Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  ­PortalliPortalli  ­GalleryGallery  ­RegjistrohuRegjistrohu  ­IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
Medalim
Anėtar
Anėtar


Male
Numri i postimeve: 472
Age: 57
Vendi: Shqypeni
Registration date: 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Tue Sep 08, 2009 8:36 pm

Zbulohet pjesė e arkivit tė Bajram Currit gjatė emigracionit nė Vienė nė periudhėn 1918-1919







Zbulohet pjesė e arkivit tė Bajram Currit gjatė emigracionit nė Vienė nė periudhėn 1918-1919


Zbulohet pjesė e arkivit tė Bajram Currit gjatė emigracionit nė Vienė nė periudhėn 1918-1919 dhe letėr kėmbimet e Mit’hat Frashėrit


I angazhuar me historikun e qytetit tė Tiranės prej disa kohėsh kam pėqėndruar vėmendjen edhe tek arkivi i familjes Erebara nė Tiranė ku ka mjaft tė dhėna dokumenta, fotografi, akte juridike dhe botime tė kohės tė mbajtura me kujdes nga kryefamiljari aktual i kėsaj familje Suad Erebara. Gjatė kėtij hulumtimi ndeshėm edhe nė njė korrespondencė mjafė interesante me rreth 40 dokumentash nė formė kartolinash, telegramesh dhe karta postale nė adresė tė Bajram Currit
Bajram CURRI
Mė 1918, Bajram Curri emigron drejt Vjenės, ku nė dhjetor
tė atij viti, zgjidhet anėtar i Komiteti pėr Mbrojtjen e Kosovės
dhe u bė njė nga udhėheqėsit e tij kryesor, anėtar i delegacionit
pėr ne konferencen e Paqes ne Paris, nė tė cilėn kėrkonte qė tė
njiheshin tė drejtat e Shqipėrisė dhe tė popullsisė shqiptare nė
Kosovė korespondenca i pėrket kėsaj periudhe
Jashar EREBARA
Jashar Erebara Lindi nė Dibėr mė 1873, u shkollua nė Shkup dhe
Bukuresht, atdhetar dhe intelektual i shquar dha njė kontribut tė
madh patriotik dhe publiēistik .U mor mjaft me botimet nė gjuhėn
shqipe, kryeredaktor i gazetave "Albanija" dhe "Shkupi"; etj
Pjesėmarės nė kongresin e Manastirit, nė shpalljen e Pavarsisė nė
Vlorė ku dha njė kontribut tė velfshėm nė jehonėn e shpalljes sė
pavarėsisė sė Shqipėrisė. Sė bashku me Bajram Currin dhe Hasan
Prishtinėn themelojnė “Komitetin Kombėtar pėr Mbrojtjen e Kosovės” ku punon me Bajram Currin pėr disa kohė nė emigracion nė Vienė nė krye tė degės sė Komitetit Kombėtar pėr Mbrojtjen e Kosovės themeluar me 1918, Jashari ka qenė edhe nė Kongresin e Lushnjes, ėshtė zgjedhur edhe deputet i Dibrės ka drejtuar edhe pushtetin vendor nė Tiranė pėr njė periudhe tė shkurtėr.
Jashar Erebara ka njė veprimtari aktive si atdhetar por edhe si arkivues dhe publikues i dokumentacionit tė organizmit ku ai ka qenė angazhuar u nda nga jeta mė 24 qershor 1953 nė Tiranė.
LETĖRKĖMBIM ME DISA PATRIOT TĖ SHQUAR
Bir i familjes patriote Frashėri
Pas largimit tė Princ Vidit,
Mit'hat Frashėri largohet nga
Shqipėria dhe deri nė vitin 1918
jeton nė disa shtete tė Ballkanit.
Nė vitin 1916 vendoset nė
Bukuresht ku arrestohet nga
policia dhe internohet nė
vitin 1918, me mbarimin e
Luftės sė Parė Botėrore, lejohet
tė largohet dhe vendoset nė
Lozanė
Mė 6 gusht 1919
( Transkriptim i pjesėshėm )


I dashuri Zotri
Tash po marr letrėn e Z- tate tė 28-VII- , po kujtoj
se do ta kesh marr deri tash letren t’eme tė shkrume
dhjet dit mė para bashkė me atė pėr Z Hasan Qinami
Lajmet e zeza mi Kosovėn ton i ēova n’Paris e
n’ Londėr , qi t’ botohen. T ‘ lutna fort me m’ēue edhe
lajme t’jera kur t’kesh tė fala me shėndet

Midhat Frashėri
( Vazhdon pėr Jashar Erebarėn )
Epni t’ lutem kėto fjalė Zotit Jashar Erebara :
I dashur Jashar, shum t;lutem tė shkosh te librarit qė
kan libra mi Shqypnin ,sidomos ato tė shkrume prej Carl
Paė, Nopsea , Ippen, etj dhe libra arti e tė diplomacies,
prej Theologjis, Jereēekut , Soufflaj dhe u thua t’mi
ēojnė Katologėt ose me Z-tate adresat e tyre. Te listat e
librave du me thane sa perqind I shesin ma shtrenjt . Tani na kemi nevoj pėr libra dhe dua me ble ēdo far libri mi tokėn tė kombit tonė do mė jetė e dobishme, prandaj dua ma mir katologat. T’hollat dua me i ēu me post ose anė t’nji banke
Tė fala Midhat Frashėri
6 gusht 1919 Posta restante Luzane
Nga Milto Sotir Gurra 1919
Milto Sotir Gurra, lindi mė 16 maj tė vitit 1884 nė Opar dhe vdiq nė vitin 1972 nė Tiranė, ishte atdhetar, shkrimtar e publicisti, qė botoi revistat "Shkėndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi veprat: "Rrėjenjė", "Goca e malėsisė", "Kur rilindej Shqipėria", vėllimin poetik "Dėshirė", etj. Gjithashtu ai pėrktheu mjaft shkrimtarė tė mėdhenj botėrorė.
Nga Luigj Gurakuqi e pa transkrituar
Luigj Gurakuqi veprimtar i shquar i ēėshtjes kombėtare pėr pavarėsi , pėr konsolidimin e shtetit shqiptar i zgjedhur ne disa legjislatuar dhe anėtar (ministėr) nė disa qeveri qė ka patur njė bashkėpunim shumė vjeēar me Bajram CURRIN
Nė pėrpjekjet e patriotėve bien nė sy edhe synimi i evidentimit tė personaliteteve tė ēėshtjes shqiptare duket qartė emėtimi i kėsaj Kart Postale mė titullin “Albania dhe Shqipėria” dhe me figurėn e njėrit nga veprimtarėve aktiv tė lėvizjes shqiptare
Kartolinėn e dėrgon Sotir Kolea (1872-1945) i lindur nė Berat ishte leksikograf, folklorist, publicist, veprimtar i Lėvizjes Kombėtare dhe drejtor i Bibliotekės Kombėtare nė vitin 1928. Drejtoi gazetėn “L’Albanie” nė Lozanė tė Zvicrės nė vitet 1915-1919
Nė kushtet e njė emigracioni tė vėshtirė dhe tė njė veprimtarie tė pėrndjekur nga zbulimet e huaja kundėrshtare Bajram Currit i duhej tė pėrdorte edhe njė korrespondencė klandestine tė koduar. Profesor Myslim Islami sqaron se shumė kartolina qė i dėrgonte Ali Kelmdi ishin me shkronja turke, pa emėr dėrguesi (se me pseudonim), pa datė, pa vend dėrgimi dhe transkriptoheshin vetėm me gjuhėn shqipe. Nė koleksionin e gjetur janė 5 kartolina tė tilla.Kjo korrespondencė e shumėllojshme pėrbėn tashmė njė objekt studimi pėr disa fusha tė trajtimit tė dokumentacionit si transkriptues, studiues tė historisė, etj. Ėshtė kjo arsye qė familja aktuale Erebara ka mendimin qė pas 90 vjetėsh t’i japė kėtij arkivi tė vogėl vlerė kombėtare dhe shkencore duke i dorėzuar pranė Drejtorisė sė Arkivit Qendror tė Shtetit pėr trajtimin e nevojshėm e shkencor
Gazeta falenderon familjen Erebara qė zgjodhi “Tirana Observer” pėr botimin e arkivit tė rrallė

_________________
Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve: 9
Age: 60
Vendi: SHBA
Registration date: 06/09/2009

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Sat Oct 24, 2009 8:27 am

Botohet vepra e plotė e Musine Kokalarit



Dje ėshtė promovuar nė Ministrinė e Kulturės, nė dy vėllime, vepra e plotė e vajzės uragan. “Musine Kokalari; vepra”, ėshtė pėrgatitur nga studiuesi Novruz Shehu. Njė pjesė e mirė e materialeve janė pėrkthyer nga italishtja, gjuhė me tė cilėn ka shkruar nė kohėn e studimeve nė vendin fqinj. Pjesė e kėtij botimi janė njė grup poezish dhe vargjesh tė lira, shkruar mė ‘37-’38 dhe botuar nė shtypin e kohės nga gazeta “Politika”, me redaktor Andrea Varfi dhe Petro Marko. Vazhdohet mė tej me tri vėllime qė i pėrkasin letėrsisė etnografike, vitet ‘38-’44, si “Rreth vatrės”, “Siē mė thotė nėnua plakė”, “Sa u tund jeta”, pėrmes tė cilave Musineja shpėrfaq edhe njė tablo tė traditave e riteve pėrmes njė forme qė arrin lehtėsisht te lexuesi. Njė sasi e madhe hulumtimesh, kryesisht nė fushėn gjuhėsore pėr dialektin e Gjirokastrės prezantohen pėr herė tė parė, ndėrkohė qė Shehu shprehet se ka ende materiale folklorike tė mbledhura prej saj, tė cilat para se tė vdiste ia ka dorėzuar tė nipit. Ėshtė pėrkthyer nga italishtja edhe studimi i titulluar “Naim Frashėri”, tė cilin e ka mbrojtur nė vitin 1941, kur studionte pėr letėrsi para njė komisioni, nė pėrbėrje tė tė cilit kanė qenė dy personalitetet shqiptare Namik Resuli dhe Zef Skiroi. Pėrvoja e saj studentore vjen nė formė ditari, tė cilin e ka shkruar gjatė vitit tė katėrt tė studimeve. “Jeta ime universitare” (1940-1942), pėrkthyer po ashtu nga italishtja. Aty ajo flet pėr pėrjetimet e saj si studente, e po ashtu edhe pėr dashurinė e dėshtuar me njė italian. Musineja ka pasur korrespondencė me njė sėrė personalitetesh tė shquara tė asaj kohe, por ėshtė pėrzgjedhur nga dosjet nė Arkivin e Shtetit vetėm letėrkėmbimi me Aleksandėr Xhuvanin, Sotir Kolenė, Lasgush Poradecin, Mid’hat Frashėrin dhe Angelo Leotin. Pjesė e vėllimeve ėshtė edhe veprimtaria e saj si politikane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feride
Anėtar
Anėtar


Female
Numri i postimeve: 427
Age: 25
Vendi: alanese
Registration date: 13/12/2009

MesazhTitulli: Re: LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare   Sun Feb 07, 2010 2:39 pm

Rumania dhe Stambolli ishte qender strehe e rilindaseve shqiptar ku e shkruan dhe e persosen gjuhen shqipe dhe hymnin e miratuan ne Bukuresht dhe sot e perdorim ne shqiptaret ,per interesa te servilave dhe tradhetareve tane!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

LETĖRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombėtare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės