Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  ­PortalliPortalli  ­GalleryGallery  ­RegjistrohuRegjistrohu  ­IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 SI E NDIHMUAN EMIGRANTĖT SHQIPTAR NĖGREQI ĒĖSHTJEN E KOSOVES

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9059
Age: 100
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: SI E NDIHMUAN EMIGRANTĖT SHQIPTAR NĖGREQI ĒĖSHTJEN E KOSOVES   Tue Oct 21, 2008 2:03 pm

SI E NDIHMUAN EMIGRANTĖT SHQIPTAR NĖ 

GREQI ĒĖSHTJEN E KOSOVĖS

 

Shkruan: Urim Gjata * - Greqi, 21. 10. 2008



 

Kontributi i intelektualėve arvanitas pėr ēėshtjen e Kosovės

 

  Asnjėherė nuk ėshtė folur pėr ndihmėn qė ka dhėnė shoqatat e emigrantėve shqiptarė nė Greqi gjatė luftėn sė Kosovės. Atė periudhė tė vėshtirė edhe pse pa dokumenta tė rregullta emigrantėt ndihmuan ēėshtjen e Kosovės nė disa drejtime. Ata ishin shumė aktiv gjatė debateve televizive pėrballė grupeve ekstreme greke dhe serbe qė mbronin me fanatizėm pushtetin racist tė Millosheviēit. 

 

  Pra, edhe pse ishim emigrantė menduam tė jepnim ndihmėn tonė pėr tė mos mbetur indiferentė ndaj tragjedisė sonė kombėtare qė po kalonim si komb, atė periudhė tė vėshtirė. Janė tė njohura kontributet e intelektualėve arvanitas ndaj ēėshtjes sė Kosovės, veēojmė tė madhin Aristidh Kola, po ashtu emigrantėt nė Athinė nė prill 1999 mbajtėn njė protestė paqėsore nė pėrkrahje tė UĒK-sė. Por pėr ndihmėn e ish-Forumit tė Emigrantėve Shqiptarė, dega Selanik nuk ėshtė folur shumė dhe mendoj qė ka ardhur koha qė disa gjėra duhen thėnė me emėr dhe mbiemėr.

 

  Nė vitin 1998 lufta ishte ndezur ashpėr nė Kosovė. Nga tė gjitha anėt e botės ku ishin shqiptarėt kishin filluar tė ktheheshin nė Kosovė pėr tė luftuar, prandaj edhe ne si shqiptar e ndienim se duhet tė bėnim diēka. Por nuk dinim mėnyrėn se si do mundeshim tė jepnim kontributin tonė pėr ēėshtjen madhore shqiptare. 

 

  Pas masakrės sė familjes sė Jasharajve nė mars tė 1998, disa shokė tanė nisen nė prill pėr t’u takuar nė Tiranė me shefin e zyrės diplomatike tė Republikės sė Kosovės z.Iljaz Ramajli. Atje ata i shprehėn ngushėllimet pėr viktimat e luftės si dhe i shprehėn gadishmėrinė pėr tė ndihmuar. Ishte njė takim miqėsor prej rreth 40 minutash. Ndėrsa miku jonė nga Hani i Elezit, Bastri Maliqi u nis nė Tropojė pėr tė vėnė kontaktet e para me UĒK’nė. Pas kėtyre takimeve nė Shqipėri diskutuam me vėllezėrit nga Kosova, tė cilėt vinin nga Hani i Elezit, Kaēaniku, Prishtina, Shkupi pėr ndihmuar UĒK’nė, tė cilėt ishin emigrantė nė Selanik.

 

  Nga qershori i vitit 1998 disa nga shokėt tanė emigrantė ishin lidhur me njė gazetarė tė gazetės “Zėri i Kosovės”, gazetė e cila ishte e afėrt me Lėvizjen Popullore tė Kosovės qė vepronte ilegalisht. Gazeta “Zėri i Kosovės” na vinte rregullisht nė adresa tė ndryshme, ēdo herė me qėllimin qė tė mos ndiqeshim nga sigurimi serb, qė ishte shumė aktiv dhe me ndikim nė Greqi. Kėshtu ne kishim informacione tė pėrgjithshme rreth gjendjes nė Kosovė dhe UĒK’sė. 

 

  Pas shumė pėrpjekjeve nuk kishim arritur ende tė organizoheshim prandaj vendosėm tė bėnim njė takim tė pėrgjithshėm. U vendos qė mbledhja tė mbahej nė shtėpinė e familjes sė Maliqėve nė Selanik. Pra, ai takim nuk ishte thjesht njė mbledhje, por do tė diskutohej pėr mėnyrat e veprimit nė ndihmė tė UĒK’sė dhe shqiptarėve tė Kosovės. Nė mbledhje morėn pjesė shqiptar nga Shqipėria dhe Kosova, tė cilėt ishin tė gatshėm pėr tė ndihmuar me ēdo formė ēėshtjen kombėtare. Njė ndihmė tė veēantė na dha deputeti (i ndjeri) z.Azem Hajdari nė Tiranė. Ai u tregua i gatshėm pėr ēdo gjė nė ndihmė tė vėllezėrve tanė nga Kosova.

 

  Bastri Maliqi gjatė qėndrimit nė Tropojė kishte arritur lidhje tė fshehta me UĒK’nė dhe ne e pėrkrahnim pėr ēdo veprim qė do vendosej nė ndihmė tė luftės. Nė dhjetor tė 1998 themeluam degėn e Forumit nė Selanik. Kryetar u zgjodh gazetari Arben Llalla, i cili ishte nga Elbasani, ndėrsa pėr sekretar u zgjodh Shahadin Maliqi nga Kosova me qėllim qė tė tregonim bashkimin kombėtar pa dallim feje dhe krahine nga vinim. Pasi morėm edhe dokumentat origjinale nga gjykata e Athinės nisėm punėn pėr mbledhjen e fondeve nė ndihmė tė UĒK’sė, por qė kėto ndihma do tė mbeteshin sekrete. Nė fillim nėpėrmjet Shahadinit dėrguam disa aparate telefonash mobile tė cilėt ishin tė rrallė sepse punonin me bateri tė zakonshme. 

 

  Ne duhej tė bėnim edhe njė propagandė mediatike pėr tė ndryshuar sado pak opinionin nė Greqi. Vėllezėrit tanė arvanitas bėnin njė propagandė tė madhe nė tė mirė tė Kosovės. Arvanitasi i madh Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Korizos etj., anėtarė tė Lidhjes sė Arvanitasve tė Greqisė. Ēdo natė i shikonim emisione debatesh nė televizionet greke pėrballė deputetėve, gazetarėve, analistėve grekė pėr tė treguar me fakte tė vėrtetėn e asaj qė serbėt po kryenin masakra nė popullatėn e pambrojtur tė Kosovės. Studentėt shqiptar qė studionin nė Universitetet e Athinės ishin shumė aktivė nėpėr kanalet televizive greke nė mbrojtje tė ēėshtjes sė Kosovės. Disa nga kėta studentė ju prenė edhe bursat, duke lėnė studimet pėrgjysmė.

 

  Nė fillim tė muajt shkurt tė 1999 disa emigrantė shkuan edhe nė radhėt e UĒK’sė pėr tė luftuar kundra ushtrisė serbe. Ata morėn pjesė nė betejat tė Shtimjes dhe Han-Elezit. Nė prill 1999 shqiptarėt nė Athinė nė drejtimin e shoqatės “Vėllazėrimi” organizuan njė protestė tė madhe nė pėrkrahje tė UĒK’sė dhe NATO-s. Kjo ishte edhe protesta e parė qė emigrantėt shqiptar organizuan nė Greqi, pas disa vitesh emigracioni. Masa e madhe e tė ikurve nga Kosova na bėri qė tė mblidhnim urgjentisht ushqime dhe veshmbathje pėr refugjatėt. Nė fund tė muajt mars kishim mbledhur ushqime dhe veshmbathje qė shuma nė tė holla arrinte rreth 8 mijė dollarė. Kishim mbledhur edhe tė holla mbi njė mijė marka gjermane. Thirrjes sonė pėr ndihma humanitare ju pėrgjigjen pozitivisht edhe shumė qytetarė grek.

 

  Ushqimet dhe veshmbathjet u dėrguan nė zonėn e Korēės dhe tė Ersekės ku ishin vendosur tė ikurit nga lufta. Ndihmat tona ju besuan njė shoqate fetare tė Jakuvave qė vepronte nė Selanik dhe Korēė. Ndėrsa tė hollat ju besuan nė Shkup Partisė Demokratike Shqiptare me emrin ”Ndihmė nga shqiptarėt nė Selanik pėr refugjatėt qė ndodheshin atje”. Deri nė fillim tė prillit aktiviteti i Forumit qė ndihmonte UĒK’nė ishte mbajtur sekret, vetėm kur Radio Tirana dha lajmin qė kishim dėrguar ndihmat ushqimore nė Korēė, dhe kur gazetari shqiptar A. Ashiku botoi njė shkrim nė gazetėn “Gazeta e Athinės & Telerevista”, nė gjuhėn shqipe qė botohej nė Athinė, pėr ndihmat qė kishim dėrguar pėr refugjatėt. 

 

· Faksimile: Ndihma nė ushqim e veshmbathje, pėr shqiptarėt e Kosovės tė vendosur nė Shqipėri (prill 1999)

 

  Nė shtator tė vitit 1999 nė Selanik morėm pjesė nė Festivalin Antiracist qė organizohej nga shoqatat greke dhe tė emigrantėve tė ndryshėm qė punonin nė Greqi. Forumi i Emigrantėve Shqiptar-dega Selanik me kryetar z.Arben Llalla bashkė me shoqatėn e Shqiptarėt e Selanikut e drejtuar nga znj.Mimoza Dako, bėnė njė paraqitje dinjitoze tė vlerave tona kombėtare nė kėtė Festival. Ku paraqitja e tendės shqiptare u vlerėsuar si mė e mira nga organizatorėt. Pa ndihmėn materiale dhe morale tė shqiptarėve nga Kosova nuk do tė mundeshim tė merrni pjesė nė kėtė aktivitet. 

 

  Njė ndihmė tė madhe dha familja patriote nga Nėntė Jugoviēi i Prishtinės e Dalip Gubetinit e ardhur nė Pogradec. Kjo familje djemtė e saj i kishte nė UĒK. Valdete Gubetinin tė cilėt e thėrrisnin Shote tė gjithė ishte njė vajzė heroine qė u bė nėna e gjithė fėmijėve qė ishin pa prindėr, tė pėrzėnė nga shtėpitė e tyre. Shumė prej kėtyre fėmijėve prindėrit i kishin nė UĒK dhe nuk u kthyen mė. Ata ranė nė vijėn e parė tė frontit pėr lirinė e Kosovės martire.

 

Lobim pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nė Greqi

 

  Pas hyrjes sė forcave tė NATO-s emigrantėt shqiptar nė Greqi tė udhėhequra nga shoqatat e tyre qė tashmė ishin grupuar nė Lidhje e Shoqatave tė Shqiptarėve nė Greqi, filluan lobimin me politikanėt grekė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga Greqia. Kryetari i Lidhjes z.Rudi Mezini bashkė me shumė intelektualė tė tjerė organizuan takime me forcat politike greke tė majta dhe tė djathta pėr tė arritur qėllimin e Kosovės. Kėto takime mbėshteteshin edhe nga degėt e partive politike shqiptare qė funksiononin nė Greqi si PD dhe PS. Ēėshtja e Kosovės kishte bashkuar edhe kėtė herė tė gjithė emigrantėt shqiptar nė Greqi pa dallim feje dhe bindje politike. Pėrfaqėsuesit e degėve tė partive politike PD dhe PS zhvilluan disa takime edhe me diplomatė tė huaj nė Athinė dhe Selanik ku i kanė Selitė e tyre.

 

  Ditė e diel, mė 27 janar 2008 sheshi i OMONIA-s nė Athinė gumėzhinte nga kėngėt dhe vallet shqiptare. Lidhja e Shoqatave tė Shqiptare organizojė miting nė pėrkrahje tė pavarėsisė sė Kosovės. Muzika qė shoqėronte zėrat tė embėl tė kėngėtarėve emigrantė, ēlirohet bashkėrisht me oksigjenin e zėmrave tė pėrmalluara atdhetare tė emigrantėve shqiptarė, qė mblidhen nė sheshin qėndror tė Athinės, dhe mbushėn gjithė hapėsirėn e Omonias.

 

  Kalimtarėt e shumtė grekė habiteshin qė sheshi i Omonia-s zgjohet nga kėnga shqiptare kushtuar Kosovės, ku nė duart e emigrantėve lartėsohet edhe flamuri kuq e zi i Shqiptarėve. Njė pėlhurė e bardhė vesh ballin e valltarėve tė rreshtit tė parė tė valles tė tė gjithėve. Gėrma tė mėdha, nė ngjyrėn e kuqe shkruajnė RROFTĖ PAVARĖSIA E KOSOVĖS.

 

  Tė gjithė marrim Vallen e Madhe tė shqipes, tė kapur dorė pėr dore festojmė tė bashkuar nė sheshin qendrorė tė Athinės. Me ne u bashkuan edhe shumė miq e shokė grek. Njerėzit qė na kanė mbeshtetur gjithnjė nė aktivitetet tona. Nė kėtė aktivitet treguam bashkimin, krenarinė tonė kombėtare, duke u lenė tė tjerėve kuptimin e fjalės: Ja, ne shqiptarėt, gėzohemi duke festuar, duke kėnduar, duke hedhė Vallen e Madhe tė shqiptarizmit. Jemi dhe do tė jemi SHQIPTARĖ. 

 

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve: 40
Age: 30
Vendi: Athine (Greqi)
Registration date: 13/01/2009

MesazhTitulli: Re: SI E NDIHMUAN EMIGRANTĖT SHQIPTAR NĖGREQI ĒĖSHTJEN E KOSOVES   Mon Mar 02, 2009 2:19 pm

KUSH PO NA VRET ? PERSE NA VRASIN ? ΝDAL GJUETISE SE SHTRIGAVE NDAJ EMIGRANTEVE SHQIPTARE NE GREQI! “ RACIZEM„ APO SHOVINIZEM ?


«NE SISTEMIN KAPITALIST FAJTORET E VERTET, KRIMINELET E VERTETE, ATA, QE NA
VRASIN, NUK DENOHEN! PERKUNDRAZI!ATAPUSHTETIN,EKONOMIN,«DREJTESINE»
SHTYPIN E RTV,POLICINE,KLERIN FETAR,USHTRINE,GJITHĒKA, QE IU DUHET PER SUNDIMIN
E TYRE GJAKATAR! PRANDAJ NE DUHET TE ORGANIZOHEMI,TE REZISTOJME E TE LUFTOJME
PER TA PERMBYSUR KETE SISTEM TE KRIMIT E TE PADREJTESISE, ANDIPOPULLOR DHE
ANDIDEMOKRATIK! RRUGE TJETER NUK KA!»
KUSH PO NA VRET ? PERSE NA VRASIN ?ΝDAL GJUETISE SE SHTRIGAVE NDAJ EMIGRANTEVE
SHQIPTARE NE GREQI!RACIZEM„
APO
SHOVINIZEM ?
Qė nė orėt e para,kur erdhėn nė Greqi ,emigrantėt shqiptarė janė pėrballuar
me njė DISKRIMINIM tė egėr tė institucjoneve dhe tė autoriteteve shtetėrore greke.I shumėfishuar nga medja,pėr qellime tė
qarta politike.Ky qėndrim shtetėror prodhonte dhe vazhdon te prodhojė edhe
sot,armiqsi e megallomani ndaj shqiptarėve. Kėtu duhet kėrkuar autoresia e asaj,qė tashmė ka hyrė nė histori,si tragjedia e madhe e emigrantėve shqiptarė nė Greqi. Nga moria e pafund e krimeve tė pėsuara nga ne,po veēojmė vetėm disa fakte,tė njohura e tė trajtuara edhe nga medja greke: - 1998-2002 -Gjatė katėr vjetėve,nga jetimorja “AGJIA VARVARA„zhduken me llim trafikimi 502 mijė shqiptarė.KRIM I RBINDSHEM!qeveria greke nuk e vė “ujin nė zjarr„ pėr tė gjetur dhe ndeshkuar fajtorėt.Njė komisjon i ngritur nga OKB pėr kėtė problem,
bėn fajtor shtetin grek.Por edhe ky komisjon nuk e ēon ēėshtjen deri nė
fund.Shteti shqiptar,qeveria shqiptare,partitė politike nė shqipėri nuk
pipetijne!? -2000-2003-Vetėm sektorin e ndėrtimit,gjatė saj perjudhe vriten 610 puntorė,nga cilėt 90٪, domethėrreth 550 janė emigrantė shqiptarė.
Asnjė sipėrmarrės nuk u ndeshkua sipas “ligjit„,asnje familje e tė vrarėve nuk u dėmshpėrblye! Mbi 2000veta mendohet se ėshtė numri i tė aksidentuarėve nė punė,sepse mungojnė masat e sigurimit teknik,njė pjesė e tyre sorollaten me vite nė katakombet e (pa)drejtėsisė greke, disa lypin nėpėr rrugė,tė tjerė dergjen tė pashpresė nė kurrizė tė familjeve tė tyre tė varfėra.Askush nuk i ndihmon,ndėrsa ligji...ligji nuk vepron kundėr sipėrmarėsve fajtorė. – ME QINDRA janė tė zhdukurit pa gjurmė
dhe tė vrarėt pa faj nga policia apo individė me frymėzime fashiste e shoviniste,qė prodhon pėrditė politika e qaeqeve reaksionare greke. Asnje vrasės nuk ėshtė dėnuar!!! - Brėnda pak muajve nė internet zbulohen dy video.nė njėrėn prej tyre,ushtarė grekė nė stėrvitje kėndojnė me “entusiazėm„:“I shikoni ata?janė shqiptarė.me zorrėt e tyre do jmė litarė„!!??
KY NUK ĖSHTĖ RACIZĖM,POR FASHIZĖM E SHOVINIZĖM I GJALLĖ.
I frymėzuar nga politika zyrtare greke.Spse ushtria nuk ėshtė njė
instiucjon privat,apo jo? Sigurisht,qeveria greke pret tė hajė
kukurec me zorrėt tona. Historia dėshmon se kėtyre lloj orekseve te urryera u ėshtė dhėnė gjithnje pėrgjigja e merituar.Nė videokasetėn e dytė ēfaqen policė grekė,duke detyruar dy tė rinj tė burgosur shqiptarė tė godasin njeri-tjetrin me shkop.Dhe kur ata nuk e bėjnė mirė kėtė punė,vėrsulen policėt grek ĒNJĖRZORE! FYERJE DERI NĖ PALCĖ! Meqėnse ky fakt u publikua nga medja e huaj,si psh angleze,qeveria greke detyrohet tė “marr masa„ disa ditė mė pas.Policėt grek vrasin njė tjetėr djalosh shqiptar. Qeveria greke paskesh marr vėrtet masa tė mira...! Krimet e mėsipėrme,si edhe shumė tė tjera, dėshmojnė jo pėr racizėm, por pėr njė SHOVINIZĖM tė egėr. Shovinizmi andishqiptar edhe pse barbar,primitiv e i neveritshėm. Mbahet gjallė e ushtrohet nga klasa sunduese Greke pėr shumė arsye,nga tė cilat veēojmė: Mjet presioni ndaj vendit tonė pėr gllabėrime territoriale dhe sidomos pėr depėrtimin sa mė thellė atje tė kapitalit grek. –Mjet presioni ndaj emigrantėve shqiptarė,pėr ti mbajtur ata nėn kėrcėnim e frikė pėr uljen e vlerės sė ditės sė punės,duke nxjerrė pėrfitime
tė majme. –largon vėmėndjen e opinjonit tė thjeshtė grek nga kriza e rėndė ekonomike, qė e ka mbėrthyer vendin. Helmon mardhėnjet,miqesore ndėr shekuj,tė popullit grek me popullin shqiptar, pėr tė vjelė pėrfitime kolosale nga zjarri i armiqsisė midis popujve tanė.
Kjo,sigurisht,nė pėrputhje dhe me skenarėt ogurzinj qė kurdisin fuqit e mėdha. Pėr ne,emigrantėt shqiptarė,kėto qėndrime
tė mykura janė shumė tė qarta. Ndaj ngrihet i fuqishėm,deri nė kupė tė
qellit,zėri ynė i protestės: NDAL “GJUETISE SE SHTRIGAVE„SHOVINISTE NDAJ EMIGRANTEVE SHQIPTARE! ME POPULLIN DHE PUNTORET GREKE JEMI VELLZER. KEMI TE NJEJTEN DHIMBJE,TE NJEJTEN ASPIRAT,TE NJEJTEN LUFTE! POSHTE FASHIZMI, SHOVINIZMI, RACIZMI! RROFTE
MIQESIA MIDIS POPUJVE TANE
!


BASHKIMI I EMIGRANTEVE SHQIPTARE
«PUNA»


6.7.2007 ATHINE
e-mail: melsen.com@hotmail
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

SI E NDIHMUAN EMIGRANTĖT SHQIPTAR NĖGREQI ĒĖSHTJEN E KOSOVES

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Emigracioni-