kur kishin mbaruar 21520 procese gjyqsore tė montuara kundėr shqiptarėve.[32](H.Bajrami, Kosova Sot, po aty). Kjo ishte njė zbrazje e madhe e viseve etnike shqiptare qė pati pasoja negative pėr jetėn ekonomike, shoqėrore e politike tė popullit shqiptarė. Vetėm lindėshmėria (nataliteti) i lartė i shqiptarėve bėri tė mundur qė tė ruhej struktura etnike dhe tė dėshtoi plani pėr serbizimin e trojeve shqiptare.[33](F.Rexhepi, Historia e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve, Sprint, Prizren 2001, p. 362)
Qeveria jugosllave e kishte formuar njė komision shtetėrorė pėr dėbimin e shqiptarėve nė Turqi tė cilin e pėrbėnin: Aleksandėr Rankoviqi, Krste Cėrvenkovski, Zvetisllav Stefanoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vuqkoviq etj.[34](H.Bajrami, Politika e shfarosjes sė shqiptarėve dhe kolonizimi serb i Kosovės 1844-1995, QIK, Prishtinė, p.149)
Qeveria turke pasi mori informatat se ėshtė formuar shtabi jugosllav pėr shpernguljen e shqiptarėve e angazhoi Hulusu Kejmonin, pėr kontaktė me Jugosllavinė. Komunikimet ishin tepėr sekret dhe u bėnė pėrmes dokumentit turkė me numėr dhe shifėr tejet sekret nr. 3977/51, ku me kėtė rastė Turqia inicion zyrtarishtė aktualizimin e konventės sė vitit 1938.[35](H.Bajrami, Po aty, p. 149). Turqia i kishte premtuar Jugosllavisė qė shqiptarėt do ti vendosė nė vilajetin Mysh. Pas tė gjitha kėtyre me 28 shkurt 1953, Koqa Popuviqi dhe Hulusu Kejman nėnshkruan nė Shkup njė marrveshje tė re sekrete, qė nė Turqi tė shpėrnguleshin tė gjith myslimanet qė jetojnė nė Jugosllavi. Shtabi jugosllavė pėr dėbimin e shqiptarėve nė Turqi u legalizua mė 16 marsė 1955.[36](H.Bajrami, po aty, pp.148-149).
Nė fillim tė vitit 1951 nė vijen e tendencave unitariste dhe nacionaliste tė politikes sė grupit fraksionistė tė Aleksander Rankoviqit u ndėrmuar aksioni pėr deklarimin e shqiptarėve sidomos nėpėr qytete pėr kombėsinė turke.[37](H.Hoxha, Afirmimi I kombėsisė shqiptare nė Jugosllavi, Rilindja, Prishtinė 1983, p. 76). Mirpo grupi fraksionistė i Aleksander Rankoviqit dhe organet e sigurimit shtetrorė e shfrytėzuan dhe keqpėrdoren kėtė marrveshje xhentėllmene me qėllim tė nxitjes dhe tė ndėrmarrjes sė presionit ndaj qytetarėve posaqėrishtė pjestarėve tė kombėsis shqiptare qė tė deklaroheshin turqė me qėllim tė shpernguljes nė Turqi.[38](H.Hoxha, po aty, p 77). Se shpėrngulja nė Turqi nuk ishte e natyrshme por e nxituar nga politika pėrmės mjeteve tė presionit shihet nga fakti se ky process I shpernguljes nė klimen e krijuar pas Pleniumit tė Brioneve tė KQ-sė tė LKJ-sė jo vetėm qė u pakėsua por u ndėrpre krejtėsishtė.[39](Sipas Hajredin Hoxhes nė vepren qė e citua, pas Brioneve kemi madje edhe kthim tė qytetarėve shqiptarė nga Turqia nė Jugosllavi, por kjo nuk ka ndodhur kurr)
Nė nxitjen e shpėrnguljes sė shqiptarėve pėr nė Turqi periudhėn kohore 1955-1957 ndikuan vrasjet e shqiptarėve, burgosjet, malltretimet presionet e ndryshme fizike e psiqike si dhe aksioni i mbledhjes sė armėve nė dimrin e vitit 1955-1956, aksioni i rekujzimit (Otkupi) pėrkatėsishtė tepricave tė ndryshme.[40](R.Ramadani,Gjilanoi, terrori, represioni dhe eksodi 1944-1956,Gjilan 2002,p.104)
Me shpresė se sadopakė Pleniumi i Brioneve ndryshoi poziten e shqiptarėve pas vitit 1966, edhe kjo ishte dėshprim.[41](J.Osmani, Vendbanimet e Kosovės-Gjilani, Shkrola, Prishtinė 2004, p. 29)
Edhe pse pas vitit 1953 pushteti jugosllav kinse kujdeset qė shqiptarėve tu krijoheshin lehtėsira tė veqanta administrative pėr shpėrngulje nė Turqi pavarsishtė se a ishin deklaruar turq apo jo, shqiptarėt nėn kėrcnimin shtetrorė prap qėndruan tė pa mposhtur.[42](J.Kelmendi, Pleniumi KK, tė LKJ-sė tė Kosovės mė 1971). Kjo veprimtari ndėshkimore e organeve tė sigurimit shtetrorė edhe organeve tė tjera u shpre nė mėnyrė drastike nė gjitha fushat si kulturės, arsimit dhe gjitha tė drejtave.[43](Z.Shtylla, Shpėrngulja e shqiptarėve nė Jugosllavi pas Luftės sė Dytė Botėrore 1950-1966, e vėrteta mbi Kosovėn dhe shqiptarėt nė Jugosllavi, Tiranė 1990, p.442).
Me qėllim qė nė pėrmasa jugosllave tė luftohej kundėr kėrkesave tė drejta tė popullit shqiptarė, u hartua dhe u miratua Platforma politike pėr aksionin e LKJ-sė nė zhvillimin e vetėqeverisjes socialiste, tė bashkimit e vllėzėrimit dhe tė pėrbashkėsisė nė Kosovė.[44](Platformė politike pėr aksionin e LKj-sė nė zhvillimin e vetqeverisjes socialiste tė bashkimit dhe vllėzrimit dhe tė bashkėsisė nė Kosovė, Beograd 1982, pp. 5-6, e siguruar nga Hakif Bajrami)
Po e pėrfundojmė edhe me njė citim tė Hakif Bajramit Me Plenjumin e Brioneve shqiptarėt e munden vetėm friken, por terrori shtetrorė vazhdoi me pot ė njejtat metoda, vetėm forma e dhunės dhe e represionit kishte ndryshuar nė disa fusha tė jetės.[45](H.Bajrami, Vjetar XXXV-XXXVI, Arkivi i Kosovės, Prishtinė 2006, p.488).
Pėrfundim
Meqense punimet shkencore nė kohen e monizmit, nuk patėn guxim ta trajtojnė kėtė temė, gjithashtu as autoret e huaj nu u moren me kėtė problem atėherė vetėm pas fillimit tė zhbėrjes sė Jugosllavisė titiste filloi tė trajtohet ky problem dhe ate vetėm nga historian shqiptarė.
Marrveshja Xhentėllmene ishte narrveshje verbale dhe mėsuar nga koha qdo herė marrveshje tė tilla mbeten tė pa shkruara dhe gjithsesi edhe tė pa hulumtuara. Duhet pasur konsiderat kėta pak autorė tė cilėt e trajtuan nė punimet e tyre kėtė problem dhe sado pak dhanė kontributin e tyre.
Megjithate edhe gjatė hulumtimit tonė qė kemi bėrė pėr kėtė temė, shpresoj tė kemi grumbulluar pak zjarr pėr dritė (ndriqimin e kėtij problemi), por megjithate duhet bėrė ende shumė punė, sepse ne gjeneratat e ardhshme tė historianėve duhet pa tjetėr tė merremi me kėto probleme sepse populli shqiptarė kishte vuajtur tepėr shumė nga marrveshjet e fshehta prapa dyerve.
Ne e faleminderojmė prof.dr. Ibrahim Gashin i cili mė propozoi kėtė temė pėr hulumtim, e cila mė ka dhėnė kurreshtje qė nė tė ardhmen tė zgjerohem edhe mė thell nė kėtė problem.
Paraprakishtė mė kėtė problem nė mėnyr tė drejtėpėrdrejt ishte marrur dr. Hakif Bajrami i cili ka shprehur gadishmėri qė tė mė ndihmoi nė punėn e mėtutjeshme, gjithashtu edhe dr.Sabile Basha.
Megjith kėtė problemi i marrveshjeve tė fshehta nga pala sllave ishte nė kurriz tė shqiptarėve, sikur se kjo e vitit 1938, pastaj 1953 e shum tė tjera tė cilat i binin nė qafė popullit shqiptarė. Kėtė kapitull e mbylli pamėvarėsia e Kosovės mė 17 Shkurt 2008, tani shqiptarėt ndihen shum mė tė sigurtė duke marr parasyshė edhe antarsimin e shqipėrisė nė NATO, por njė numer ende i madh i shqiptarėve ka mbetur jasht kufijėve shtetrorė tė Kosovės. Shteti i ri ka shpre gadishmėrinė pėr bashkpunim rajonal pėr tė ardhmen Evropjane, por duke mos harruar kurr tė kaluaren.
|
|  | | | | JOSIP BROZ TITOS REALIZUES I MARRĖVESHJES XHENTĖLMENEPĖR S | |
|
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |