Mexhid Yvejsi Anėtar i ri


 Numri i postimeve: 95 Age: 60 Vendi: Gjakovė, Kosovė Registration date: 04/05/2009
 | Titulli: HAXHI VEHBI DIBRA (1867-1937) Wed Jul 01, 2009 3:17 pm | |
| Mexhid YVEJSI, Gjakovė
HAXHI VEHBI DIBRA
(1867-1937)
Hoxha qė punoi jo vetėm pėr Fe,
Hoxha qė veproi edhe pėrAtdhe
Haxhi Vehbi Dibra lindi nė vitin 1867, nė Dibėr tė Madhe, nė njė familje tė nderueme, nė familjen e Agollėve, tė njohur pėr veprimtari fetare dhe atdhetare. Ėshtė djali i Ahmed Efendi Agollit, hoxhė i respektuem, Myfti i Dibrės sė Madhe.
Mėsimet fillestare dhe ato tė mesme i kreu nė Dibėr, ndėrsa studimet e larta nė Stamboll, ku pėrveē studimeve fetare, merrej edhe me veprimtari atdhetare-kombėtare
Pas diplomimit, menjėherė kthehet nga Stambolli nė Dibėr, ku u emėrue Myfti, por vepronte edhe pėr Shqipni
Cila ėshtė veprimtaria e tij pėr Shqipni?
Veprimtaria e tij pėr Shqipni
Nė vitin 1908, mori pjesė nė Kongresin e Manastirit
Nė vitin 1909, mori pjesė nė Kongresin e Dibrės, madje u zgjodh kryetar i Kongresit
Nė vitin 1912, mori pjesė nė Kuvendin e Vlorės, nė Ditėn e Flamurit, Ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipnisė, me 28 Nėntor, ishte pėrfaqėsues i Dibrės
Nė Qeverinė e Parė tė Shqipnisė, Haxhi Vehbi Dibra zgjidhet Kryetar i Pleqėsisė, zgjidhet edhe nėnkryetar i Qeverisė
Kur plaku i Vlorės, Ismail Qemali, pėr ndonjė arsye, mungonte, ishte Haxhi Vehbi Dibra qė e zėvendėsonte
Nė vitin 1913, Qeveria e Pėrkohshme e Shqipnisė e ngarkon Haxhi Vehbi Dibrėn me detyrėn e Myftiut tė Pėrgjithshėm tė Komunitetit Mysliman Shqiptar tė mbarė Shqipnisė
Nė vitin 1916, nuk qe e rastit apo ēėshtje e fatit kur ngarkohet me detyrėn e Kryetarit tė Gjyqit tė Lartė tė Sheriatit
Nė vitin 1923, Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh Kryetar i Kongresit tė Parė tė Muslimanėve Shqiptarė
.
Nė vitin 1924, ishte Haxhi Vehbi, Hoxha Dibran, ai qė e pėruroi Medresenė e Lartė nė Tiranė
Pėrveē kėtyre detyrave me shumė rėndėsi, me shumė pėrgjegjėsi, Haxhi Vehbi Dibra ėshtė marrė edhe me krijimtari.
Ka shkrue, ka botue shumė punime, studime, krijime e pėrkthime, qė janė botue nė shtypin e kohės, kryesisht nė revistėn Zani i Naltė, qė botohej nė Tiranė prej muajit tetor, 1923 deri nė prill 1939
Nė vitin 1993, nėn pėrkujdesjen e Imam Vehbi Ismailit, nė Harper Woods, tė Detroit-it, nė shtetin Michigan, nė SHBA, botohen tė pėrmbledhuna shkrimet e Haxhi Vehbi Dibrės, nėn titullin Ēurdhėron Kurani?
Janė tė shėnuara, kanė mbetur tė paharruara, fjalėt e Haxhi Vehbi Dibrės nė Kuvendin e Vlorės, nė Ditėn e Flamurit, nė ditėn e Shpalljės sė Pavarėsisė, me 28 Nėntor 1912, ku, ndėr tė tjera, tha:
Kristiani e myslimani janė vėllazėn shqiptarė tė pandarė.
Se kush ishte Haxhi Vehbi Dibra, nė jetėn e pėrkohshme tokėsore, e pėrmbledhin shkurt, veprėn e tij madhore, kėto vargje popullore:
Natė Dibėr, Dibėr plakė
Na u rrit nji burri rrallė,
Qė luftoi me bajrakė
Tuj i pri popullit nė ballė
Nė ēdo Kuvend, nė ēdo Kongres
Zani i tij i fort kumboi
Nė ēdo vend e nė ēdo shtet
Pėr Shqipni u ngrit e shkoi.
Trim mbi trima Vehbi Agolli
Burrė i naltė, plot dituni
O lum Dibra qė e lindi
Pėr flamurin kuq e zi.
Kur nė popull mbante fjalė
Ai pėrheri predikoi
Shqypen kemi nane babė
Ēdo pėrēarje e mallkoi.
Nuk e trembi dot Sulltani
Kur me vdekje e dėnoi
Nuk e trembi as Serb-Dushmani
Qė aq her e kėrkoi
!
Haxhi Vehbi Dibra u nda nga kjo jetė, kaloi nė jetėn e vėrtetė, me 24 Mars 1937, nė moshėn 70 vjeēare, duke lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė shqiptare
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
|
|